Reagon deputeti i PS-së Kamberi: Akuzat e PD-së të pabaza, nuk ka emërime nepotike në Tepelenë

9 Prill 2014, 10:31Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste , Dashamir Kamberi ka reaguar pas akuzave nga Partia Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha se familjarë të pushtetarëve të Partisë Socialiste kishin kërcënuar me jetë korrespodentin e Rilindjes Demokratike në Tepelenë,Telnis Kuqi.

Sot në të shtatat e shkrimit: “Nepotizmi, emërimet e Deputetit Kamberi”, botuar dy ditë me rradhë në Gazetën “RD-PD”, jam këtu për ta përgënjeshtruar e denoncuar, si një shkrim fund e krye të rremë. Njëkohësisht të shpreh keqardhjen për etikën e ulët të këtij shkrimi dhe tej amatorizmin evident të të shkruajturit.

Nuk do ti kisha kushtuar asgjë më shumë këtij shkrimi, veç neglizhencës absolute sikundër ditën e parë të tij. Por pas tam-tamave te zëdhënëses të Partisë Demokratike, në të gjithë median, obligohem të respektoj zgjedhësit e qarkut të Gjirokastrës dhe gjithë publikun tjetër për të ashtuquajturin nepotizëm e valë shkarkimesh në Tepelenë e në Qark”, deklaroi Kamberi.

Sipas tij,Mendjevarfërtit, që dolën keq, “lëkurë-lëkurë”, jo nga dimri, por fatkeqësisht nga vera e vitit 2013, më akuzojnë se kam bërë emërime nepotike si deputet, në Nëntor e fillim të Dhjetorit, kohë në të cilën jo vetëm që nuk kam qenë deputet por edhe as nuk kam patur ndonjë atribut apo ndikim sado të vogël për emërimet. Mandati im i Deputetit ka filluar në 28 Dhjetor 2013”, sqaron Kamberi.

Sipas tij, akuzat ndaj tij vijnë për shkak të humbjes së thellë së PD-së në këtë qark.

14 komente në “Reagon deputeti i PS-së Kamberi: Akuzat e PD-së të pabaza, nuk ka emërime nepotike në Tepelenë”

  1. Elsa says:

    Leri te shpifin more se si bbeson njeri me. Jane bere si plaka te keqija

    1. ornela says:

      Eccc aty Tahiri,,, leri te flasin se nuk u ka mbetur gje tjeter atyre te PD-se.

      1. gesi says:

        Si gjithmone PD-ja ka argument shpifjen dhe kundershtimin. Me shume se kaq nuk mund te beje ata.

      2. Jakupi says:

        Po Car thu o Dasho Ty te bin me qafe kot mer lal O I degjeneruar i pashkolle Megjithate floket i lyer bukur farer daku ( sa per sqarim gjithe sojin ka futur ne punet r shtetit ) Tipi me negativ ne tp

  2. sajmir ik says:

    se kuptoj kush ka folur “Kuci”apo Maci( Kamberi)!? sa per emerimet ska nevoj per sqarim se jemi te vetedishem ka dhe do te ket gjithmon nga te dy krahet.ata qete votoje duan dhe shperblimin qe u takon.pradaj boll me mashtrime se lat nam.

  3. antikrimi says:

    Hahahaha!…
    Kur flet per keqtrajtim gazetaresh,ky Sali Vampir Berisha …
    E harroi ky kriminel ’97-en dhe SHIK-un e tij e te Gazidedes,
    prej kercenimeve te te cilit morren arratine neper bote,
    me dhjetra e dhjetra gazetare?

  4. BERTO says:

    HO MER HO O SHOKU KAMBERI,CFAR SHPIFIN KETA KESHTU!SA PER NEPOTIZEM E KENI QELBUR FARE.JENI BERE ME KEQ SE QEVERIA E KALUAR.KENI RIKTHYER NE PUNE EDHE TE DENUARIT,DHE KRIMINELAT.MOS KUJTONI SE POPULLI I HANE BAR,SE VJEN SHUM SHPEJT DITA E GJYKIMIT.

  5. Uji i ftohte says:

    O nuk behet fjale per punesime nepotike,por kjo qeveri kam frike se mos pergatit konflikt nder fetar ne Shqiperi.Ne kohen e komunizmit edhe pse feja ishte e ndaluar Enveri perseri mbante llogari per perfaqesim adekuat ne parlament,ne qeveri,neper drejtori te ndryshme.Numroni deputetet,ministrat,drejtoret,…ne kohen e Nanos dhe sot te Rames,shumicen apsolute e perbejne te krishteret,kjo eshte rezultat i kishes ortodokse greke me seli ne Shqiperi e telekomanduar nga Akademia e shkences dhe arteve te Greqise.Si intelektuale qe jemi me keqardhje e hapim kete teme per te ruajtur trungun e qenies shqiptare,mos ndodh pastaj te formohen parti muslimane,ate qe me te drejte e parashikon Blushi.E marr guximin intelektual per te hapur kete teme sot qe me te madhe bisedohet te njerezit e thjeshte ne Shqiperi,nesr do jete shume vone.

  6. Ka te drejte,uji i ftohte,.Kryeministri ortodoks,zevendesi ortodoks,kryetari i grupit parlamentar ortodoks,Majko,Spiropali,Dule,Vasili,Dako,Gjika,…eshte veshtire ti numerosh,…hapja e kesaj teme eshte ne interes te Kombit.

  7. Tepelensi says:

    redaktor te gazetes tema spo e kuptojme kush eshte ky Kuçi, sepse ne fund te cdo fjalie te Dasho Kamberit thoni sqaroi Kuçi

  8. Tomi says:

    ka sa te duash sa ka dale edhe emri Tropolene tani e ju e dini shume mire. Verini gishtin kokes e mos u beni si ai qe shkoi ne shtepi me 1Mil vota se keshtu do e pesoni edhe ju se sju kemi vene per te bukur aty po per te bere shtet. Mjere ne per injorantet qe votojme

  9. aldo says:

    Nuk e di por ky Kamberi ne vend te jipte prova fillon e akuzon opoziten dhe disa qorra militante ja mbajne ison. Deri kur do te jetoni me parti , kthehuni dhe jepni rendesi familjeve tuaja se nuk te jep gje partia . Ju e pate se dhane jeten per horat qe sot jane ministra dhe ata po tallin bythen me ta

  10. sali berisha says:

    duhet nje parti e re se edhe ps-n e pam cfAr m***tash jan njeri me i korruptum se tjetri
    PARTIA E NGJALLIMIT JU FTON TE BASHKOHENI ME NE

  11. Billy says:

    U shofshi me Kuç e me Maç. Nuk meret vesh fare se kush i ka bere deklaratat, sepse Kamberi nuk ka thene gje ketu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje