Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla vendos shtimin e prokurorëve në disa prej Njësive të Përbashkëta Hetimore Task-Force kryesore në Shqipëri. Kjo, sipas Prokurorisë, bëhet në kuadër të forcimit të luftës kundër korrupsionit. Me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, janë shtuar prokurorë në disa prej Njësive Task-Force kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës, Durrësit, Vlorës, si edhe krijojet kjo njësi në prokurorinë e Elbasanit.
“Gjatë muajve të fundit është konstatuar rritje e ndjeshme e ngarkesës së punës në Njësitë e Përbashkëta Hetimore. Për këtë arsye, duke e konsideruar luftën kundër korrupsionit si prioritet kryesor të punës së prokurorisë, Llalla e vlerëson të domosdoshme forcimin e Njësitë e Përbashkëta Hetimore me kapacitete njerëzore dhe infrastrukturore”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme.
Në bazë të urdhërit të firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm ditën e sotme caktohen në strukturat antikorrupsion në Prokurori, si më poshtë:
1.Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Force, Tiranë, shtohen dy prokurorë të komanduar;
-Deniona Katro, e cila do të jetë e komanduar edhe drejtuese e njësisë
-Ramadan Troci
-Drejtuesi i mëparshëm kësaj njësie, prokuror Gentian Trenova, do të vijojë të ushtrojë funksionet pranë kësaj njësie.
Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 10 prokurorë
2.Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Durrës Task-Force, shtohen dy prokurorë të komanduar;
-Dritan Gina
-Alma Kola
Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 5 prokurorë
3.Në Njësinë e Përbashkët Hetimore Vlorë Task-Force, shtohet një prokuror i komanduar;
-Albert Kuliçi
Pas ndryshimit të sotëm, në këtë Njësi do të ushtrojnë funksionet 3 prokurorë
4.Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan do të strukturohet Njësia e Përbashkët Hetimore Task-Force. Krijimi i njësisë në Elbasan është deklaruar nga Prokurori i Përgjithshëm gjatë analizës vjetore për viitn 2013, e cila u zhvillua në muajin Shkurt 2014. Në këtë Njësi janë caktuar tre prokurorë:
-Enkelejda Millonai
-Bledar Mustafaraj
-Kreshnik Ajazi
Korrupsioni nuk luftohet me shtesa organike .Per te bere shtesa duhet argumentuar se ekzisuesit kane bere maksimumin dhe ka front pune me Problemi eshte se nuk po degjojme te denohet njeri per korrupsion ahere pse duhet shtruar? Ky Llalla duhet ta kete si puna e ujit ne qumesht qe behet llalle .PO nuk kerkove llogari perse e marrin rrogen keta prokurore e po nuk kerciti huri per pasurite qe kane vene nuk do kete kurre suksese lufta ndaj korrupsionit sikur te shtohen 1000 te tjere Kuvendi duhet te therrase ne raport LLallen e te jape llogari nje per nje Viktor Hoti
Vetem fjale boshe dhe dhe asgje me vepra kot fare bla bla bla jna lodhur njerzit nga fjalet. do beni pune zoti porokuror apo jo? nese se beni dot liroja vendin tjeter kujt dhe leri fjalet se nuk jan budallenj njerzit tani.
O zot ka komanduar Dritan Ginen??? kusheririne e pare te Denis Gines qe e vrane me antitank ne mes te sheshit Skenderbej!!! Krye mafioz. Dritan Gina nje nga prokuroret me te korruptuar dhe me te poshter qe ka institucioni i akuzes! Te lumte Llalla! hajde se keshtu do firmosesh edhe fundin tend. I paafte, ske turp, ve njerez te tille te perfolur qe deri dje skishin buke te hanin, sot me rroge prokurorie kane apartamente ne plazh dhe ne Tirane!! Po pse mo, debila jane njerezit! Ik ore pacavure!
He me se e ka vene prej gruas dritan ginen jo prej denis gines.
Paske heq Shkelzen Ternoven ??!
Mendoj se e keni gabim kete shtojce ne organike! Nuk kemi nevoje per shtesa, por efektivitet ne punen e Prokurorise. Buxheti nuk eshte kaq i pasur sa te perballoje punesime te kesaj natyre. Pervoja jone ka treguar se keto procese nuk kane dhene asnje rezultat. Megjithate, te shohim…..
Po ca korrupsioni do luftoj ky legen me kete surrat qe ka.