Rasti Gërveni dhe një tymnajë shqiptare; institucionet zyrtare kanë fare pak kujtesë. Sapo ndërhyn politika, edhe ushtarakët bëhen pjesë e betejës politike të ditës. Disa histori të hershme që nisin që me refuzimin e dikurshëm të Moisiut për të firmosur për Gërvenin, përfshirjen e shërbimeve sekrete e deri tek marrëveshja për detin me Greqinë, ku çuditërisht politika gradon ushtarakun, kurse opozita e djeshme hesht për akuzat që bënte po vetë dje. Tre premtimet e presidentit Nishani dhe pse ai nuk thotë të vërtetën për konfliktin e fundit me ministrinë e mbrojtjes
Në ministrinë e mbrojtjes e morrën lehtë. Panë kalendarin, bënë praktikën e zakonshme dhe ministrja Mimi Kodheli firmosi në dokumentacionin që i kishte përgatitur stafi i saj: Përqësuesi ushtarak i Shqipërisë në NATO duhet të kthehet në atdhe. I mbaron mandati!
Në kushte normale kjo do të duhej të ishte një praktikë rutinë, por në një vend si Shqipëria ku normaliteti është përjashtim dhe jo rregull, ndodhi tërësisht e kundërta. Dosja Gërveni u shndërrua papritur në një çështje të nxehtë që përplasi autoritetet më të larta të vendit, duke nisur me Presidentin e Republikës, në rolin e Komandantit të Forcave të Armatosura, ministrin e mbrojtjes, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe një mori personazhesh të tjerë të nivelit të dytë.
Eshtë dhe një “palë” tjetër që deri më tani ka heshtur. Mund vetëm të hamendësohet se në çfarë mënyre e ka pritur zyra e NATO-s në Bruksel këtë lojë shqiptare me ushtarakë, politikë dhe politizim ushtarakësh në ekstrem. Burime të rezervuara nga Brukseli konfirmojnë paraprakisht vetëm habinë e thellë për çfarë po ndodh, por nuk ndalen këtu. Në Bruksel, për aq rëndësi sa kanë punët që lidhen me Shqipërinë, sidomos për këtë rast, kanë dhe shqetësime të tjera. Shumë më të thella dhe shumë më të rënda. Për çështje që kanë të bëjnë me atë pikë të problemit që ata e kanë jashtëzakonisht të ndjeshme: sigurinë! Në Tiranë e njohin këtë shqetësim. Por deri më tani, meqë e sotmja e kësaj historie lidhet me histori shumë më të hershme, as nuk kanë folur dhe as nuk kanë ndërmend të flasin. Më keq akoma. Institucionet shqiptare kanë kujtesë të shkurtër institucionale dhe me shumë gjasa, as nuk kanë dijeni për historitë e vjetra që do t’i jepnin këtij lëmshi një zgjidhje krejt të papritur. Që votat në qershorin e vjetshëm dhe numrat në Kuvendin e sotëm, i detyrojnë të jenë shumë më të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë në sukses. E megjithatë, lehtësia me të cilën e kanë marrë dhe shtruar për zgjidhje, të paktën deri më tani, është thjesht e padurueshme.
Dy fjalë për çfarë po ndodh
Nisi në javën e fundit të marsit. Në dukje një urdhër rutinë i ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli për kthimin në atdhe të kundëradmiralit Kristaq Gërveni për shkak se i mbyllej mandati tre vjeçar i qëndrimit në detyrën e Përfaqësuesit ushtarak shqiptar në NATO. Një urdhër i paraardhësit të saj Imami, i prillit të vitit 2011 për miratimin e rregullores për atashetë ushtarakë dhe përfaqësuesit ushtarakë shqiptarë, i jepte të drejtë të hidhte këtë firmë. Sipas Imamit, këta përfaqësues qëndronin në “…shërbim për një periudhë tre vjeçare… dhe koha e qëndrimit llogaritet nga momenti i marrjes së detyrës…” Dekreti për Gërvenin ishte firmosur në janar 2011. Edhe vetë kundëradmirali Gërveni ishte i vetëdijshëm për këtë fakt. Për këtë arsye, në një korrespondencë zyrtare me stafin civil të ministrisë së mbrojtjes ai kishte nisur procedurat për largimin nga detyra. Vullnetarisht. Ashtu siç i thoshte kalendari që konfirmonte përfundimin e mandatit. Në letër Gërveni shpreh vullnetin e tij për të vijuar karrierën e tij si ushtarak, por dhe se ishte përgatitur që “të mbyllte karrierën ushtarake”. “Do të ndjek proceduren e largimit nga Forcat e Armatosura duke respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat në fuqi”, shkruan ai, por duke theksuar se do të dëshironte “…të provoj të punësohem në Strukturën e NATO-s”. E madje për këtë gjë, ai kërkon dhe mbështetje nga Tirana zyrtare. Një letër që mbetet pa përgjigje për shkak të rrokullisjes së shpejtë të situatës, aty ku ndërhyn politika, një personazh i të cilës vendos të bëhet dhe vetë ushtaraku i lartë. Presidenti i Republikës mëson për çfarë po ndodh dhe ngul këmbë për të kundërtën. “E këshillon” të mos kthehet në atdhe duke thënë se procedura e largimit nga detyra ishte e paligjshme. Çështje kompetencash të cënuara të presidentit, sipas zyrës së tij. Në debat, me mendjelehtësi ndërhyn dhe shefi i shtabit të përgjithshëm. I saktë dhe korrekt në dukje, duke cituar ligjin dhe rregullore ushtarake gjeneral Bazo hyn në debatin politik duke thënë se urdhëri për ushtarakët zbatohet dhe nuk diskutohet. Madje, citon dhe se çfarë ndodh nëse një gjë e tillë nuk ndodh. Por dhe deklarimi i tij lexohet me syze të tjera, me syze politike dhe ai vihet në shënjestër edhe nga vetë Presidenti. “Presidenti i Republikës shpreh shqetësimin e thellë për përmbajtjen e kësaj deklarate dhe përfshirjen e njerëzve në uniformë në debatin politik të ditës. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë përmes kërkesës që i adreson Kundëradmiralit Kristaq Gërvenit për të zbatuar urdhrin administrativ të ministrit të Mbrojtjes për t’u kthyer në atdhe pa dalë dekreti i Presidentit të Republikës, as më shumë e as më pak, po i kërkon këtij ushtaraku të lartë të braktisë detyrën”. Nuk mund të mungonte Berisha në këtë ndeshje. Tonet e tij janë natyrisht politike dhe shumë të larta: “Në revanshin e papërmbajtur për pushtet personal, dyshja Rama – Meta, pas dekapitimit të një seri institucionesh të pavarura, janë vërsulur me tërbim kundër Presidentit të Republikës, marrjen me votim në Parlament apo me urdhër të thjeshtë ministri, të kompetencave të Presidentit”, thotë Berisha. Eshtë në linjën e tij. Edhe pse edhe kësaj rradhe nuk ka shumë lidhje me të vërtetën.
Një deklarim zyrtar i ministres Kodheli është shumë pak për të përballur “revanshin” mediatik të dyshes në sinkron Berisha-Nishani. “Kam zbatuar vetëm procedurat edhe ligjshmërinë. Kjo është një procedurë besoj krejt normale në mbarim të dekretit të presidentit… Thjesht dhe vetëm kam nxjerrë një urdhër administrativ në mënyrë që gjerat pastaj të procedohen qetësisht, normalisht që t’i hapet vendi dikujt tjetër për të ardhur”, thotë Kodheli nga korridoret e Kuvendit të Shqipërisë. Duke i hyrë një beteje që e kishte quajtur të thjeshtë nga pikpamja ligjore dhe një procedurë normale, por pa llogaritur se në Shqipëri hesape të tilla me politikën bëhen ndryshe. Ndaj duhet të kishte reaguar tërësisht ndryshe. Por Kodheli harron dhe një pikë tjetër shumë të rëndësishme, të cilën nuk e bën publike në këtë debat. Ministrja i është drejtuar së paku tre herë Presidentit të Republikës – edhe për problemin në fjalë – në nëntor, në janar dhe në shkurt dhe ka marrë premtimin e tij për zgjidhje. Ose më saktë, premtimin se nuk do të krijontë asnjë pengesë. Nishani bëri të kundërtën e premtimit të tij dhe në rastin më të mirë, gjykuar nga deklarimet e tij publike, zgjodhi në mos të gënjejë, të fshehë të vërtetën duke u bërë një nga strumbullarët e këtij problemi të krijuar në gotë. Të njëjtën premtim – firmosjen e propozimeve të ministres – Presidenti e ka bërë dhe në takimin publik që ai pati me të në prani të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, por ngërçe të tjera, që nuk kanë të bëjnë me ministrinë e mbrojtjes, por me selinë e re të SHQUP-it e kanë bërë atë të mos mbajë fjalën.
Tani situata është në kufinjtë e absurdit. Gërveni i drejtohet gjykatës duke paditur eprorin e tij Kodheli dhe duke kërkuar pezullimin e urdhërit të saj për kthim në atdhe. Gjykata pranon këtë pjesë të kërkesës, pezullon firmën e Kodhelit dhe do të nisë hetimin gjyqësor në themel të çështjes.
Një histori me dy anë
Dhjetë vjet më parë emri i Kristaq Gërvenit ishte pak i njohur. Si një ushtarak karriere ai njihej nga kolegët e tij me uniformë, por shumë pak në publik. Edhe sot, pakkush e di se emri i tij është bërë objekt i një ndeshjeje të fortë mes disa prej zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar. Një presidenti, një tjetër ministri mbrojtjeje dhe ish-shefit të shërbimit sekret shqiptar, Në vitin 2004, me propozim të ish-ministrit të mbrojtjes Pandeli Majko, Gërveni emërohej si komandant i flotës. Pritej dekreti i ish-presidentit Moisiu, por ai vonoi. Pikërisht atëherë kanë hyrë në lojë strukturat e shërbimit sekret shqiptar. Bahri Shaqiri thirret në zyrën e presidentit dhe në prani edhe të ish-ministrit të mbrojtjes diskutohet shumë gjatë për këtë kandidaturë. Dyshimi mbi emrin e Gërvenit ishte gati fatal: i papërshtatshëm për të kryer detyrën, për ta thënë me terma të butë sepse dyshimet ishin shumë më të rënda. Shkaku i këtyre dyshimeve, duke u nisur nga prania e ish-kreut të SHISH në takim, mbetet vetëm për t’u hamendësuar. Për muaj të tërë Moisiu refuzoi ta firmosë këtë emërim, por më pas, në rrethana të panjohura, me insistimin e Majkos, Gërveni merr detyrën e komandantit të flotës. Kishte nisur këtu, por nuk mbaronte këtu.
Marrëveshja e detit
Në media ka pasur konfirmime të drejtpërdrejta për arsyet e mungesës së firmës së Moisiut në dekretin e dhjetë vjetëve më parë, por dhe rolin e Shaqirit në këtë histori. Gjashtë vjet më pas, në vitin 2009-2010, historia morri një drejtim tjetër. Shumë më dramatik dhe të lidhur gjithashtu me emrin e kundëradmiralit të ushtrisë Gërveni. Ai ishte ushtaraku më i lartë që morri pjesë në komisionin shqiptaro-grek për delimitimin e hapësirës detare me fqinjit të jugut. Gërveni ishte njeriu që në emër të komuisionit, por dhe qeverisë shqiptare mbronte mënyrën e ndarjes së hapësirës detare përballë akuzave të djeshme të opozitës dhe shoqërisë civile që pretendonin se në favor të Greqisë ishin dhënë disa qindra kilometra katror det. Një vendim unanim i gjykatës kushtetuese hedh poshtë marrëveshjen nën arsyetimin se ajo kishte pasur probleme proceduriale dhe substanciale. Që me fjalë të thjeshta, pranonte si të vërtetë akuzën e opozitës: Shqipëria kishte humbur territor me këtë marrëveshje. Dhe kaq. Sepse Shqipëria nuk është vend normal. Nëse do të kishte qenë kështu, ai vendim duhej të pasohej nga një reaksion zinxhir që do të përfundonte në segmentin prokurori-gjykatë. Të paktën të gjithë antarët e komisionit do të duhej të ishin ligjërisht nën hetim nga prokuroria për krime kundër rendit kushtetues: dorëzim të territorit dhe marëveshjes për dorëzim të territorit një fuqie të huaj. Dy akuza ngjethëse që nëse vërtetoheshin do të ndëshkoheshin deri në 25 vjet heqje lirie. Por ndodhi tërësisht e kundërta. Gërveni, por dhe të tjerë, jo vetëm që nuk u hetuan kurrë, por edhe u ngritën në detyrë. Në 11 janar 2011, ish-presidenti Topi e emëron atë si përfaqësues ushtarak në Minisionin e Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në Bruksel. Edhe kësaj here, sipas zakonit shqiptar, politika ishte alkimia moderne që shndërronte në flori gjithçka që i interesonte.
Ministrja e mbrojtjes Kodheli ndoshta është e bindur se ka zbatuar detyrën e saj, në këtë pjesë rutimore të detyrës së saj. Pa dyshim që këtë bindje e ka edhe presidenti Nishani. Edhe pse i kanë zyrat në dy skajet e Tiranës, ata duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin.
Njëlloj si dhjetë vjet më parë, në zyrën presidenciale kur kreu i shtetit ishte zoti Moisiu, por kësaj here me aktorë të rinj. Nuk duhet të mungojë as shefi i shërbimeve sekrete. Presidenti Nishani ka dëshmuar se i beson zotit Ajazi, ndaj bën mirë që ta ftojë në bisedë me ministren e mbrojtjes dhe ta dëgjojë se çfarë do t’i thotë për këtë histori. Në mënyrë që as ai, as zonja Kodheli të mos gabojnë përsëri. Qoftë dhe për ta marrë seriozisht shtetin shqiptar që edhe në këtë rast, nga zyra e NATO-s në Bruksel po ndiqet me kureshtje dhe humor: Punë shqiptarësh…! /Java/
Paska genjyer presidenti!!!!
Po Berisha genjen??? POOOOOOOOOO
Po Rama genjen???? POOOOOOOOOO
Atehere ku eshte cudia ketu???
Lorenc, e kuptova… Jam injorant, i trashe, i pagdhendur e i palexuar, por kesaj rradhe e kuptova thelbin. Gjithe keto fjale, ngaterresa e meditime per te thene thjesht: Gerveni eshte spiun (faktet per kete i ka Lorenci), Nishani eshte i anshem dhe hileqar, Berisha eshte gogol, Mimi eshte shenjtore…
Edhe sikur te mos kishe shkruar asnje fjale pervec titullit, te gjithe do ta kishin te qarte opinionin tend, si gazetar i pavarur dhe i paanshem qe je. Apo nuk je? Si ekspert gjithefushesh pres qe nje dite te na sqarosh genetiken e mizes se duhanit.
Urime zoti Vangjeli, shkrim interesant. Ne se dhurimin e detit nuk do ta ndjeke prokuroria, Ina Rama ne rastin konkret, a mund te ndiqet sot penalisht dikush.
Kush ka tagrin ta çoje ne gjykim kete krim te rende kushtetues?
Ketu nuk shtrohet problemi qe te denojme Gervenin apo pergjegjesin e sektorit qe mbulon kete lloj krimesh ne prokurori. Ketu problemi eshte shume shume i thelle:
A do behemi nje dite shtet ku nepunesit te kene frike te shkelin ligjin, te dhurojne teritorin e Republikes apo te bejne te tille krime haptazi e pa ju hyre gje ne kembe?
Dini ndonje vend europian apo aziatik apo kudoqofte qe shtetaret te firmosen dhurimin e hapsirave te tilla dhe firmetaret te bejne kariere?
Gerveni duhet te denohet me denimin me te lart per tradhti kundrejt Shqiperise.
Burgim i perjetshem eshte pak ne USA i denojne me vdekje.
Do ti propozoja qeverise shqiptare qe te ndertonte nje presidence te re, dhe inagurimi te behet me nje president qe do perfaqsonte popullin dhe jo partite. Presidenca ku banon dhe punon merhum Nishani te hidhet ne toke, dhe te behen hale publike.
O Lenco po keto kompetencat qe do ja merrni presidentit para se te kete perfunduar dokumenti i strategjise apo edhe per ato e ka fajin gerveni, po qe doni to ndani gjeneralet me sinore ca njeri e ca tjetri
PO mire o njesh po per pergatitjen e Forcave te Armatosura per pagat e tyre per modernizimin e tyre per spitalin qe ja keni marre fshehurazi per qendren kulturore qe esht bere xhami a parti njesoj eshte nuk te vret ndergjegja o djalosh apo korr e mo lidh
Ju zoti lorenc si mendoni sikur te behet meta presiden
do te ishit me i kenaqur? E nderrove pllaken o vangje nga analist
dhe mbeshtetes i Ps na dole mbeshtetes i flakte i Lsi, kesaj
i thone ta lyesh rroten e qerres me grason e pushtetit.
po mir o cuna po cfare u be me gervenin atij i ka mbaruar mandati duhet te largohet si perfaqesueus i shqiperise ne nato . presidenti duhet te zbatoj mandatin dhe te vendos nje person tjeter ne vendin e tij . ndersa mninistria kodheli duhet te reagoj dhe te lajmeroj NATON qe zoti GERVENI I ka mbaruar mandati mua me vjen cudi e madhe me kete president ..
Po mir o viktor meqe do ti po e heqim gervenin e po vem zaimin , dakort je ti edhe mimi kenaqet edhe ti dhe me kryesorja edhe zaimit i bejme nje nder ja plotesojm 10 vjet ne bruksel se kaq e ke mandatin po qe se je nga skrapari dhe i LSI. pffffff
cyryku te zhduket bashke me familjen injorante qe ka
Bravo Z. Vangjeli,
edhe kete here pislliqet e Majkos, Topit dalin ne Drite!!! Te tjeret dihet qe jane plehra antishqiptare Derrisha e Bashuku.
Ish Presidenti Topi te ule koken dhe eshte mire te merret me zanatin e vjeter ate te veterinerit.
A eshte agjent grek Topi dhe Majko se sic kuptohet Kunderhaleja gerveni eshte me gjithe lecka!!!
Eshte mbushur ky vend me hajduta dhe servila dhe nje popull idiot militant qe i thote hajdutave dhe bythelepirasve bravo. Bravo popull idiot
doli prape ky idiot,thame se shpetuam po sqenka e thene, i duhen leke dhe o bura sulmo Berishen se keshtu te hedhin ndonje koske
Ish presidenti Topi dhe ish Ministri Majko nuk janw agjente greke. Thjesht greket kane dokumenta kompromentuese per Helidonin e Majkos dhe gruan e Majkos, po ashtu kane dokumenta kompromentuese per ish Presidentin TOpi edhe per nje grua me origjine came, qe po rrit ne Itali nje djale te lindur jashte martese.
Gerveni eshte nje njeri qe duhet te studjohet, analizohet per veprimtarine e tij ne sherbimn te interesave greke, dhe pastaj duhet te konkludohet ne se duhet mbajtur ne ushtrin shqiptare. Kjo per marrveshjen e detit por edhe per me shume. Sa per nderhyrjen e Presidentit ajo eshte thjeshte partiake, por mund te jete edhe antikombetare. Kjo duhet pare. Presidenti eshte nje person servil qe ate qe thote sote mund ta lepije neser. Ndoshta keshtu e kane urdheruar per te mbrojtur nje person si Gerveni qe duam apo nuk duam , ne mos sot neser historia do e denoje. Kjo toke e ky vend çfar nuk ka degjuar e çfar nuk ka pare. Mjere ata qe tradhetojne duke u sherbyer interesave antishiqptare.
te pakte kristaq gerveni duhet te jete komandat i forcave detare ,me i miri dhe me i pregatituri ne flote,per faljen e detit po ka bere gabim ne interpretimin e konventave detare te gjykohe sipas regullave por asnje injorant politikan apo dhe gazetar qe mban kete profesion por eshte sanduic politike nuk mund te injoroje njeriun me te arsimuar e te pregatitur te fllotes duke krjuar grupet antiparti ushtarake njelloj si ato te beqir ballukut etj.mos e humbisni kristaq gervenin zoterinj plehra politikan ,jepini vendin qe ai meriton
Ne vitine 2016 te votohet pere Referendum shqiperia te behet Mtreteri se keshtu Mreti i pare Nipi i A Zogut do Beje me te Miren oere shqiptart dhe kurre me Sdo kete pribleme Qeveri ministri e Deputet.keshtu mendoj une dhe krejte Popklli Sntikomunist Anti Enveridt Ramist Anti ppsh Anti ideve te vietra ppsh majtiste te gjuetive te shtrigave Trashiguse Trudhuse Shpifse provokuse akuzuse stiliste te kuqe Bolshevike staliniste Enveriste Ramiste tere politikant kuadrot minustrat qeveris Aktuale me Levat e Tyre te Largohen nga idete ppsh Zmajtiste gjuetin e shtrigave mos ta kultuvojne Lufte klasave politike propoganduse Serbe Malazeze greke Bolshevike falemknderit
Shqipria populli shqiptar te votoje pere Mretri keshtu Demokracia do jete gjithemone integruse me Largepamsi prendimore kush edhte me Demokracin pa dadhime Fetare krahinore spo politike te kerkoje qe ne vitin 2016 te votihet Referendumi pere Mretri Mreti i Pare Madhenia e tije ZOGu i PareTrashigusi I Zogut eshte super i shkolluar i kulturuar i squt me shume gjuhe te huaj dhe shqipen prefekt dhe i pashem 2 Metro Djal keshtu shqipria shqiptart do shpetojne njehere e oeregjithemone nga te gjitha te keqiat faleminderit
S.PO MARR GJË VESH. jam qztetar që tokën pronë me tapi të trashëguar prej 100 ha. ma mori qeveria dhe ja fali dikujt me ligjin 7501. TASHTI HAPËT PUSHTETARËT E PA CIP PO SHESIN sHQIPËRIN SIKUR TË ISHTE ÇIFLIKU I TZRE. lIGJI HESHT. kRIMI I LARTË KOMBTAR PO MBULOHET. sIDOQOFTË MË DHIMBET SHITJA E TOKËS sHQIPËTARE. tË LIHEN KOMENTAT, POR TË DËNOHET TRADHËTIA SEPSE PO U NGJALL N DËRGJEGJA E SKLLAVIT NUK DO KETË ZOTË TI SHPËTOJË TRADHËTARËT QË E KTHZEN SHQIPËRINË DIKUR ZONJË NË NJË FUSHTAN TË Ç,NDERUAR. sTOP LIRIS SË KRIMINELËVE, z-eDI! mBRO ATDHEUN!
Te nderuar komentus!Per menyren si u vu president,per ROLIN PREJ LOLOJE te Berishes,qe po ben dhe pa burrerine e tij,DORDOLECI NISHANI e meriton qe ketej e tutje ta therrasim-OSMAN GAZEPI! Ta gezoje!
Pa e lexuar te gjith shkrimin..,se presidenti yne dihet eshte nivel i ulet,qe s’mund te beje revolucion gri,nuk e kap dot kohen,eshte president jo kombetar,por partiak i veteshpallur ,sipas xhesteve.,por kjo s’do te thote se kapterat s’kane bere histori,qe s’kane hedhur themelet e zhvillimit te kombeve..si psh ne france.Nuk dua ta ndyj krahasimin se do ngrihej nga varri Bonaparti t’me denonte.C’te them me kur ai s’di jo se nuk do..
Ne kete shkrim ku trajtohen probleme teper te rendesishme shtetrore (per nje vend normal), permenden emra personalitetesh dhe ushtarakesh te larte.
Pesonat qe permenden pa i paragjykuar per akuzat e renda te bera ndaj tyre prej artikullshkruesit, minimalisht per te sqaruar qendrimet dhe pozicionet e mbajtura ne keto vendim-marrje,duhej te jepnin shpjegimet lidhur me sa eshte paraqitur ne kete shkrim.
Nqse nje gje e tille nuk behet, atehere lexuesit i lind e drejta te dyshoje seriozisht mbi integritetin e tyre.