Letra e Tahirit/ Naço: Kemi nisur inspektimet, do procedojmë po të ketë shkelje (VIDEO)

9 Prill 2014, 11:25Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço reagon pas letrës që ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i ka drejtuar në lidhje me rastet e denoncuara në Gjykatën e Kavajës.

Duke inkurajuar ministrin Tahiri, Naço tha se lidhur me rastet e denoncuara ka nisur një inspektim, duke shtuar se pritet raporti përfundimtar për vendimet e gjykatësit Osman Aliu. Ndërsa duke u ndalur në rastin e Gjin Nikës, ministri Naço tha se edhe për këtë rast është nisur një inspektim.

“Inkurajoj ministrin Tahiri për rastet e evidentuar dhe për këtë kemi nisur inspektim. Presim raportin përfundimtar për vendimet e gjykatës, por theksoj se jemi të vendosur për të luftuar padrejtësinë. Edhe për rastin e Gjin Nikës ka nisur një inspektim. Më është konfirmuar nga KLD që ka nisur inspektimi. KLD të reagojë, gjyqësori duhet t’i përgjigjet qytetarëve. Pas raportit, do të shikohet ku ka shkelje dhe do procedohet”, tha ministri Naço.

9 komente në “Letra e Tahirit/ Naço: Kemi nisur inspektimet, do procedojmë po të ketë shkelje (VIDEO)”

  1. Aldi says:

    Bjeruni qenve, bjeruni gjykatse qe jane te korruptuar.

  2. asss says:

    keta te rruajne b**** sidomos Naco,qe i ka te ndenjurat e lagura kur ishte me Saliun

  3. kristina says:

    Bravo ministrit reagim i drejte.

    1. xhuliana says:

      Vetem keshtu do te mund te mund ta mbyllin gojen ata te PD-se.

      1. heljos says:

        Reagim i drejte shpifjet e partise demokratike nuk mund te jene kurre argumenet, vetem keshtu mund tu tregohet vendi.

  4. nik says:

    Sistemi i kalbur i drejtesise ka bere qe te kemi keto pobleme qe kemi. NESE NUK KA NJE REFORME ATY NUK DO BEHET KY VEND.

  5. tope tope o aga says:

    inspektimi eshte nisur dhe eshte rruges …

  6. Selim says:

    Ky ka mbetur akoma ne US, nuk ka absorbuar akoma nderrimin e orarit. “Po pres konkluzionet e kontrollit te KLD”. Titullari i fillimit te procedimit disiplinor te gjyqtareve me nje taborr me inspektore te Inspektoratit te Ministrit ne dispozicion per te hetuar dhe kontrolluar qe i “lutet” KLD-se , inspektoriatit te saj per te kontrolluar. I kerkon GJIN GJON BROCIT material per te proceduar GJON GJIN BROCIN. Hallall!

  7. elitex says:

    Z. Naco duam dhe nje kontroll per gjyqtarin e Metes per ceshjen e videos. A u mbajt procedura, a qene fiktive ‘specialistat’ e vendosur nga gjykata etj etj. Kete leter po jua dergon populli dhe jo Tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje