VIDEO LAJM/ Aksioni spektakolar për arrestimin e tmerrit të bombave me telekomandë

11 Prill 2014, 09:35Politika TEMA

Ky është momenti kur forcat speciale arrestojnë Pjetër Babajn, i akuzuar si prodhues i bombave me telekomandë.

Në të vërtetë Babaj, 58 vjeç, njihej si një nga personat më problematikë në këtë drejtim.

Atij iu kapën katër bomba me telekomandë, dy me pajisje komandimi në distancë të afërt dhe dy me komandim me celular.

Më herët ai ishte arrestuar me disa snajperë të rrallë, të cilësuar si armët më të mira që kishin hyrë në Shqipëri.

Po ashtu, Babaj ishte arrestuar njëherë me një bombë me celular, të prodhuar prej tij.

Por u la i lirë me arsyetimin se bomba kishte dalë me defekt.

Ai u mbikëqyr gjatë kësaj periudhe dhe më pas iu hodhën prangat.

Mendohet se ai i shiste bombat me një çmim nga 1800 deri në 2000 euro.

Bashkë me të u arrestua edhe Lulzim Toska, që mendohet se është bashkëpunëtor.

30 komente në “VIDEO LAJM/ Aksioni spektakolar për arrestimin e tmerrit të bombave me telekomandë”

  1. Nastradini says:

    “Çuditë” shqiptare të shpellarëve: Ky “shitës” dhe “teknik” bombash, është arestuar më parë për një bombë të prodhuar prej tij, por…u la i lirë, sepse…bomba doli me difekt…(!!!???) Tragjikomike, kjo “Drejtësia” jonë e “plepave” dhe shpellarëve…!

    1. KOSOVO IS ALBANIA says:

      Ore mire ata te gjykates qe kane marre leke, po shikoni videon, e shtrijne e kontrollojne e ngrejne, dhe e fusin po ke makina vet….per shoqerim hahahahaha

      1. raimond vlonjati says:

        Po si ka mundesi eshte lene i lire ky me ate justifikim qesharak?
        Kush e ka liruar kete duhet penalizuar

      2. Open your mind says:

        Me keta gjykates qe kemi ne,edhe keto bomba do te dalin me difekt,keshtu qe do te lihet i lire per mungese provash.

      3. yug says:

        Aksion spektakolar ky??? Wtf…. Me spektakolare ishte prishja e ndertimeve pa leje

      4. arben says:

        ca ka ktu ime qe u cudite ti

  2. Tomi says:

    brravo policia, tani prokuroria e gjykata pasi te marrin nje dore te mire me para do ta lerojne kete kriminel klient te tyre

  3. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Nuk di cte them : I arrestuar me snajpera , I arrestuar me bombe dhe I lene I lire ?
    Keto gjykata me vendimet pa ndeshkueshmeri po na I bejne niperit kriminela me zor

  4. george says:

    si mundet qe policia e ruan e nuk ja lidh duart mbrapa ketij talebani te salhalese???????Shume te kulturuar keta policet tane.

    1. Mira says:

      Të njëjtën koment shkrojta dhe unë për barkdërrat farangrënësit por ma çensuruan…!

  5. ert says:

    Te dyja makinat nuk kane ndaluar ne pozicionin e duhur… sidomos e dyta eshte krejt gabim.

    1. atdhetari says:

      Thjesht e dyta duhet ti vinte direkt nga pas,qe nese do behesh tentative per mbrapa te mos kishte mundesi.por llogaritet edhe hapja e dyerve shoku ne kete rast.Se vertet duhet ta fusnin ne mes makinen e atij tipit,por me motor te ndezur ai tipi nuk te len te hapesh deren nese do reagonte ;).
      Por mua me shume pershtypje me ben videoja,,qe eshte nga amator,apo nga policia,e cila e ka patur ne kontroll edhe ka qene duke e filmuar ??.

      1. altin says:

        Po, ka qene kamer e policise, qe mbikqyrte veprimet e Pjeter Babaj-t
        Makina e pasme eshte ndaluar ne pozicion qe Pjetri te mos kishte mundesi ta shikonte. E dyta, aty eshte shesh-parkim dhe makina e Pjetrit nuk kishte se ku te ikte
        Drejtuesi i Njesise se makines se dyte eshte nje oficeri i policise me i pergatitur i forcave speciale-ai nuk toleron te gaboje, keshtu qe shikoje edhe nje here videon
        Faleminderit

    2. bobi says:

      Na e shjego nje here ti se pse mjeti eshte ndaluar gabim,ke kryer ndinjehere te tilla veprime ti qe e gjykon operacionin,mjeti eshte ndaluar ne vendin me te pershtatshme,te mundur,persa i perket filmimit ai eshte filmim policor,

  6. bie shi says:

    Te rrosh duke pire {derdhur} gjakun e te pafajshmeve i thone kanibalizem? ,vampirizem?..ku hyn ky lloj krimi, ne ç’politike ben pjese dhe ç’efekte perdorin keta njerez per ta bere gjumin rehat mbas krimit,{apo jane rehat nga trute}..

  7. BRavo Cuna says:

    Bravoooo Cunaaaa

  8. shpatar says:

    Te gjithe minjte e Saliut do te bien ne carke.Po bie era polici ne Shqiperi.

  9. tani says:

    Cfare amatoresh. Edhe ne filmat shqiptare kane levizje me profesionale… pfff

    1. fieraku4u says:

      KU E SHIKON AMATORIZMIN TI TANI BRINJA ME TRE THINJA…??

      SE UNA PASH ATY NJE AKSION SHUME MIRE TE ORGANIZUAR DHE E KISHIN NEN KONTROLL SITUATEN GJATE GJITHE KOHES. DHE ASNJE JET E QYTETARIT NUK U RREZIKUA KUR U BE AKSIONI.

      POR SKE FAJI SHOKU. SE JE MESUAR ME POLICET E SALES, QE GJITHMON IKTE KRIMINELI NE DREJTIM TE PADITUR. OSE DUHET TE VRITESHIN EDHE VDISNIN 2 OSE 3 POLICE KUR BEHESH NJE AKSION I TILL.

    2. altin says:

      O Tani, nuk eshte pjesa taktike ajo qe duhet vleresuar ne kete hetim, por pjesa e inteligjences, e cila nuk “shihet”. Beji pyetje vetes : si arriten keta police ta filmonin? Pergjigja eshte : grupi qe drejtonte kete hetim kishte ne kontroll gjithcka, cdo levizje te Pjetrit.
      Kurse pjesa e momentit te arrestimit, nuk ka asnje vlere per hetimin dhe gjykimin e Pjeter Babaj, ajo eshte thjeshte arkiv.
      Faleminderit

  10. lavirja e bulevardit says:

    shume mire qe e vene veten ne rrezik gjithe ato burra, se pasurojne ato jashteqitjet e gjyqesorit shqiptar.

  11. tani says:

    Shkelqesia t Tij….lartmadheria dhe presidenti me i madh i gjithra koherave dhe i botes te dali menjehere dhe te mbroje gjyqtaret qe e kane liruar kete te bombave nga sulmet e komentuesve….urgjent.

  12. arif says:

    gjykatat e sali shabon qosja duet me spejtesin me te madh te fshien nga faqja e dhehut

  13. anonim says:

    hahahahahaha….bomba doli me difekt.

  14. al, paci says:

    po snajperat qe ishin te sakt pse nuk u denua apo nuk kishte fishek, drejtesia ne shqiperi fuksjonon vetem te fukarai e te hallexhiu

  15. fshatari says:

    Nuk duhej futur prape ne makinen e tij se mund te kishte ndonje arme fshehur.
    Mgjt bravo policia

  16. nuri says:

    Cfare spektakli !!! Po ku ishte spektakli ???

  17. tani says:

    AKsioni nuk ishte I menduar mire, duhej te ishin veshur me antiplumb dhe te mos afroheshin menjehere tek makina,te ruanin distancen 10-20 metra e ti thirrnin te dilte jashte.

  18. ditelindja says:

    Ka ditelindjen Ai miku sot. Vetem ai u a doli ketyre tipave

  19. deni says:

    O shoku? ku ta le makinen vet,neser me cfare do iki ne shtepi.Ore degjon ti nuk hypi ne tjeter maqine ore,no koment alla shqiptarce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje