Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i drejtoi një apel kryeministrit Edi Rama për të zhbllokuar buxhetin e asaj që e konsideroi si buxhetin e qytetarëve të kryeqytetit.
“U bënë 3 muaj dhe dy javë që buxheti i Bashkisë së Tiranës po mbahet peng dhe sot ne nuk mund të nisim rreth 70 projekte që kanë lidhje me rikonstruksionin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, që do ti shërbinin fëmijëve të kryeqytetit. Ndaj në emër të fëmijëve dhe vogëlushëve të Tiranës po i bëj thirrje Kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga konflikti politik, të çlirojë buxhetin e marrë peng, të heqë dorë nga instrumentalizimi i hallkave si Prefekti apo Këshilli Bashkiak për të bllokuar buxhetin e Tiranës, pasi për Bashkinë qytetarët e Tiranës janë të parët pavarësisht bindjeve të tyre politike dhe nevojat e tyre janë prioritare. Po i drejtoj një apel që këtë mesazh mos ta lexojë me syze politike, por të shikojë interesat e qytetarëve të Tiranës”, tha Basha, ndërsa inauguroi një kopsht që do t’i shërbejë 140 fëmijëve.
Kryebashkiaku tha se ky projekt është realizuar me fondet e bashkisë dhe garanton kushte bashkëkohore për fëmijët.
Bajgë…!!! që ngjan si petullë…
1-Berisha sa ishte ne pushtet bllokoi cdo bashki te majte – Rama jo vetem qe spo i ndan ne te majta e te djathta por po ben me te miren ne sherbim te qytetareve
2- Berisha nuk lejoi Ramen te punoje ne Bashki dhe prishi punimet e Zogut te zi
Se sa te vlen lekura do ta shohesh me syt tu ne zgjedhjet qe po vijn.Ti hajdut,gjakatar se tirana e di se sa shum te djek zemra ty.
..thone se bota rrotullohet,kushedi..mbase nuk eshte shpifje,por kurdohere e ha.. i TRETI.
Hiq dore nga konflikti politik ! Mos me bej te te ha te gjatin !