Nishani: Qeveria të ndalë urgjentisht sulmet ndaj Presidentit

9 Prill 2014, 14:20Politika TEMA

“Qeveria të ndalë urgjentisht sulmet politike ndaj Presidentit të Republikës, roli kryesor i të cilit në këtë mes nuk është t’u përgjigjet letrave të hapura kundër “gjyqtarëve të lidhur me krimin” që të kujtojnë stahanovizmin sovjetik, Daci Bao-t maoceduniane, Fletë Rrufetë enveriste, por ai i garantit për të mos lejuar interferimin e Drejtësisë me pushtetet e tjera, dhe mbrojtjen nga rreziku i kapjes së saj nga grupet e interesit”. 

Kështu shkruan Presidenti Bujar Nishani në një koment të tijin me titull “Mbi ‘Përgjegjësitë’, ku akuzon qeverinë se po e sulmon politikisht institucionin e Presidentit.

Mbi Përgjegjësitë 

Shteti diktatorial, me strukturën e tij të thjeshtë shtypëse, duket i fortë, por është i dobët, dhe provizor, jetëshkurtër. Shteti demokratik, me mekanizma të ndërlikuara dhe ligje të shumta, duket i dobët por është i fortë, dhe jetëgjatë. 

Shpjegimi është i thjeshtë: Diktatura zgjat relativisht pak, dhe ngec, kalbet dhe shembet, sepse në diktaturë përgjegjësitë janë të përqendruara tek Një individ. Demokracia zgjat shumë më tepër, epet, përkulet, sigurisht dhe vuan, sidomos në fillimet e saj, por mbijeton, sepse në Demokraci përgjegjësitë janë të shpërndara tek të gjithë individët. 

Mosmarrja dhe moszbatimi i përgjegjësive në Demokraci, është fatale. Pa mbajtjen e përgjegjësive prej secilit individ, Demokracia nuk ekziston. Mosmarrja e përgjegjësive është ajo cilësi rrënuese që Demokracinë e denatyron, e hedh pak nga pak në humnerë dhe rrezikon që ta kthejë në një episod tepër të rrezikshëm dhe të frikshëm: në diktaturë. 

Mbarëvajtja e një shteti demokratik varet nga ruajtja e ekuilibrit, brenda marrëdhënies që lidh mbajtjen ose mosmbajtjen e përgjegjësive, me, respektivisht, shtimin ose pakësimin e Lirisë. I mban përgjegjësitë që të përkasin – je i lirë. Nuk i mban përgjegjësitë – nuk je i lirë, je skllav. 

Ku jemi ne shqiptarët nga pikëpamja e mbajtjes së përgjegjësive dhe të qenit të lirë? A funksionon organizimi ynë institucional, shoqëror, politik, ekonomik qytetar, në raport me marrjen ose mosmarrjen e përgjegjësive që secilit individ dhe secilit institucion i përkasin? Sigurisht kemi bërë dhe po bëjmë përparime. 

Zinxhir i pafund i përgjegjësive dhe lirive; morale, ligjore, individuale, institucionale, komunitare, private, shoqërore, që ndjekin njëra-tjetrën pa u ndalur, është pjesë e një “agregati” që tek ne funksionon. Funksionon, sepse ne shqiptarët, bashkë me zgjedhjen për të jetuar të lirë, i kemi marrë përsipër përgjegjësitë e zgjedhjes që kemi bërë, kemi marrë përsipër barrën për të paguar çmimin përkatës. Megjithatë, meqenëse shtimi i Lirisë kushtëzohet nga marrja përsipër dhe zbatimi i përgjegjësive, një numër individësh ende jo i pakët, për arsye nga më të ndryshmet, që variojnë nga moskuptimi, paaftësia, pamundësia, e deri te mosrespektimi i përgjegjësive për qëllime të mbrapshta, stepen, frikësohen, ngurrojnë, që në fund të fundit do të thotë se me apo pa dashje, duke mos marrë përgjegjësitë kanë refuzuar liritë. 

Refuzimi i Lirisë që rrjedh nga mosmarrja e përgjegjësive, fatkeqësisht, nuk është ndër ne një dukuri e rrallë. Refuzimi Lirisë, çfaqet më së shpeshti si “transferim i përgjegjësisë”. Transferimi i përgjegjësisë nga një individ tek një tjetër individ, ose nga një institucion tek një tjetër institucion, me të gjitha kombinimet e shumta në mes, është një ping-pong individual dhe institucional tepër i rrezikshëm që nëse vazhdon shndërrohet në një shtjellë përpirëse brenda së cilës po ramë, zor se dalim dot. Për ilustrim, rasti i fundit i kësaj dukurie negative sa e dëmshme dhe e rrezikshme, është ai i Ministrit të Brendshëm i cili në mënyrë të përsëritur ka tentuar të transferojë përgjegjësitë nga vetja tek Presidenti i Republikës. Ajo që më së shumti bie në sy në këtë rast është diçka joserioze, e padenjë, banale: Ministri, në pamundësi të frenojë institucionalisht dhe individualisht fluksin e krimeve që po ndodhin, përmes transferimit të përgjegjësisë tek Presidenti, rreh të pakësojë fluksin e kritikave që po i bëhen. 

Me keqardhje detyrohem të qartësoj Ministrin duke i vënë në dukje disa gjëra; 

– Faktin se ndërkohë që duhet të jetë dhe duhet të komunikojë si ekspert që zbaton Ligjin, po reagon dhe komunikon si njeri i medias, është një lëvizje manipulative trashanike. 

– Nuk i falet Ministrit të mos e dijë se Drejtësia, ajo që është, ashtu si është, dhe gjithçka që lidhet më të, duhen respektuar pa asnjë mëdyshje, pa asnjë hezitim, sado të këqija apo të padrejta të duken. 

– Respektimi i Drejtësisë, dhe përpjekjet për ta përmirësuar Drejtësinë, të cilat Ministri i bën lëmsh, janë dy gjëra të ndryshme që kurrsesi nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën. 

– Pretendimi për ta përmirësuar Drejtësinë duke mos e respektuar, është një gabim shumë i madh, tejet i dëmshëm, tepër i rrezikshëm, që nuk i lejohet absolutisht askujt, e jo më një ministri. 

– Pretendimi për ta identifikuar Presidentin e Republikës me Drejtësinë në përgjithësi, është një sulm politik, një “naivitet” malinj i pashoq. 

– Ministri i Brendshëm nuk mund të “gjykojë” një vendim Gjykate. Aq më pak kur rastet në fjalë janë ende në gjykim. Është i pari rast në historinë e Shqipërisë post-diktatoriale që një Ministër i Brendshëm “gjykon” një vendim Gjykate, dhe nuk e le ta bëjë këtë një Gjykatë më e lartë. 

– Policia e Shtetit të përmbushë detyrat e saj duke bërë sa mundet në parandalimin e krimeve, mes tjerash, si në rastin në fjalë, duke mbajtur në mbikëqyrje personat ende në gjykim. 

– Për verifikimin e shkeljeve procedurale në gjykata, Qeveria të mos aktivizojë Ministrin e Brendshëm, por atë të cilit i përket kjo detyrë, Ministrin e Drejtësisë. 

Në kujdes të pandërprerë për të marrë dhe zbatuar përgjegjësitë e mia si President i Republikës, e siguroj shumicën parlamentare, se do jap të gjithë mbështetjen institucionale në ndërmarrjen sa më parë të reformave të nevojshme në Drejtësi sipas modeleve më të mira evropiane, për rritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit të punës së sistemit gjyqësor. 

Qeveria të ndalë urgjentisht shantazhimin e gjyqtarëve nga Ministri i Brendshëm. 

Qeveria të ndalë urgjentisht sulmet politike ndaj Presidentit të Republikës, roli kryesor i të cilit në këtë mes nuk është t’u përgjigjet letrave të hapura kundër “gjyqtarëve të lidhur me krimin” që të kujtojnë stahanovizmin sovjetik, Daci Bao-t maoceduniane, Fletë Rrufetë enveriste, por ai i garantit për të mos lejuar interferimin e Drejtësisë me pushtetet e tjera, dhe mbrojtjen nga rreziku i kapjes së saj nga grupet e interesit. 

Drejtësia ndreqet duke e respektuar Drejtësinë. Drejtësia ndreqet duke marrë secili përgjegjësitë që i përkasin, pra duke vepruar institucionalisht. Duke denoncuar në Prokurori gjithçka që vlerësohet e padrejtë, e dënueshme, kriminale, etj. 

Ka ardhur koha që më së fundi edhe ne t’i dimë dhe t’i aplikojmë këto të vërteta kaq të thjeshta dhe kaq të dobishme. Ka ardhur koha që në rrugën e vështirë të progresit ne të mos mbyllim, por të hapim korridore Lirie, të mos ngremë, por të sheshojmë pengesat ndaj njëri-tjetrit. 

Të bëjmë çmos ta “drejtojmë” Drejtësinë. Duke mbajtur dhe zbatuar secili përgjegjësitë e veta. Qytetari i pari. Me respektimin e Ligjit, seriozitetin, punën, votën e vet. Pastaj politikani, ligjbërësi, prokurori, gjykatësi, polici etj. 

Shqiptarët kanë dëshmuar se dinë t’i marrin dhe zbatojnë përgjegjësitë. 
Progresi i deritanishëm është prova.

58 komente në “Nishani: Qeveria të ndalë urgjentisht sulmet ndaj Presidentit”

  1. zamo says:

    turp i madh qe presidenti i vendit mbron gjyqtaret qe nxjerrin kriminelet nga burgu,e nuk merret me hetimin e tyre por thjesht behet pale me te dhe sherbetor i mir i sali berishes

    1. partia says:

      o nishan KAPTERI;;;;;;;;;

      ke filluar te besosh qe je president?

      duen shume vite pas teje qe qytetaret

      shqiptare te respektojne presidencen

      KESHTU KATANDISI ME QENJEN TENDE……

    2. Gjoni says:

      Po flet njeriu me padenje i Republlikes, njeri pa vullnet personal dhe pa karakter. Derikur do ta tolerosh o Edi Rama?

    3. Andi says:

      Mire more bastuni i Saliut. Vazhdo perplasjen me shtetin dhe mbeshtetjen e banditeve. Vazhdo rrugen e Berishes, madje prandaj te vuri atje qe te besh gjera te tilla. Je ti ne ate pozite prandaj edhe drejtesia eshte atje ku eshte e mbushur me rrugecer e hajduter e bashkepunetore te krimit. Drejtesia gjithashtu eshte e politizuar. Z. President lexohesh shume qarte, je i politizuar dhe idhnak. Inatin e ke, pervec partise qe mbeshtet, edhe nga fakti qe fotografia e jote u hoq nga zyrat e qeverise. Por kjo nuk eshte nje fenomen vetem shqiptar. Zyrat ne Turqi mbajne Mustafa Qemal Ataturkun ne zyrat e tyre. Eshte me mire te mbahet nje figure e shquar e kombit se sa n je legen si puna e jote qe nuk ke bere asnje akt pozitiv ndaj ketij kombi dhe bashkekombesave te tu. Vetem merr para per udhetimet e tua jashte shtetit per tu argetuar.

    4. Vari Jarin says:

      Ky eshte presidenti me vari Jarin qe ka pas ndonjehere Shqiptaria!!!

      Duroni edhe pak o cuna se do “ngrofi stolin” edhe ky ?

      http://goo.gl/XPVMsB

    5. marin says:

      Qeveria po te jete tamam duhet te kapi per bythe ty mor sakat nga trute, dhe te te hedhe ne plehrat e sale vrasesit.

    6. timo says:

      Nishani është thjesht një mekanizëm rudimentar i pushtetit demode të Saliut dhe nuk përfaqson asgjë tjetër përveç Saliut.

  2. Nastradini says:

    Mirë e ka ky “tetraplegjiku”, gjersa e lënë aty ku është…

  3. miri says:

    ky president cdo dite po na verteton se eshte president i partise demokratike e jo i shqipersise sepse po shkon vetme sipas direktivave qe jep sali berisha e partia demokratike e jo sic i thot detyra per paanshmeeri e per lufte te pa epur mbi krimin e korrupsionin

  4. zhak says:

    kryeministri duke mbrojtur gjyqtaret e korruptuar behet pale me krimin dh ekjo eshte teper e turpshme eshte tepet e frikshme per nje vend demokratik dhe nuk e le me kaq por dhe shan e ofendon ministrin i cili po lufton krimin pa kompromis

  5. Iremila says:

    Mos ja vini veshin z.Nishani se ate urdher i ka dhene babaj.Pastaj me gjysem truri eshte .I lejohe per nivelin arsimor qe ka!

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Ky o eshte jasht realitetit, ose ilacet qe pi e cojne ne nje bote imagjinare..Me ritmin e breshkes do vij drejtesia do vij kur te cohesh ti dhe te besh nje vrap..

  7. Iremila says:

    Merru me DACI BAO-T E SALIUT O NISHAN MAVRIA!

  8. antikrimi says:

    Ky duhet zene prej veshi e do çuar direkt e ne ndonje azil….

  9. fieraku4u says:

    OOOOO JARI IK FUTI NJE TAS ME FASULE DHE PILAF DHE NJE GOT RAKI NGA MBRAPA SE NUK JE PER KETE PUN TI O JAR KAPTERRI.

    JARI TI JE PER DORDOLEC NE NJE FUSH ME MISTER, PER TE TREMBUR SORRAT.

  10. Daku says:

    …ktij jepini noi fizioterapist dhe ishalla ecen vete, por per te tjerrat eshte per ti thon ate shprehjen e vjeter “merre me long se mishi u mbaru”
    Jeni bo edhe ju te Temes si Lir Meta ne parlament me Salen qe e le me fol pa fund si per t’na tregu se c’psikopat eshte, ndaj dhe ju me duket se kastile botoni c’do pacavure te tij si per te then se sa cilimi eshte

  11. er says:

    Jari, i rafte pika Salit, qe te kane nxehur ty! Po mos u merzit mor burre, se nuk e kane seriozisht keta jo, do bejne pak me gjasme, si do tallen me ne “1 milione shuplakat” . Te bejne drejtesi te forte, qe ta hane vete pastaj; mos e dhente Zoti! Ja do bejne caze gilivili! Po ti mos u shqeteso, se te ben dem per shendetin. Se na duhesh edhe ti ashtu ditezi e cope mishi sic je! Na duheni te gjithe majtas e djathtas, te na kujtoni cfare delesh jemi, qe jua shofte Zoti faren, nga i pari tek i fundit, o derra te ndyre blu e roze!

  12. lushi says:

    A ti ma tkeqen l’ala je pall e kaluar palles

  13. kitara e thyer says:

    Nuk kame mundesi te postoj gellbazen per kete lloj presidenti…. te me falni.

  14. Lenci says:

    Pranvera erdhi, ndjeva nje fllad ne futyre vezhgoja zogjte qe fluturonin majtas, djathtas po edhe lart poshte.

    Presidenti i Republikes se Shqiperise
    Bujar Nishani

  15. A.J.Vlora says:

    Pse do i Hash mutin o idjot.

  16. populli says:

    Presidenti pale me krimin, vetem ketu ne Shqiperi ndodh. Turp i madh. Si ka mundesi qe kemi president nje njeri te tille: misherim i te gjitha te keqijave. Urgjentisht duhet shkarkuar – kane votuar kunder tij nje milion votues. Si ka mundesi qe kz i pafytyre qendron ne ate karrike e ka guximin e del kunder shumices se shqiptareve. Ta lumsha b… Sali berisha… e shkaterrove kete vend. Nje here e dogje ne 1997, e tani po e mban pushtetin me force me nishana e sulltana e te tipit nishani.

  17. lufter says:

    Ky i quajtur president as per roje te nje objekti privat nuk eshte i pershtatshem.Ky gjithmone e me teper po behet qesharak e kontradiktor.Ne vend qe te thote dicka per ate katraure gjyqesor qe po behet me katraure nen drejtimin e tije.Kete pergjigje te turpshme per drejtesine qe ka katandisur ja shkrojti Berisha dhe e firmosi Arabi.Le ta dije bota mbare se president koti si ky Nishani Shqiperia nuk ka pasur keto vite te demokatures dhe as do te kete kurre ne te ardhmen.Ky president e ka mbushur kupen se eshte kunder zhvillimit te shqiperise,eshte nen mengenen e Saliut ose ta durojne dhe disa kohe kete bishtizem te pa nevojshem te trasheguar nga prapsia gjithe perfhirese Berisha.

  18. Ueda says:

    Ne vend qe te mbeshtesesh luften kunder krimit ne vend , i del kunder atyre qe e luftojne !! … Si mund te akusosh ministrin se sipas teje ai nuk respekton drejtesine por e ben lemsh ? Ne fakt lemshin me te madh po e ben ti ? . Sa per policine shtetit,ajo po e kryen detyren me se miri ,keshtuqe kursei kritikat drejtuar policise se shtetit . Po ankohesh se qeveria po te sulmon ?? Po ti pse e sulmon qeverine kaq masivisht ne cdo perpjekje te saj per te miren e vendit !!??

  19. SHQIPTARI says:

    Nishan plehra qi qelb Presidencen Shqiptare ,
    shko e hyj ne kananin e plehrave ,beji me ne fund nji sherbim Shqiperise
    nqs e ndjen veten shqipetare.

    Cdo kerkes apo qendrim joti ne Presidenc eshte nji injorim i hapur
    e arbitrar qe i i behet popullit shqiptare dhe vet postit e figures se
    Presidentit te nji vendi .

  20. D. says:

    Mori udhëzime nga PeDe-ja për të folur ky gjysmaku nga trutë e dordoleci në duart e kriminelit Berisha? Rri o trumcak aty i strukur në fole e mos dil, se sa herë që flet vetëm hajvanllëqe nxjerr nga goja e parme që e bërë të barazvershme me atë të pasmen. Idiot e i mangët!

  21. PYETJA says:

    Ku ka qeveri more i shkare,ku ka parlamet? ku ka mazhorance? Se po te kishte sot nuk perdridhje mustaqet ne presidence,por si thote vjersha”
    Prane oxhakut ri Nishani,
    Pi duhan edhe mendon,
    Jashte fryn ushtom murlani
    Brenda tymi te verbon….etj,etj.

  22. _DevilsDaughter_ says:

    Dukesh si pjese trashanike, manipuluese, kritikuese dhe sulmuese ndaj qeverise .. ashtu sikurse opozita . Lere detyren qe ke, sepse te shkon me teper te bashkohesh me pd dhe te kritikosh lirshem ? .
    BRAVO Qeverise per luften kunder korrupsionit ne vend , dhe per cdo gje pozitive qe po behet prej saj .. !!

  23. plaku says:

    Une kam mendimin, se “presidenti yne injorant” duhet ta dinte, se ne kushtetute eshte vene si kusht themelor ndarja dhe pamvaresia e insitucjoneve JO VETEM ne lidhje me prgjegjesine e tyre por edhe SIDOMOS PER KONTROLLIN NHA NJERI TJETRI.
    Dihet, se kush ka fuqi duhet kontrolluar sa me shume nga populli. Mos valle debili president nuk e di kete parim te arte? Me habit fakti qe ne shkrimin e tij presidenti nuk permend faktorin shume te rendesishem sic eshte kontrolli i institucjoneve te pamvaruara.
    “Presidenti injorant” behet shume qesharak kur, tani ne vitin 2014, na permend Dacibaot e Mao Cedunit dhe Flete rrufete e Enverit. Shifet kjarte stili i shkrimeve te Sales ose me mire te themi se Sala ( presideneti “de facto” ) e ka shkruar kete leter pa vlere dhe “presindeti “de juro” vetem se e ka firmosur.

  24. Paqe says:

    ” BURRE SHTETI JO LLAFE”!

  25. lulzimi says:

    Ne gjithe kete tjerrje qe ka bere Presidenti, lidhur me mosmarrjen e pergjegjesive, shembulli tipik, i pa krahesueshem, eshte pikerisht Bujar Nishani.
    Po si more njeri me kapacitet te kufizuar mendor kerkon qe Ministri i brendshem te mos reagoje ndaj atyre gjyqtareve te kapur nga krimi dhe korrupsioni, qe gjakun e djersen e atyre djemve te policise ne luften kunder krimit ta shesin dhe ta blejne sipas interesave te tyre apo te tutoreve te tyre dhe te tuat.
    Fute ne trurin tend sakat se gjyqtaret nuk jane te pamvarur nga ligji e kushtetuta. Pikerisht ligji e kushtetuta te kane caktuar ty qe te mos lejosh te ndodhin keto cudira me gjyqtaret. Kjo eshte pergjegjesia qe ju duhet te merrni e te mbani pasi ju jeni caktuar ne krye te “qeverise se drejtesise”. Eshte kjo aryeja e thjeshte perse ministri i brendshem ju drejtohet juve, qe te vini rregull ne juridiksionin tuaj.
    Shkrimin tuaj e konsideroje autodemaskues. Ju keni kopjuar diku disa parime te demokracise por nuk keni arritur ta kuptoni se ato qe keni shkruar ju nxjerrin ju ne radhe te pare zbuluar.
    Merrni pergjegjesite e postit te presidentit sa nuk eshte vone

  26. europiani says:

    ky eshte turpi i Drejtesise – pse nuk e shkarkoni kete debil te lindur!!!

    Na e ka lene shpellari per turp ne krye te Drejtesise.

    Ky eshte aq idiot sa te respektojme gjyqtaret kriminele!!!

  27. ari says:

    E papare, ky duhet vizituar te mjeku….. Mendoj qe ky person nuk eshte normal… A e mbani mend kur ju shanti ate qoftexhiun e OSBE-se…Po jo ore ai ishte lule para Jarit,,,

  28. ushtaraku says:

    Zoti Baze. A ka mundesi te me shpjegosh nje detaj “fare te vockel” – si ka mundesi qe te gjitha te ashtuquajuart komente behen pa patur aspak lidhje me artikullin, por vetem duke share rrugaçerisht me nje fjalor teper te ndyre per nje media qe e heq veten luftetare te emancipimit te shoqerise, dhe askund, ne asnje fjale apo rrjesht nuk gjen asgje per ato qe ngrihen aty. Dhe kjo ndodh pothuaj ne te gjitha shkrimet e mdeias tuaj.Jane gjithnje pothuaj te njejtit “komentues” qe duket sikur jane ne gare te vazhdueshme se kush e kush te shaje me ndyre e me fjale me te pista.???????????

  29. VPTR says:

    Ky pall qe eshte fatkeqesisht president, ku ishte kur shefi i tij , Salefamekeqi sulmonte dhe shante si rrugac e gojeshthurrur presidenetet e meparshem.

  30. tolo says:

    More<zoti presidente, populli po thote se drejtesia eshte me korruptuara ne ketevend, nderkombetaret po thone te njejten gje, si dhe maxhoranca po thote qe sistemi i drejtesise eshte me i korruptuari, mbasi(drejtesia) nuk denon vrases qofshin keta edhe vrases te policise dhe politikaneve, mbasi nuk po denon trafikante kombetare dhe nderkombetare.
    Vetem ty si presidente dhe partise Demokratike nuk ju renka ne sy korruptimi deri ne inkriminim te drejtesise shqiptare. Ku deri tani ke me miliona Euro qe gjykata e Strasburgut me te drejte do tua jape shqiptareve keto leke te mohuara deri tani nga drejtesia qe ti drejton.O Nishan per ty,Salen dhe tuajet ajo drejtesi eshte sic duhet , mbasi ty te ka dhen prona me te drejte e pa te drejte mbasi Salen dhete tijet nuk i ka ndeshkuar kaq e kaq here kur duheshin ndeshkuar.Per ty o Jari drejtesia eshte si ai gomari qe qellon me shkelma e rendesishme eshte qe nga ty dhe Sala gomari te kete koken dhe jo bythen kete te fundit ta kete nga populli per ti dhen shqelmat.

  31. Besiana Gushi says:

    A TU PER TU ME “PRESIDENTIN”

    Te vura ne thonjeza sepse me qendrimet tuaja nuk ke qene e nuk do te jesh kurre presindenti i im dhe as i miljona shqiptareve qe nuk te kane zgjedhur.
    Duke filluar nga nderrimi i emrit qe ke bere ne kete sketerre vitesh te tranzicionit, nga letrat urdheruese qe ke shkruar per pushimin e dhjetera punonjesve jo aderues te filozofise tende, nga punesimi i privilegjuar i bashkeshortes pa konkurs e jashte rregullave e ligjeve ne Banken e Shqiperise te drejtuar nga gangsteri Fullani, nga kokefortesia ne mbrojtjen e gjeneraleve, ambasadoreve, prokuroreve e gjyqtareve e te tjera figurave ne postet kyçe te drejtimit te shtetit edhe pse ne konflikt te hapur me etiken e moralit te paster e te pa anshmerise ne karrieren e tyre pushtet ushtruese.

    Edhe mund te kesh te drejte, ne se do flisnim per nje vend normal, ku perplasjet djathtiste-majtiste mund te inkuadrohen ne dialektiken e paster te ideve konkuruese te gjetjeve origjinale te zhvillimit te ardheshem te shoqerise. Por bashkejetesa shtet-shkaterruese e gjithe ketyre viteve, sygjerojne nje kendveshtrimi krejt te ndryshem nga sa pershkruan ti per rigjetjen e konsensusit dy partiak ne sherbim te kauzes mbareshqiptare te pranimit ne BE.

    Le te marrim daljen me te fundit te zedhenesit tend ne KLD per ngjarjen makabre te vrasjes se nje killeri profesionist siç ishte Nika, per te cilen pergjerohesh e kerkon te shitesh si farisej i humanizmit te pa ndotur, si engjell qiell-ardhur ne boten pa mekate.

    Elis Kuçi, si spurdhjak i teorive kospiracioniste te te vetequajturve pishtare te drejtesise, te cilin aq shume e misheron, percjell nje mesazh kriminal e neperkembes per restaurimin e drejtesise ne vendin tone.

    Po ti hedhesh nje sy vendimit te Gjykates se Apelit, per rastin e lirimit te Nikes, ne shikim te pare vendimi duket si tejet i drejte. Mungesa e nje ligji per kohen maksimale te dhenjes se nje deshmie, sipas arsyetimit te ketyre paladineve ligj krijues te Gjykates se Apelit, bazohet ne nje llogjike te paster (de jure), por siç tregon edhe historia e tere ketyre viteve te tranzicionit, si baze e mundeshme mund te jete korrupsioni (de facto) qe te gjithe nevojtaret, qe per vete kompleksitetin e jetes jane te detyruar te perplasen ne dyert e drejtesise, e mbartin ne kurrin e tyre.

    Kalimi i “gjetjes se fajtorit” ne duart e Ministrit te Drejtesise, ben pjese ne kete loje te rrezikeshme qe vazhdon te masakroje te drejten dhe pritshmerine e shqiptareve per te patur drejtesi te paster. Dihet qe llogjika e korruptuar e gjykatesve te Apelit, ne marrjen e nje vendimi te tille, nuk ka skkelur ligjin, sepse ai mungon.

    Ne nje drejtesi te drejte nje arsyetim i tille eshte edhe i pranueshem, por jo per rastin konkret: gjyqtaret si ne mijra raste te tjera kane vene ne plan te pare interesat e tyre te ndyra te pasurimit personal me çdo kusht e mjet edhe ne kundershtim te hapur me llogjiken e paster.

    Dhe sikur te mos mjaftonte ky rast, nxorren edhe marjoneten tende mediatike, Elis Kuçi, te sfidoje Ministrine e Drejtesise per kallzim ligj-shkeles te klanit kriminal te sh-drejtesise, qe shume me pasion e mbroni dhe perfaqesoni.

    Dhe me kete “esse hipokrizie” kerkon te perforcosh edhe me shume kete arrogance jashte qytetare te nje rrugaçi plenprishes, duke shfrytezuar edhe figuren mediokre te Saimir Taririt te muhametgjollesheve te koheve qe shkuan.

    Morali i stilit enveroxhist te hakmarrjes e mposhtjes se “armiqve tuaj” me te cilin je edukuar e rritur nuk mund te ringjallet ne Shqiperine e shekullit te 21-te. Perpjekjet per tu shitur si modern e largèpames nxjerrin me ne pah keqedashesine qe te bren ne thellesine e shpirtit aventurier e antishqiptar qe te mban frymen gjalle.

    Edhe Elvis Çefa pak dite me pare u prenoncua me frazen “Integriteti profesional i gjyqtarit eshte i lidhur me pagen qe merr”, duke vazhduar te sfidoje nje popull te tere me lojen e ping-pongut, duke kerkuar ti lere kopilin tek dera ministrit e kryeministrit te turnit.

    Nuk mund te quhet ndryshe vetem llogjike gangsteresh kriminale qe luftojne drejtesine nga podiumet me te larta te saj, duke filluar nga vete dordolecizmi qe te karakterizon – lartmadheria juaj Bujar Nishani.

    Prandaj do te te keshilloja: nese pretendon te jesh ai qe kerkon te shitesh e nese me te vertete do qe shqiptaret te te shohin me respekt dhe mirenjohje, reflekto pak me shume edhe per te miren e popullit sovran te cilin arbitrarisht e perfaqeson, sepse nuk te ka zgjedhur e nuk mund te te zgjedhe per te kaluaren tende, per te tashmen konflikt-kerkuese e per te ardhmen e erret qe mund ti shkaktosh endrrave te shqiptareve per te jetuar me mire duke u pranuar ne gjirin e BE-se.

    1. Brusko says:

      –VERONIKA —

      Shkrimi me pelqeu ,eshte i nje niveli te kenaqshem,po mos e mbroje kaq shume kete Ministrin e Drejtesise se eshte i hale-ances.

  32. LORA says:

    Po pohimet e djeshme te ekspetit britanik ,Joshua Rozenberg,sulme politike ishin more rrota jarit???????
    S’ta mban suma t’i pergjigjesh kesaj te vertete perveluese,qe ka ty pergjegjes kryesor si mender-kreu i KLD-se e na ben kete carcafin me siper,me te dhjerat e dr.mortjes.
    Kur ti mender-president nuk e kupton qe je i urryer,je turpi i vetes dhe karriges qe mban, dhe si i tille duhet te dorehiqesh urgjentisht,,,,,,atehere kjo per mua do te thote se je perafersisht njesoj i inkriminuar me nahijen e ngushte brekedhjere.Rrjedhimisht ti duhesh perzene.Je nje sakat mendor ,moral dhe fizik qe i jep vetem shemti dhe turp insitucionit te peresidentit.Tash,qe nga 23 qershori je duke e inkriminuar perdite kete institucion
    Ti rrota jarit,duhesh P E R Z E N E.

  33. Labi-Boston says:

    O Koqe Nishani, ti po te kesh dy gram mend dhe e do vertet ate vend jep dorheqjen dhe te gjitha gjerat rregullohen.Por ti je nje debil ne dore te idiotit plak.

  34. viktoria says:

    Presidenti urgjentisht te pavaresonet dhe te filloje te kryeje detyrat e veta!

  35. llapaqen says:

    Pyete per Z. Rama dhe 1 milione votues qe votuan per Rilindje:

    Cila eshte procedura ligjore per te hequr nje President qe pengon vazhdimisht Rilindjen per te cilen votuam? Votat i kemi, perse nuk paraqitet nje mosbesim per kete palo president qe ne menyre te hapur del i del ne krahe korrupsionit e krimit?

  36. teuta says:

    Ore president idiot,kush nuk e di se institucioni me kriminal ne Shqiperi eshte drejesia,atehere kush duhet te pergjigjet se pari per pa drejtesite, qe u behen shqiptareve nga drejtesia, more tutkun ,more cyryk jo vetem nga gjymtyret por edhe nga mendja?

  37. E verteta says:

    Z. Bujar mos e merr me te nxehur,nuk je ti ai qe perfaqeson unitetin e popullit por ai qe ka zgjedhur poipulli me vote plebishitare o tutkun esapi.Po si nuk more veshe nje here more tru thare,po leri more keto por jep dorheqen qe te shpetoshe ndonje fije dinjiteti se per ndryshje ike per Lesh o qytetari Bujar Nishani.Leri pordhet ik tani se mjafte u more me drejtesine se u lodhe shume dhe tani ke nevoje per pushime.

  38. Kruja says:

    O Gomar qe te kane ulur ne ate karrige, Jep doreheqe ose kembeheqie, ke ngulur kembet ne balte gomar dhe nuk ben as tu as tutje sic thoshin pleqte qemoti.

  39. Kely J. Andress says:

    A e dini pse na shkojne punet kaq keq ne shqiptareve ? Sepse Presidentin e kemi te mete fizikisht, Kryeministrin e kemi te mete shpirterisht, Kryetarin e opozites (Saliun) e kemi te mete menderisht dhe Kryeparlamentarin e kemi te mete siç ka emrin………

  40. Bentirona says:

    Jeni 2 presidentet me te paskrupullt ne historine e SHQIPERISE ti dhe vrasesi berisha.

  41. Korabi says:

    Vari jarin ketij muhabeti..

  42. Kruja says:

    O jari po c’fare trapin ke shruar ashtu o mjeran! Po behesh edhe filozof (dashamires i dijes) duke kopjuar citate andej ketej per demokracine, shtetin, drejtesine e te tjera qe kur dalin nga tyja jane pallavra llogje kavaje.

    O jari, po c’fare i pandeh ti shqiptaret more gomar gomari?! Si veten tende militant politik?! Cfare pandeh ti mjeran se President te ben ndonje hartim per demokracine dhe pallavra si keto?

    Jari po pretendon shume. Do te dukesh si filozof teoricien i madh, Philosopher-King d.m.th. Sundues i Pagabueshem qe meriton nje Shtet te Se Drejtes se Kulluar Hyjnore.

    O sakat mendor, deklaro doreheqien se je bere legen haleje.

  43. butroja says:

    ky este mumje egjypti

  44. dajti says:

    Turp qe je ne kete vend kur Shqiperia te marre statusin ne qershor. Je bere pale me te gjithe te korruptuarit ne te gjitha sistemet qe mendon se i ke nen sqetll.
    Mos harro ke kunder NJE MILION shqiptare.

  45. hajdari says:

    o jari hajdari

  46. hajdari says:

    per tu bere ushtar duhet raport mjeko ligjor po per president a nuk duhet nje gje e tille

  47. shiaksi says:

    po del kundra qeveris,merr pak shembull nga ish presidenti i nderuar BAMIR TOPI

  48. Noli says:

    Nuk e meriton Shqiperia te kete presidentin ne kete nivel.Bujari nuk kupton se nuk ka stature per President. Turp per ata qe e zgjodhen dhe keta qe vazhdojne ta mbajne Bujarin ne ktye te Shtetit.

  49. Noli says:

    Nuk e meriton Shqiperia te kete presidentin ne kete nivel.Bujari nuk kupton se nuk ka stature per President. Turp per ata qe e zgjodhen dhe keta qe vazhdojne ta mbajne Bujarin ne krye te Shtetit.

  50. qytetar says:

    Presidenti duhet te jap dorheqje.
    Ai e di mire perse duhet ta jape.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje