Grabiste me armë dyqane rrobash, prangoset nga policia (VIDEO)

9 Prill 2014, 10:28Politika TEMA

Autori i dyshuar të paktën 10 vjedhjeve me dhunë në kryeqytet, është vënë në pranga nga forcat e komisariatit numër 3 të Tiranës.

Emilent Dhepa, u arrestua në sajë të operacionit “BUTIKU”, operacion i cili u kodua me këtë emër për shkak se 35-vjeçari grabiste nën kërcënimin e armës dyqane rrobash.

Atij iu gjet një armë tip pistoletë, të cilën e përdorte gjatë vjedhjeve në dyqane.

Dhepa, i cili ishte shpallur në kërkim prej muajit shkurt, për grabitjen e dy butikëve, vjedhje të cilat i realizoi brenda një nate, është arrestuar në Kombinat.

35-vjecari është liruar nga burgu 8 muaj më parë i dënuar sërish për vjedhje me dhunë.

2 komente në “Grabiste me armë dyqane rrobash, prangoset nga policia (VIDEO)”

  1. . says:

    ————————————————————————————————–

    Pse nuk jane kapur kaq shume kriminele,
    hajdute dhe drogaxhinj ne kohen e
    kriminelit Ali Bisha ?

    Sepse policia dhe PD-ja ishte nje Cete-Verioresh
    injorante te pa-afte ne mendim, veprim dhe kulture.

    —————————————————————————————————

  2. kopertoni says:

    arma eshte loder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje