Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese nuk miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në momentin që do të rriten arkëtimet dhe do ulen ndjeshëm humbjet.
Kjo është bërë nëpërmjet një projekt rezolute të miratuar me konsensus nga deputetët. Kryetari i këtij komisioni Eduard Shalsi iu drejtua Entit Rregullator të Energjisë elektrike me një kërkesë zyrtare në lidhje me këtë çështje.
“ERE nuk do të marrë asnjë vendim për rritjen e çmimit të energjisë deri në momentin që të ulë humbjet në një nivel të pranueshëm dhe të rrisë arkëtimet. Qytetarët e ndershëm nuk kanë pse të pësojnë për ata që nuk pse paguajnë energjinë elektrike ” , tha Shalsi.
Një ndër kërkesat e tjera të kësaj resolute ishte edhe rishikimi i faturimit afrofe nga ERE.
Kjo projekt rezolute është përkrahur si nga opozita po ashtu dhe nga mazhoranca. Tashmë pritet që rezoluta të kalojë për miratim në Kuvend që të marrë formën përfundimtare.
bravo PARTIA SOCIALISTE! mos i lejoni ata ceket qe te na marrin para.
Nga viti 2008 e ketej shume rrethe te vendit e kryesisht rrethinat e Tiranes nuk kan paguar energjine. Ata qe shpenzojne shume dhe nuk paguajne nuk jane ne kushte te veshtira ekonomike. Kane njerez ne emigracion, kane vila, kane autovetura dhe per pleqte e shtepise e celulare lloj lloje. Por keshtu i mesoj PD si militante te saj e duke qeverisur me CEZ me ish barinje pa shkolle e me ca spiune po pa shkolle ne qytete. Ata persona i vune kazmen sistemit te shitjes se energjise ne Shqiperi. Po te paguajne te gjithe nuk ka nevoje te rritet cmimi pasi ai eshte me i larti ne rajon ne nje kohe qe ne e prodhojme vete energjine dhe kemi pagat me te ulta ne rajon. E shikon ku e coj vendin PD me cmimin me te larte te energjise ne rajon ne nje kohe kur pagat dhe te ardhurat per fryme jene me te ultat ne rajon. Po te mblidhen parate me ligj e vendosmeri nga 2008 e ketej per dritat e pa paguara stabilizohet ndjeshem edhe bugjeti i shtetit pasi jane rreth 700-800 miljon euro te pa mbledhura nga abuzuesit.
eshet gjeja me e bukur qe ka bere kjo qeveri , rrite arketime ul humbjet .
Vendim shume i drejte.Mafija qe vepron ne sistemin energjitik shqiptar eshte e interesuar per kete ngritje cmimi pasi perfitimet financiare te saj jane akoma me te medha.Ngritja e cmimit do te thote qe te penalizosh qytetarin e ndershem.Nuk ka qeveri ne bote qe do te bente kete gje.
nuk marr vesh nga perllogaritjet,por nje dite te bukur dha shpirt edhe sahati{matesi i energjise} . kemi lajmeruar ka disa muaj por s’po vjen njeri dhe nje dit te bukur afrofea vjen 5-fish ,pas debateve te kujdesi i opinges u be 2-fish
-pyetja eshte kur do vihet sahati,se mua me duket se kjo eshte nje metode vjedhje e qytetarit, bisnesit etj, etj.
Jemi shembur duke e paguar energjine sa frengu pulen, prandaj beni shume kujdes me te!
ERE eshte vegel ne duart e Berishes,tani po punon per planin e tij te ngritjes se çmimi te energjise.
Vjedhjet ne kohen e Berishes ishin maksimale,ERE nuk e morri “insiativen” per ngritjen e çmimit te energjise.
Çmimi real i energjise,duke llogaritur humbjet ne rjet dhe jo vjedhjet,behet nga specialistet.Mbi bazen e kesaj llogaritje,çmimi i dale do jete bindes per ata qe nuk duan te vidhet ne rrjetet e energjise.
CEZ te punoj per mbledhjen e detyrimeve te papaguara dhe atyre ekzistuese.
Nderprisni furnizimin me energji te bisneseve qe nuk paguajne,te cilat kane shpikur marifetet e tyre,per te justifikuar mos pagesat e energjise elektrike.
Fshati eshte mbushur me vila,por nuk paguan energjine nga “varferia”!!