INTERVISTA/ Nishani: Shqetësuese marrja e kompetencave të mia nga qeveria, shpresoj që Kuvendi ta pengojë

8 Prill 2014, 15:28Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar si shqetësuese marrjen e disa kompetencave të tij nga qeveria. Duke folur në një intervistë për TV Klan, Nishani thotë se shpreson që Kuvendi ta ndalojë këtë nismë të qeverisë.

Zoti President, dje opinioni publik përmes shtypit dhe medias është njohur me një iniciativë të re ligjore nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes përsa i përket ndryshimit të ligjit “Për komandimin dhe drejtimin strategjik të Forcave të Armatosura”. Pra, ndryshime ligjore që prekin, le të themi, dhe funksionin tuaj, funksionin e Presidentit si Komandant i Përgjithshëm Forcave të Armatosura. Në radhë të parë, doja një koment të përgjithshëm tuajin, një vlerësim të përgjithshëm mbi këtë iniciativë me të cilën ne jemi njohur vetëm dje, por edhe Ju si President i Republikës jeni njohur përpara disa ditësh, në mos gaboj.

Kjo është e vërteta e parë, e hidhur, që edhe unë si President i Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, jam njohur vetëm para pak ditësh me hartimin e një projekt-ligji të ri për strukturën dhe zinxhirin komandues dhe pushteteve të komandimit të Forcave të Armatosura, një ligj i cili në fakt përfshin autoritetin, detyrat dhe kompetencat e disa pushteteve të komandimit në Forcat e Armatosura: të Kuvendit, të Presidentit dhe të Qeverisë. Hartimi i një projekt-ligji të ri pa asnjë lloj argumenti që përse duhet që, një vend, i cili tashmë është anëtarësuar në NATO me ligjin ekzistues, të ketë nevojë për të ndryshuar dhe hartuar një ligj të ri të pushteteve komanduese në Forcat e Armatosura, pa përfshirë në këtë hartim, në këtë proces asnjë ekspert apo përfaqësues të Institucionit të Presidentit të Republikës, kompetencat e të cilit ishin në ndryshim dhe në diskutim. Shqetësues është fakti se përmes këtij projekt-ligji ndërhyhet në ato kompetenca dhe të drejta kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura duke i hequr të drejtën e emërimit dhe lirimit nga detyra të ushtarakëve të lartë me gradën e gjeneralit, këputet zinxhiri i hierarkisë komanduese në kohë paqeje, çka krijon një shqetësim serioz në tërë strukturën dhe zinxhirin komandues të Forcave të Armatosura më pas. Ky projekt-ligj bën një çbalancim të harmonisë kushtetuese të pushteteve të komandimit të Forcave të Armatosura, pra të Parlamentit, të Presidentit dhe të Qeverisë, çka demonton një standard të detyrueshëm për një vend anëtar të NATO-s, siç është dhe Shqipëria. Ajo që është më shqetësuesja ka të bëjë me faktin e heqjes së kompetencës së Presidentit të Republikës të miratimit të Planit të Përhapjes të Forcave të Armatosura dhe për më tepër dhënies së kësaj kompetence Kryeministrit të vendit, çka çbëhet monitorimi dhe kontrolli i menaxhimit të pronave të ushtrisë, një cikël i cili tashmë me projekt-ligjin e ri mbyllet brenda qeverisë; Ministër-Kryeministër. Këto shqetësime vijnë në një moment kur Shqipëria ka arritur rezultate të rëndësishëm dhe mbyllje të cikleve të rëndësishëm të integrimit në strukturën euro-atlantike, në Aleancën e NATO-s; në një moment kur Shqipëria ka filluar të zërë një vend serioz midis aleatëve në kontributet e saj. Unë jam i bindur dhe shpresoj që Kuvendi i Shqipërisë nuk do ta pranoj një ndërmarrje të tillë, një iniciativë të tillë ligjore pasi në rast se ndodh do të jetë një hap i madh prapa përsa u takon standardeve që duhet të ketë një vend anëtar i NATO-s, siç është Shqipëria.

Zoti President, në përgjigjen që Institucioni i Presidencës i drejtonte Ministrisë së Mbrojtjes kishte shprehur shqetësimin e mungesës e një eksperti në hartimin e këtij drafti. Tashmë që ai draft ekziston, është real dhe me shumë gjasa mund të shkojë dhe në Kuvend, cila është kërkesa Juaj? Është një apel për Parlamentin për të mos e votuar, për të mos e miratuar apo do të kërkoni që ky projekt-ligj të ndryshohet?

Edhe vetë procedura, madje edhe përtej etikës normale të komunikimit, adresuar Presidentit të Republikës për të dhënë mendime ndaj një projekt-ligji është një provokim tjetër ndaj kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës. Kushtetuta e ka paraparë Presidentin e Republikës si mekanizmin e fundit të garantimit të kushtetutshmërisë të një akti ligjor siç është ligji që kalon në Kuvend dhe Presidentit i është rezervuar e drejta e dekretit të këtij ligji të miratuar madje në Kuvend ose të konsiderimit të tij si antikushtetues dhe kthimit mbrapsht për rishqyrtim nga Kuvendi. Nëse Presidenti do të angazhohej në dhënien e mendimit të tij gjatë kohës të diskutimit të një projekt-ligji automatikisht është çbërë e drejta e tij kushtetuese për të dekretuar një akt ligjor të miratuar nga Kuvendi. Do të kishte qenë mjaft korrekte dhe madje dhe detyruese që Ministria e Mbrojtjes të kishte vënë në dijeni më parë Institucionin e Presidentit të Republikës për nevojën e ndryshimit të ligjit dhe bërjes së një ligji të ri, të kërkesës për të përfshirë në hartimin e këtij projekti specialistë nga Institucioni i Presidentit të Republikës, sepse bëhet fjalë për kompetencat e Presidentit si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe natyrisht më pas diskutimet, besoj që, do të kishin qenë konkluduese në panevojshmërinë e bërjes së një ligji të ri për më tepër e heqjes së kompetencave të Presidentit të Republikës. Ndaj, unë shpresoj edhe një herë tek qëndrimi që do të mbajë Kuvendi i Shqipërisë për të mos e pranuar çbërjen e standardeve të tilla që Shqipëria i ka fituar në proces e sipër në udhën e saj të përgatitjes për t’u bërë një vend anëtar i NATO-s, siç është sot me meritë.

Ne tashmë kemi 5 vjet në NATO. A është shprehur ndonjëherë nevoja për ndryshime në këtë ligj? A ka pasur, në diskutimet që ju keni zhvilluar me pjesëtarë të tjerë, nevojë për ndryshimet në këtë ligj?

Në gjykimin tim është tërësisht e panevojshme ndërmarrja e një hapi të tillë, bërja e një ligji të ri për pushtetet komanduese të Forcave të Armatosura jo vetëm për çka ky ligj aktual përfaqëson në standardet e tij, por dhe në procesin në të cilin ka ecur asnjëherë nuk ka pasur nga partnerët tanë, aleatët tanë shqetësime apo kërkesa për të ndërhyrë në legjislacionin përkatës, por besoj që kjo iniciativë e njëanshme, e paargumentuar, e pabazuar dhe që bie ndesh me parashikimet kushtetuese të Qeverisë është krejtësisht e panevojshme.

Zoti President, nëse ky do të bëhet fakt, ju ngrini shqetësimin edhe tek partnerët ndërkombëtarë për këtë çështje?

Natyrisht që angazhimi im do të jetë në proces, në vijimësi me të gjithë aktorët e interesuar, me të gjithë faktorët e tjerë duke nisur me Kuvendin e Shqipërisë, me vendet aleatë, me partnerët e Shqipërisë në NATO, duke nisur me të gjithë instrumentet e tjerë që parasheh Kushtetuta dhe ligji në Shqipëri.

Në opinionin publik diskutohet shpesh për një marrëdhënie, le të themi, jo të mirë të Institucionit të Presidentit dhe Këshillit të Ministrave. A është ky një tjetër hap që shton këtë lloj përplasjeje midis institucioneve të pavarura në vend?

Në asnjë rast nuk kam pasur dhe nuk do të ketë ndonjë nisje të Presidentit për t’u përplasur me Qeverinë. Përkundrazi, e kam konsideruar si një përgjegjësi dhe jo vetëm detyrë institucionale, por dhe qytetare, morale për të ofruar të gjithë inkurajimin dhe mbështetjen për punën e Qeverisë e cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, në shërbim të shoqërisë, në shërbim të shtetit. Por, po aq i detyruar dhe pjesë e përgjegjësisë është dhe reagimi dhe frenimi i çdo tentative që vjen nga Qeveria apo nga aktorë të tjerë të cilët kërkojnë të bëjnë çbalancime të tilla të pushteteve dhe deformime të mekanizmave të shtetit ligjor dhe të demokracisë funksionuese në Shqipëri.

38 komente në “INTERVISTA/ Nishani: Shqetësuese marrja e kompetencave të mia nga qeveria, shpresoj që Kuvendi ta pengojë”

  1. fieraku4u says:

    AHHH JARI JARI ME MUSTAQE, TI JE NJE NJERI I PASKRUPULLT. KAQ ESHTE PAK QE KAN BERE, DUHET TE HEQIN FARE SI PRESIDENT.

    JE DHJESHT NJE DORDOLEC ORDINER…

    1. feniks says:

      Hiqjani kompetencat ketij PLEHRE te Berishes se na e QELBI SHQIPERINE!!!
      Pas kesaj te shkarkohet dhe te shkoje ne GJYQ per shkeljet qe ka bere!!!

    2. Karagjozi i informuar says:

      Shihet qe ne foto biblioteka e nje gomari qe nuk ka lexuar kurre ne jeten e tij. Debili i Republikes na qenka preokupuar. Po ai duhet hequr fare qe aty.

    3. Erlind says:

      Ky JARI jo vetem qe sduhet te kryeje me keto funksione po duhet te hiqet fare nga ai post. Presidenti duhet te jete nje personazh i ndritur e jo nje kukull Barbie. Komanduar nga njerez qe i kane duart te luera me gjak.

    4. Ilir says:

      Ne fakt Ministria e Mbrojtjes drejtohet nga Kryeministri si cdo ministri tjeter. Nese eshte keshtu perse duhet qe gjeneralet ti emeroje presidenti. Kryeministri duhet te bjere dakord me gjeneralet per mbrojtjen e vendit. Presidenti nuk mund te drejtoje nje lufte sepse nuk e ka aftesine qe te beje nje gje te tille. Ai eshte thjesht nje figure qe do te miratoje apo jo emerimet e Kryeministrit Une nuk shikoj ndonje heqje te te drejtave te Presidentit. Ne fund te funsit drafti i ri propozon qe do te jete Presidenti qe do te miratoje emerimet. Prandaj nuk ka asgjee pervec faktit qe Kryeministri vjen me propozimet dhe jo Presidenti dhe ky i fundit vendos ti miratoje apo jo. Por si gjithmone Nishani po vepron si politikan i PD-se ne cdo veprim qe bene. Ka shpallur lufte kunder mazhorances.

    5. neda says:

      Nje president i zgjedhur nga parlamenti duhet te kete te drejta shume te kufizuara, ai duhet te jete thjeshte nje president formal, nje president qe nuk e ka zgjedhur populli nuk ka pse te tallet me nje popull te tere.Atij jo vetem duhet t’i kufizohen te drejtat ne maksimum, si i vetmi president antishqiptar qe ka pare historia shqiptare, por ai duhet shkarkuar.Populli votoi ne 23 qershor per ta hequr nga presidenca, sepe po qendron kokefort para shqiptareve si ish presidenti i Ukraines para revoltave te popullit te ukraines.Eshte nje president qe populli nuk e do.

  2. olta says:

    Pse mo Jari??? Te duket vetja president????

    Duket qarte se je nje vegel e Saliut, asgje me teper!

  3. Mark says:

    Ik ore kapterr. Ne asnje vend te botes nuk ndoll qe nje kapterr te behet apo te jete komondant i forcave te armatosura. Absurde.

  4. A.J.Vlora says:

    Shko ore koqe.

  5. ivani imadh says:

    o sa keq i jane mare kopetencat sakatit skandal i madh.Po kur ke patur kopetenca ti mor i lene ato i ka patur bajraktarit jot idiot Berisha, ti vetem ke zbatuar urdherat e tij o i vrare .Qe te te mbetet pak bureri prej sejmeni kerkoi leje bajraktarit dhe bej dorheqen se sje per ate pune ti.Te pakten te mos kesh turp te shekosh ne sy njerzit e tu pa ne ta kemi vene vizen me kohe si i pa afte menderisht e fizikisht.

  6. moisiu says:

    Po Saliut cfare i frenove zoti President ? Asgje,keto kopetenca i takojne K/Ministrit qe u zgjodhe nga i gjithe populli dhe jo ty qe u zgjodhe vetem nga P.D.Tani dashke bashkepunim ,dhe kete e kerkon vetem formalisht ,se dhe po te duash ,nuk te le saliu se je vegel i tij !Mire eshte te ti heqin dhe disa kopetenca te tjera se nuk e ke luajtur ndonjehere rolin qe te takon.

  7. Xxx says:

    O jari jari po’ te vjen dita dhe ty o plehere…

  8. BARDI says:

    KUR PRESIDENTI NUK LUAN ROLIN E TIJE SI PERFAQESUES I UNITETIT TE KOMBITDHE PER CDO NISME TE QEVERIS DEL KUNDRA,SEPSE ZBATON POROSIN E PADRONIT JE I DETYRUAR QE TJA HEQESH GJITHE KOPETENCAT DHE TA LESHE TE DREDHE MUSTAQET.SI SE KUPTON MOR I URUAR QE PO HYNE NE HISTORI SI NJE BYTHE LEPIRES I SALI TE CMENDURIT QE NA KA SJELLE NE NJE GJENDJE TE VAJTUESHME DHE TI VAZHDON TI SJELLESH DEME TE PA LLOGARITESHME SHQIPRIS DHE POPULLIT TEND.TI PO TE KESHE DY PARA MEND DUHET MENJEHER TE JAPESH DORHEQJEN AQ ME TEPER QE KE NJE ARSYE MADHORE SHENDETSORE.
    BARDI

  9. niazi says:

    Jm plotesisht dakord me komentuesit.Une nuk kuptoj nje gje ketu A e di ky zotriu ketu qe eshte emeruar president…QEKJO QEVERI ESHTE VOTUAR NGA POPULLI PER TE NDRYSHUAR CDO GJE QE KA LENE GJURME NGA ANARSHIA QE KA MBJELLE KUDO QEVERIA E PD….PO C;KUPTIM DO TE KISHTE TE NDODHTE E KUNDERTA MORE QYRYK…PRESIDENT,,,,ME KETE DREJTESI APO SHIK APO EKONOMI….PSE GAZETARI I KLANIT NUK I DREJTON JARIT PYETJE TE TILLA….;

  10. bakja says:

    pasroheni mutin qe jete paster shqiperia

  11. Drita kunder erresires says:

    Pse kishe kompetenca ti? Une tani po e degjoj kete per here pare.

    Kompetencat e tua i ka Berisha o qyq!

    Dhe mos dil e bej deklarata te tilla se do zemerosh Berishen. Do te te thote “ku i gjete kompetencat ti? Ato jane te miat!”

    Dhe pastaj asparulla “bujari ju degjon” nuk do te te pije me uje.

  12. Kruja says:

    e vuri Pdja gomarin president. asgje nuk I lexoj ketij gomari. dihet pellitja e tij. lexo vetem fjalen e pare qe thote ne cdo pergjigje retorike si mesus I “edukates morale”

    pfff vun gomarin president

  13. anna says:

    sa kohe te jete jari ne ate kolltuk duhet bere nje ndryshim ne kushtetute: te mos quhet Presidenti i republikes por Dordoleci i republikes.
    ky eshte legen me gjithe lecka, me i ndyre se saliu se s’ka pike personaliteti

  14. futja kot says:

    kur ishe ne parlamnet dhe votove ndryshimet kushtetuese per zgjedhjen e presidentit me 71 vota pse nuk e pyetet Presidentin ose te pakten pse nuk e kerkova ta pysnin, apo te interesonte.

    -Po per aktin normativ te largimit nga banesat e ish pronarve te 3500 familjeve te cilat ishin strehuar aty pasi ju ishin thene se jane shtepi shteti, pse nuk votova kundra, ne nje kohe qe pas kesaj ato familje jetuan dhe vdiqen ne lulishte.nuk kiwshte as urgjence dhe as kohe lufte.
    Keto jane veprime jo korekte

  15. labi says:

    BUJAR ne popull dhe diplomacin boterore ti nuk je as president dhe as komandant i pergjitheshem qe me mburrje po e perserit shume.Ti je thjesht nje sherbetor i partis demokratike qe me kete sjelleje te pa skrupullt tenden do te sabotosh qeverrin dhe neser te dalesh ne krye te PD.Qit larg Bujor po mos harro se nuk je komandant baterie,po komandant toge kembsorie qe arme ka karabinen me qitje 500-800 ml.dhe fatkeqesisht je edhe i semur.Mos e harro kete.President edhe mund ta kryej detyren nje i semur si ju po komandant ushtrie jo,aqe me shume per kohe lufte si eshte ne fakt presidenti.Mos e permend me funksjonin e komandantit te pergjitheshem se edhe Obama,Putini,etj qe kane ushtrit me te medha ne bote nuk mburren.Jo ti qe ne fakt ske as ushtri se ti me pd e saliun e shkaterruat.Prandaj bejne mire qe ti kufizojne kopetencat.Ne se do te lesh gjurme ne ate funksjon merru me drejtesin se nje dite do gjykohesh edhe juridikisht se po e saboton me dashje dhe populli po e peson.Per ushtrin populli nuk shqetesohet shume se deri tani ushtri ska.Kur ta krijojme ja gjejm edhe komandantin.Gjeneralet e ushtaret e partise demokratike dhe banda e hajduteve me ish ministrin Imami do ikin dhe do japin llogari.

  16. gjino says:

    Ik more sharlatan c’fare kompetencash kerkon ti more vegel e saliut…Y sikterr dhe mjere ai vend qe te mban ende ty per president”’ shko merr edhe nje here kallashin tek shkolla e bashkuar te mbrosh kesaj radhe xhaxhin sali

  17. ari says:

    ju ka mesuar enveri si lopet te shkoni pas tije.derri rama kerkone ter pushtetin per vete si enveri-kur ja merre presidentit merreni me mende se sa vleni ju kokepalaret dhe bythelepiresit e rucit,dokles e gjinushit.si nuk u mbushet mende o gomere.po qfare nene lope ju ka rilindur ju futui ne bire te peles e rilindet gomere APO dulet nga wc e bllokut ku nuk dihet se kush kujte ja bente babi APO i biri grua.rama ka filluar te ja kaloi kim il jungut.

  18. Deti says:

    Vetem fakti qe ky palo President mbeti duke u qare e qurravitur,deshmon me se miri per faktin se sa i politizuar eshte dhe sa te drejte ka “mazhoranca e madhe” per ndryshimet e propozuara.Mire do te ishte te bente shpejt edhe ndryshimet ne Kushtetute per zgjedhjen e Presidentit nga populli.Mjaft me presidente te emruar !

  19. kompasi says:

    Nuk e kuptoj mor rrot jari se pse nuk u shqetesove per devijimin nga plani i perhapjes se godines se shqupit dhe cuditerisht tani shqetesohesh per pronat e ushtrise.Duhet te ti heqin sa me shpejt kompetencat e teperta sepse ti nuk je sipas kushtetutes president mbi palet por je vec nje pupac ne preher te saliut.

  20. tarrasi says:

    xhaxhi edvin esht komunist por harron qe tani jemi ne demokraci dhe len kot si kone bashk me sajmir mut tahirin

  21. vjosa says:

    Nuk ka pse e ofendoni zoterine, Mund tia thoni shkurt e qarte qe ne se ke nder deje sadopak gjak shqiptari Largoju, kerko doreheqjen, boll i sherbeve padrejteissht komandantit tend, se fjala kushtetute ne ligjerimin Tuaj eshte nje tallje e hapur, Je personi me pushtet me i vonuari ne cdo reforme, ke krijuar shtet parale dhe na kundervihesh te gjitheve ne… Mire ne popullin 1 milionesh qe nuk deshiron e nuk ke deshire ta degjosh, por te paktemn gruaja Juaj qe duket zonje duhet te te kete thene … Jaro, lere kete pune, hajde te ikim… boll e degjove ate te mallkuarin e botes

  22. Fillim says:

    Presidenti i kishte te gjitha mundesite te qendronte mbi palet dhe te vazhdonte traditen shembullore te performances si President nga Moisiu dhe e vazhdoje jo ne te njejtin nivel por per tu lavderuar dhe President Topi. Ndresa Bujari ashtu sic u emrua nga Berisha me nje djallezi te pashoqe, pa asnje merite dhe me deficenca te medha per kete pozicion, ashtu dhe vete ose sipas shkolles Berishiane pa filluar pune qeveria e re e votuar nga nje milion shqiptare, filloje te tregoje kundershtimet eveta duke mbledhur celulen e PD qe kishte emruar kryehajduti dhe kryespiuni e ….. Sali Berisha ne krye te institucioneve te shtetit dhe ato te ashtuquajtura te pavarura. Bujari, po i them keshtu se me qendrimet e veta me shume se 70% e shqiptareve nuk e vleresojne per president nga qendrimet dhe sjelljet e tij, nuk ka asnje sukses ne institucionet qe drejton dhe emron sipas ligjit. Drejtesia shqiptare eshte nje turp qe pasojat po i vuajne shqiptaret te pakten prej 15 viteve dhe tani qe gjithe institucionet nderkombetare kerkojne reformim, Bujari pretendon se drejtesia eshte ne rregull dhe ai pretendon se eshte institucional me Fatmira Hajdarin, Besen e 21 Janarit, Gogon, Shefkijen dhe ca injorante qe kane mbushur gjykatat dhe prokurorite.
    Jo Bujari nuk eshte president, le te rrije si kukull dhe nese eshte e nevojshme qeveria votat i ka dhe ti ndryshoje ligjet, shqiptaret nuk munde te presin me Berishen pasi te vetmin halle ka te mbroje pasurine e familjes dhe pushtetin e tij ne PD.
    Kurre me kjo lloj marke njerezish nuk duhet te vije ne pushtet. Vetem shihni sa e varfer ka mbetyr shqiperia, si i shiten gjithe pasurite e ketij vendi per veten dhe si Berisha i perdori taksat tona….Mjafte me me keta hajdute, besoj tek Rama ne Qeveri. Pak ngadale por deri tani po punon si nje intelektual i klasit pare. Urime qeverise.

  23. Treviso says:

    Nuk e kuptoj se çfar pret me? A mos pret qe te respektoje populli me ato vendime famoze qe ke marre? Mjere, mjere , mjere ate popull çfar e ka gjetur, me nje president si Bujar Nishani.

  24. alma says:

    Shume mire ta bene se nuk doje te ishte ne krah te popullit por mbaje anen e Sales prandaj nuk je dhe nuk do te jeshe i respektuar nga populli dhe bejne mire qe ti heqin te gjitha kopetencat dhe le te vendose kuvendi per gjithcka se ti je thjeshte nje kapter nuk je presindent per te perfaqsuar popullin.

  25. Kruja says:

    Jari jep doreheqien o gomar, harrova gomari ngul kembe sic e ka zakon te vjeter.

    O jari gamor ti gamor kush t’vuni
    Sot a neser Valon druni

  26. andi says:

    ti ore cyryk duro deri ne qershor sa te heqin fare cfar kopetencash kerkon o kelyshi i shpellarit

  27. kris says:

    A eshte esell ky?

  28. ismeti says:

    ti je president i turpit

  29. Nastradini says:

    Më pëlqen sfondi në fotografi. “Dekoracioni” me libra të kuq, si “Veprat” e Enver Hoxhës…Ato duhet të jenë “veprat” e Saliut…

  30. safet pelevreku qafepalari mjeker qeni says:

    O jario qen i zgjebosur o kapter hajdut,i bie gruas apo ja punojne te tjeret,se ty as vegla nuk te punon,ik zhduke nga presidenca o kelyshi i qenit serb sali malokut.o jari tu befte djali thithesi me i madh gay dhe vajza te punofte tek zog i zi ne peskara.

  31. Kendveshtrim tjeter says:

    Nga momenti kur Presidenti nuk respektohet nga maxhoranca parlamentare duhet te jap dorheqjen,eshte perfaqsues i opozites,ne kundershtim me Kushtetuten !

  32. E verteta says:

    Shume lexova dhe shume shkurte dua te them se:
    Bujar Nishani se te ka mbetur sado pak tru,dinjitet,karakter etj.kerkoje dorheqe Sali Berishes te pa revokushme dhe mund te fitoshe pak simpati kur te behesh si une dhe te pakten te te thone mirmengjez se vjen nje moshe dhe e ka te domozdoshme edhe nje mirmengjez.
    Lere qeverine,lere Ramen se eshte itelektual o Bujar dhe ka vizion se ka ardhe koha qe gjerat te ndryshojne se ne nuk do rrime akoma me shurratore ne mes te Tiranes siç ne beri shpellari jote dhe ti zotrote.Ik tani Bujar dhe shiko familjen leri kopetencat ndonje tjetri qe di ti perdore dhe zbatoje per te miren e popullit,dhe mos e perserit shume here kete shprehje se behesh me qesharak,se populli nuk te njeh fare per president perveç Sali Berishes qe te ka vene,se edhe ne PD shume pak ta varin veç se tallen.

  33. Tomi says:

    spo ti marrin ty mor gjytrym, po ja marrin Mbretit te
    Kaosit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje