Para disa kohësh, kur në Tiranë u arrestua një person i dyshuar për pedofili dhe për vrasjen e një fëmije, opinioni publik u shokua.
Ardian Prrenjasi akuzohej se kishte vrarë Julian Çelën, por trupi i djaloshit nuk u gjet kurrë, duke bërë që ndaj tij të ngrihej vetëm akuza për marrëdhënie seksuale më të mitur.
Prokuroria ka kërkuar sot 25 vite burg për të.
Në atë kohë kur u arrestua Ardian Prrenjasi, u tha se po të ishte vepruar më shpejt, ndoshta Julian Çela do kishte pasur një tjetër fat.
Edhe pse Ardian Prrenjasi kishte pasur disa precedentë dhe dënime për pedofili, për ditë të tëra askush në prokurori e polici nuk të thoshte gjë të saktë për historikun e tij të abuzimeve.
Në këtë rrumpallë informacioni, një regjistër me njerëzit me precedentë penale do kishte bërë që ditën kur u raportua humbja e vogëlushit, policët të kishin hedhur së paku dyshime tek pedofili që jetonte në atë zonë.
Por Prrenjasi nuk u ngacmua dhe nëna e Julian Çelës dilte deri në Kosovë për të kërkuar djalin, se i kishin thënë se e kishin parë andej.
Por monstrën e kishte pak hapa larg shtëpisë.
Sikur të mos mjaftojë kjo, sot qindra të burgosur u liruan nga qelitë falë një amnistie.
Një prejt tyre doli përpara kamerave dhe tha se ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur, por u lirua.
Nëse kjo është e vërtetë, bashkë me dyshimet se ai nuk është pedofili i vetëm që është liruar, ky do ishte një skandal i madh që tregon se sa pak i vlerësojmë fëmijët dhe shëndetin e tyre në vendin tonë.
Ishte shume e trishtueshme aq sa cinike, qe ne median kombetare Klan dhe ne TV News24(media te djathta,perkrahese se politikes te PD) e kishin fokusuar kroniken tek vepra penale e kryer nga ish i burgosuri, kjo per t’i treguar shikuesit se, ja cilet jane keta qe perfituan aministine, ne nje kohe qe e majta eshte ne qeverisje. Por ne TV Top Channel (stacion televiziv qe perkrah hapur qeverisjen e majte), kronika ishte e fokusuar te ndjesia, pra perqafimet mes familjaresh pas daljes nga qelite e burgut. Ne bindje jam e majte por, veshi mu vra teksa degjova qe nga burgu i sigurise se larte ne Drenove u liruan 88 persona. U ligshtova kur degjova ne kroniken e TV KLAN qe nje baba kishte shkuar te priste te birin, i cili sic tha ai, ishte ne burg se kishte kryer marredhenie seksuale me femije/ Po aq u trishtova kur degjova dhe nje ”mashkull” qe po per te njejten veper penale ishte denuar, edhe ku-kjo (e kishte te shkruar ne balle qe kishte prirje te ndaj seksit femer) llastohej para kameras se ishte i lumtur qe u lirua dhe, qe nuk i beri pershtypje qe ishte denuar per pedofili. Madje madje, kur e pyeti gazetari se i kishte vlejtur ndopak burgu u pergjigj’ ”Po nje cik….”. E kuptoni sa ishte penduar pedofili tashme i lire neper rruget tona??? Ky eshte turp per ata qe lirojne nje kontigjent te tille ashtu, sic eshte turp edhe per shume te tjere tashme te lire, vuanin denimin per vrasje apo vjedhje. Ndoshta opozita duhet te ngrinte zerin sot ne sallen e parlamentit dhe te kerkonte komision hetimor per keta ish te burgosur. Po po, komision hetimor, pasi keshtu cdo kush prej nesh ka te drejte te thote se, ne kete mes ka luajtur leku i madh. E them kete me bindje te plote pasi, nje vrases, pedofil, perdhunes, hajdut nuk e harrojne kurre zanatin e vjeter. Ama mua me lind e drejta te mendoj se, dhe vete opozita ehste perlyer me vete presidentin e Republikes qe ka firmosur aministite. Duhet nje analize per kriteret e perzgjedhjes se ketyre ish te burgosurve dhe, cili model u more per aministine e tyre. Kjo vlen edhe per ministrine e Drejtesise….
bukur
Nese kane perfshire edhe pedofilet ne faljen e bere kjo tregon se shteti eshte kot fare nuk ka asnje rregull drejtim apo objektiv.do te ishte turp I madh.ata edhe keshtu denohen pak e vendi I ka shumicen e te miturve te abuzuar seksualisht.Shqiperie e dhjere pa asnje objektiv modern qytetar e njerezor.
Ata qe jane liruar me hesape ndaj individit e gjejne vendin shpejt dhe qeveria le te liroje vendet per te tjere.Sa turp do te ishte suikur te degjonim tanim e tutje mandatat e hakmarrjes njezore.Ligji dhe ndeshkimi jane nje kurore qe sjellin paqesdi ne jeten shoqerore e shteterore.Kush mohon kete fakt,ndjell vllavrasje…
Fajin e kane humbamenot qe i thone vetes baba. Pse nuk ja fusin vetes me mire !
Shume e vertete Tema. U shokova dje kur degjova ne edicionin e lajmeve nje te denuar i cili kish perfituar nga amnistia dhe i cili ish denuar per marredhenie seksuale me te mitur. Falenderoj shtetin-tha buzagaz. Tani ose shteti do hedhur ne ere, ose ai duhet zhdukur nga faqja e dheut. Me ben pershtypje valle me se po merren keto OJQ-te qe cajne mediat per tema vulgare dhe pa pike interesi e ne nje rast te tille heshtin !!!! Turp dhe tmerr. Siç duket shteti ka vendosur qe familjareve te cileve keto monstra i kane shkaterruar jeten e femijeve, t’jua dergoj serish perpara dyerve te shtepise, qe njerezit te vriten njeri me tjetrin e shteti vete te bej sehir! Ah dhe here pas here te bej edhe ndonje amnisti….
Artikull i sakte dhe relist! Nuk ke c’pret nga nje shtet ku nuk di ku ka koken!
Shqetesimi qytetar eshte shume i drejte,per arsyen e vetme se disa vepra penale nuk duhen amnistuar kurre.Kjo per shkak te rrezikshmerise, por dhe te perhapjes se tyre ne kohe.
Politikanet tane grinden per kompetencat se kush duhet te propozoj per aministi dhe japin vetem urdhera specialisteve, duke e tjerrur ligjin si e si qe te perfitojne disa monstra te tilla, disa te kamur, e disa kriminele.Keta politikan bashke me disa monstra gjyqtaresh kane degjeneruar drejtesine.Turp, njemije here turp.