Meta shpallet "Qytetar Nderi" i Kukësit

11 Prill 2014, 10:21Politika TEMA

Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta i akordohet titulli “Qytetar Nderi” i Kukësit. Titulli është një vlerësim për kreun aktual të Parlamentit shqiptar në lidhje me kontributin e dhënë për Kosovën në vitin 1999, periudhë që ai mbante postin e zv. Kryeministrit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Në votim kanë marrë pjesë 20 këshilltarë që kanë dhënë votat pro, ndërkohë që katër këshilltarët e PD-së nuk ishin të pranishëm gjatë këtij vendimi.

Kjo forcë politike, nëpërmjet kryetar të saj lokal, e ka konsideruar një vullnet të deformuar votimin duke e kundërshtuar atë.

Titulli Metës do t’i jepet me 16 prill ,kur dhe do të përkujtohet në Kukës kriza kosovare, ndërsa të pranishëm pritet të jene atë ditë edhe dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

10 komente në “Meta shpallet “Qytetar Nderi” i Kukësit”

  1. al, paci says:

    shum me vent kjo fjala e ketij me larte nuk ka kuksi burra qe kan ndimuar e kan luftuar ne ate koh per kosoven, sigurishte qe ka po duhet te jesh super hajdut qe te maresh medalje e mbase nje te till nuk da ket kuksi, keshtu qe importuan super hajdutin meta per medalje, vetem meta i plocon kushtet e super hajdutit

  2. Aldi says:

    Sa turp!? Po ky apo Majko ishte ai qe e beri 1999!?

  3. Entela says:

    o shqiptar mos i ngaterroni gjerat, per mua duhen te vleresohen te gjithe dhe Meta dhe Majko,dhe Hajdaraga…kushdo…

  4. Sekretari i Keshillit says:

    Jeni shume te pasakte TemA .Edhe keshilltare te PD-se votuan per dhenien e titullit ketij pleres . Pasi e rinxorret disa here lajmin pa komentet e lexuesve , te cilet jane shprehur totalisht negativisht , po beni dhe dizinformim me dashje te publikut . Te gjithe keshilltaret ishin dakort , disa me pjesemarrjen e tyre , te tjeret me mungesen ne kete mbledhje te keshillit bashkiak . Kryetari lokal te shkonte ne mbledhje dhe te bente deklaraten , jo neper media lokale qe si shef as degjon njeri . Nese nga ky lesh kryetari do kishte kundershtuar kete inisiative te kryetarit te bashkise per marrjen e ketij vendimi , ju garantoj se kryetari i bashkise hasan pordha nuk do te kishte bere kurre 13 vota .
    Morali dhe dinjiteti e do qe shpallja e dikujt qytetar nderi te behet me konsensusin e te gjithe keshilltareve , nese vetem 1 keshilltar eshte kunder ai titull eshte ilegjitim dhe i pavlere . Kesht

  5. miri says:

    Zoti meta e meriton per gjith kontributin qe ke dhen per vendin tone urimeeee ?

  6. miri says:

    zoti meta e meriton per te gjith kontributin qe ka dhen per vendin … urimeee ? ?

  7. fatjoni says:

    bravooo bashkis kukes nje vlerim i merituar per zotin meta

  8. olti says:

    nje vlersim i madhe per nje njeri te madhe ? , urime ?

  9. Gledis says:

    Bravooo bashkis kukes qe ka vleresuar nje njeri te madhe dhe me nje kontribut te madhe per ate kohe dhe per vendin tone ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje