Qeveria shqiptare i kërkon autoriteteve greke, përmes ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në burg, ku si pasojë e torturave humbi jetën Ilia Kareli.
Nga salla e Kuvendit, Naço tha se do të kërkojë të dhëna të plota për këtë ngjarje.
“Të nderuar zotërinj deputetë, të nderuar shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, të gjithë jeni në dijeni të rastit të rëndë të keqtrajtimit dhe trajtimit çnjerëzor që shkaktoi vdekjen e një të burgosuri shqiptar, Ilia Kareli, në burgun grek të Malandrinos. Ky rast, i cili tronditi thellë opinionin shqiptar, atë grek dhe ndërkombëtar, duhet të shërbejë si një moment reflektimi për vëmendjen që duhet t’i kushtohet sistemit në tërësi dhe veçanërisht trajtimit të të dënuarve me burg, të paraburgosjes dhe policisë së burgjeve. Unë sot garantoj publikisht se si ministër i Drejtësisë menjëherë i kam kërkuar dhe marrë informacionet nga autoritetet gjyqësore greke që çështja të hetohet dhe gjykohet në një kohë sa më të shpejtë, duke shërbyer si një shembull në dhënien e drejtësisë”, tha Naço.
Shteti shqiptar nuk kërkon hakmarrje, tha më tej Naço, duke kërkuar që autoritetet gjyqësore greke të bëjnë drejtësi. Ministri ka inkurajuar të gjithë të burgosurit që vuajnë dënimin brenda dhe jashtë vendit, të dënojnë të gjitha rastet që bien ndesh me konventën ndërkombëtare të mbrojtave të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, sigurisht që ne kërkojmë drejtësi nga autoritetet gjyqësore greke. Gjithashtu u kam kërkuar partnerëve tanë ndërkombëtarë që t’i kushtojnë një vëmendje dhe të monitorojnë nga afër këtë ngjarje sa tronditëse, por dhe aq të paprecedent në sistemin penitenciar. Ne përsëri nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi nga autoritetet gjyqësore greke. Si ministër i Drejtësisë në çdo rast do të dënoj aktet degraduese të trajtimit çnjerëzor dhe torturës dhe shpreh vendosmërinë time se do të merren të gjitha masat për parandalimin e këtyre ngjarjeve që askush të mos ketë kurajon të ndërmarrë veprime të tilla që nga punonjësi më i thjeshtë deri tek zyrtari më i lartë. Inkurajoj të gjithë institucionet, shoqërinë civile, por dhe çdo person që vuan dënimin brenda dhe jashtë vendit që të denoncojë rastet që bien ndesh me konventën ndërkombëtare të mbrojtave të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, u shpreh ministri i Drejtësisë.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili theksoi se është e rëndësishme që barbarët që torturojnë shqiptarët të dënohen.
Ndërkohë deputeti demokrat, Gert Bogdani, kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor të përbashkët për ngjarjen, por ideja u kundërshtua nga ligjvënësi socialist Braçe, sipas të cilit një kërkesë e tillë është e pakuptimtë dhe ky komision nuk do të mund të zbardhë asgjë.
Ik or trap
Ata U mblodhen shtetshe policnisht, group bashk dhe e vran shqiptarin live Para kamerave nen tortur disa orshe,vaj hallit c bejn mceftas;dhe askush s ka me u denu,
e ca ka bo ai I shkreti,ka vjedh. ca rroba dhe carcaf..
po greket qe kan gjys shekulli qe vjedhin europen shtetnisht,dhe vec tash u moren vesht qe falimentun.po atyre pra ca duhet me ju bo.per ato dhjetra qindar miljarda qe kan vjedh brukselit.
ata greket pra duhen shtyp me rryl kombnisht! dhe nen tortur te desin,sipas saj sjelljes se policve te tyre karshi shqiptarit te pambrojt.
Tani po e degjoj kete Nacon dhe ky flet si ne kohe te Dulles, duke perdorur termat _qe …Drejtesia greke te reflektoje ” ..looooooool
C’eshte ky deficent qe nuk di c’thote ?
Ti drejtesi nuk mund te kerkosh nga greku sepse ate krim e beri shteti grek, nuk e bene individet pa pushtet
Drejtesine qeveria shqitpare duhet ta kerkoje ne EU–
Atje te ngrihet me force ceshtja e tortures qe Shteti grek perdor ne burgjet e tij kunder shqiptareve ne vecanti
Dhuna ne burgjet greke perdoret vetem kunder shqitpareve, ndaj shteti shqiptar
duhet te mari masa duke sensibilizuar Strasburgun, jo duke folur si Naco qe ti lutemi grekut te reflektoje …
Po Opozita perse nuk e trajton ceshtjen ne EU , ca opozite qenka kjo ?
Raimond,
shqiptari i ndjere jetonte ne Greqi dhe ishte i konvertu ne grek,me ose pa deshir.Ai ishte nje kriminel dhe po vuante denimin ne burgjet greke,ashtu si qindra shqiptar te tjere.
Ai vrau gardianin e burgut dhe kuptohet qe shoket e gardianit u hakmorren per te duke e torturuar deri ne vdekje shqiptarin.
Pra GARDIANET jane po aq KRIMINELA sa dhe shqiptari.
Duket se Ligji ne nje vend demokratik si Greqia zevendesohet nga iniciativa dhe ushtrimi i dhunes nga gardianet te cilet bejne shtetin.
Me e ndershme do te ishte vendosja e DENIMIT me VDEKJE ndaj KRIMINELAVE sesa poshtrimi dhe degjenerimi qe i behet nje burri te lidhur me pranga dhe i masakruar si ne mesjete nga 10 gardiane.
Sido qe te jete per mua Shqiptari eshte fitues dhe shkroi histori per ata qindra shqiptar qe vuajne ne burgjet greke dhe trajtohen ne menyre çnjerzore nga gardianet dhe policia greke.
Shteti shqiptar duhet te interesohet per djemte dhe bijat e tij,por kur ata kryejn nje krim ne toke te huaj ,shteti shqiptar eshte i pafuqishem.
Drejtsia dhe Media greke po bejne detyren dhe kjo tregon se ne si shtet shqiptar jemi shum larg Greqise,nderkohe qe trupi i Remzi Hoxhes i masakruar,pasie e vrane eshte zhdukur ne menyre kanibale nga vet gardianet dhe policia shqiptare.
shko meso shqipen o vella, se nuk te mora vesh asnje presje.
ti vëlai shko meso greqishten,por jo si lefteriloqa qe e shkruan gjithe gabime,por ta mesoç tamam hhahahahahahahah hajd te keqen janulla
ti “tironci” qe ke qef tourkofagun sidomos kur ulëret:o zikeeeeeeeeee,(se ti me duket ke qef edhe ziken)…,nuk e di se pse kam pershtypjen se je nje nga keto baxhellat qe komentojne tek lifestyle qe nuk ju hiqet dot llulla e Netit nga goja…ke parasysh!
Ceshtja duhet te shtrohet perpara Parlamentit Europian, sepse Greqia ne kete menyre ka thyer konventat per te drejtat e njeriut ne menyre te qellimeshme
Ndaj keta depduetet qe hiqen keshtu si patriote me Brace dhe m Bogdanin, duhet ta cojne ceshtjen ne EU , se Greqia eshte nje shtet i EU-se dhe eprdor torturen –Kjo eshte skandaloze
SHQIPERIA DUHET TE KORKOJE LLOGARI NJE ME NJE E TE NGREJE ZERIN, DHE TE INSTISTOJ QE ATA QE KAN BERE KETE KRIM BARBAR TE MARRIN DINIMIN E MERITUAR.
PER ATE KRIM QE KISHTE BERE, ILIA TE MERRTE DENIMIN ME BURG POR JOT TI MERRESH JETA NE KETE MENYRE BARBARE.
NUK MUND TE LEJOJME QE PERSONALITETI I SHQIPTARVE TE PERDHOSET.
per ata 4 ”kokepalare”qe u vrane nga islamiku Berisha,kerkove ndihmen e miqeve nderkombetare [Turkie,Boznia,Irak,Baghladesh etj]…!?
Raimond Vlonjati, ndaj ekzakt te njejtin mendim me ju.
Krimin e kreu shteti grek. Ai shtet mund te beje c’fare te doje me gardianet e tij por fajin e krimit nuk e shlyen dot vete. Nuk mund te denoje krimin e vet krimineli qe e ka kryer. Po te ishte keshtu i binte qe te mos kishte gjykata.
Shteti yne duhet ti drejtohet urgjentisht Strasburgut.
Nje pyetje per Nacon:
A mendon se eshte e garantuar jeta dhe integriteti i te burgosurve shqiptare ne burgjet greke?
A nuk ke marre persiper nje pergjegjesi qe ka shume te ngjare te te beje bashkefajtor per mos garantimin e jetes se te burgosurve ne burgjet greke?
Ti drejtohesh shtetit grek te jape drejtesi per krimin qe ka kryer vete eshte nje absurditet i plote dhe duhet te te vije turp si Minister i Drejtesise se Shqiperise.
Ceshtja “Kareli” turperon cdo popull, edhe popullin grek e turperon shume. Shikoni mediat e tyre si reagojne sepse duan te bejne cmos qe ai turp te ulet sadopak. Mediat, populli grek jane turperuar. POR JO SHTETI GREK! Nese ndihej i turperuar tashme Kryeministri duhet te kishte dhene doreheqie absolute bashke me ministrin e rendit dhe gjithe zinxhirin pergjegjes shteteror. Pastaj mund te mendonim se gjykata greke ishte i lire te jepte nje denim dhe te pasohej me nje FSHESE te MADHE anti-raciste qe do te duhej te fshinte te gjithe sistemin e tyre.
A e ke menduar zoti Naco se c’fare pergjegjesie ke marre ne kurriz? Ke marre ne kurriz jeten e shume shqiptareve qe tashme kane vdekur nga dora kriminale e shtetit grek dhe qe neser do te vdesin perseri ne duart e pergjakura te tortures neper burgjet greke te mbushura plot e per plot me gradiane dhe oficere raciste.
Por sic dihet, shtetaret tane jane te kompleksuar nga barra e fajit qe vete kane kryer duke vrare qytetaret e tyre ne shesh.
Ky Turkofagus, nje filogrek, thote te Verteten kur i drejton gishtin shtetit shqiptar se si mund te kerkoje drejtesi nga nje shtet tjeter nderkohe qe nuk i jep drejtesine 4 familjeve shqiptare te cilat u vrane nga dora e shtetit shqiptar ne mes te dites me diell dhe ne syte e te gjithe popullit.
Turkofagus, sidoqofte, ‘harron’ se ketu kemi te bejme me dy standarte krejt te ndryshme. Shteti shqiptar i vret qytetaret e vet dhe nuk i denon dot kriminelet POR SHTETI SHQIPTAR PRANDAJ ESHTE JASHTE EUROPES dhe nuk merr dot jo me anetaresim por as kandidim nuk i jepet me te drejte.
POR SHTETI GREK, anetar me te drejta te plota ne BE, si do ti jape pergjigje opinionit shqiptar dhe atij boteror per shkeljen sistematike te te drejtave themelore te te burgosurve, sidomos atyre shqiptare, neper burgjet greke?
MOS VALLE HARROJME SE KJO S’ESHTE GJE TJETER VECSE NJE FORME E LUFTES KLASIKE POR E PASHPALLUR NGA ANA E SHTETIT GREK KUNDER SHQIPERISE.
Europa dhe ShBA duhet te mbajne qendrimin e duhur pasi shteti grek ka degjeruar ne racizem dhe diktature.
Nasip Naco te kerkoje drejtesi per te vraret ne Gerdec dhe per 21-Janarin dhe pastaj te merret me te tjerat!
per te qeshur eshte fatkeqesisht perballe tragjedise horror qe perjetohet ne burgjet greke dhe nga ana tjeter shtetit shqiptar qe vret qytetaret e vet.
Prandaj behet edhe me urgjente tranformimi me rrenje i sistemit te drejtesise ne Shqiperi pasi ai sistem nuk po vret vetem ne Shqiperi por edhe ne Greqi, Itali e mbase edhe gjetke.
SHTETI GREK nuk justifikohet dot kurren e kurres. Ka firmosur standartet me te larta nderkombetare qe GARANTOJNE DREJTESI. Por tani vjen koha qe te ballafaqohemi me te VERTETEN.
Dhe e VERTETA eshte kunder Greqise, fatkeqesisht. Si do dalin greket te thone qe ne i kemi firmosur standartet me te larta boterore te demokracise, jemi anetare te BE, por ne burgjet tona ka ‘raste’ te torrtures!!!!!!!!!!!!
KJO TURPERON CDO POPULL qe e ka ose nuk e ka shtetin e vet ne BE. Por kjo turperon edhe te gjitha shtetet qe jane ne BE.
TURP NDAJ POPULLIT GREK I PANJOHUR NDONJEHERE NE KOHET MODERNE qe i ‘dhurohet’ nga shteti i tij.
ku eshte turkofaggot qe na thot ne korrake? pse si shikon taktikat e xaxhiqistanit aka greQI qe jan nje soj me ato te talibanve? ska gje se do ta gjejm edhe ate dhe do ta shikojm pasaj sa trim eshte.. sepse trim mbrapa ekranit jemi te gjithe sidomos grekt
Gjykata greke ka te drejte qe ta denonte Karelin me pushkatim se ai vrau policin, por grekerit nuk kane te drejte ta trajtojne te burgosurin si kanibale. Ky veprim tregon se sa mbrapa eshte Greqia ne kulture, mentalitet, ne sistem drejtesie, etj. Eshte interesante se grekerit e mbajne veten si qendra e civilizimit, por jane si ajo molla e kalbur perbrenda.