Bie kërkesa për heqjen e licencës së avokatit/ Ngjela: Pati presion publik

10 Prill 2014, 19:03Politika TEMA

Dhoma e Avokatisë ka rrëzuar kërkesën për heqjen e licencës së avokatit për Spartak Ngjelën.

Heqja e licencës u kërkua nga ankimuesi Josif Micka, i cili pretendon se avokati Ngjela nuk e ka përfaqësuar në gjyq, raporton News24.

“Pagova lekët dhe avokati Ngjela nuk u paraqit në gjyq. Ky njeri, i lindur i shthurur, që ndenji 16 vite në burg, duhet të vazhdonte të qëndronte atje. Si mund të fitojë një peshk i vogël siç jam unë? Unë do e ndjek në rrugë ligjore. Spartak Ngjela nuk do e ketë të gjatë se fitoi duelin me mua, por ka më në vazhdim”, tha ankimuesi.

Nga ana e tij, avokati Spartak Ngjela tha se një gjyq që ka marrë përsipër Niçka, e ka fituar. Ndërsa sa për gjyqin që pretendon ankimuesi, Ngjela tha se nuk ka lidhje me të.

“Gjyqi që pretendon ankimuesi nuk ka lidhje me mua. Gjyqin që unë mora përsipër, ai e ka fituar.

Kërkesa u rrëzua sepse janë bërë presione publike. Siç do shikoni edhe në argumentat e mia, ky presion publik është tentativë vjedhje.

Unë, që mos ta çoj çështjen deri në fund, i kërkoj të kërkojë falje publike, ndryshe do e padis penalisht. Të qetësohet dhe të kërkojë falje publike, që mos ta çoj problemin më tej,” theksoi Ngjela.

7 komente në “Bie kërkesa për heqjen e licencës së avokatit/ Ngjela: Pati presion publik”

  1. Deda says:

    Me pelqen avokat Ngjela se ja ka perplasur ne fytyre Sali Shpellar-it vetem kaq.

    1. neda says:

      Sikur ne parlamentin shqiptar te kishim te pakten 10 deputet me cilesit e avokat Negjeles, te cilet sigurisht do te kishin ndikim ne vendimarrje, sepse kete kategori nuk e ve dote ne rresht sepse jane njerz te lire dhe te afte, parlamenti shqiptar sote do ishte shume me ndryshe, me ligje shume me te perparuara, me nje president te te gjithe shqiptareve, me nje gjyqesor ne vendin qe i takon,me nje korrupsion ne limite minimale etj.etj me nje opozite te pergjegjeshme dhe sigurisht qe do ishim nje vend kandidat i BE.

  2. shpetim says:

    mardhenje avokat-klient.
    Ku eshte lajmi ketu ?

  3. linda says:

    Kam nje repekt te vecante per avokat Ngjelen, ME pelqejne
    argumentat qe jep, eshte shume i sakte.

  4. . says:

    avokat i popullit, je Ngjela.Te besojme dhe do te te ndjekim nga pas

  5. Gjaton Toroveci says:

    Ky klient “i revoltuar” e sulmon mbrojtesin e tij mbi fatkeqesite personale te tij, si ato te pjeses me te mire te kombit shqiptar. Spartak Ngjela nuk eshte denuar si njeri i shthurur, por si kundershtar i rregjimit te kaluar qe nuk toleronte as verrejtjen me te vogel. Spartak Ngjela eshte person i njohur publik, keshtu qe jane te njohura edhe marredheniet e tij me shtetin e asaj kohe. Klienti kur i dinte keto rrethana pse e pajtoi si avokat? Nga ato qe shkruan duket se nuk eshte ne ekuiliber. Keshillen e avokatit duhet ta zbatoje.

  6. Av.Lorenc says:

    Mema e budallenjve eshte gjithmone shtatzene andaj vetem shtohen . Avokati eshte figure e pamundur te njolloset nga e tille bajge sepse nuk ka likuiditetin e duhur por eshte e ngrire te bytha e te zotit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje