Frika nga thatësira/ Qeveria ndan plot 100 milionë euro për importin e energjisë

11 Prill 2014, 17:41Politika TEMA

Shqipëria po përgatitet për import të energjisë elektrike në vlerë mbi 90 milionë euro, raporton Reuters.

Në këtë mënyrë vendi po përgatitet për një thatësirë të mundshme.

Për shkak të reshjeve të pakta, vërshimi i ujit në hidrocentrale ka rënë me 40 përqind.

Ministri i Financave tha se Shqipëria ka probleme serioze me energjinë.

“Ne kemi një muaj për të gjetur burime alternative për shkak se ne duhet të importojmë 100 deri në 200 milionë euro për energji, jashtë buxhetit,” tha Cani.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri iu tha Reuters se qeveria është gati të përballet me skenarin pesimist.

Një prej tyre është edhe shkëmbimi i energjisë me Kosovën.

Edhe Gjiknuri tha se mund të blihet 80 deri në 90 milionë euro energji.

Një zyrtar i Ministrisë së Financave i tha Reuters se qeveria e ka ndarë që tani një dorë të mirë parash për importin e energjisë.

I pyetur se sa është kjo shumë, ai tha se jo më pak se 100 milionë euro.

Ndryshimet në temperatura mund të reduktojnë këtë nevojë.

Dhe të premten ato ranë me 7 gradë dhe në veri të vendit pati reshje dëbore.

Gjiknuri tha për Reuters se qeveria po e trajton me seriozitet çështjen e humbjeve të energjisë.

“Çdo muaj kemi një reduktim të humbjeve. Nëse bën një krahasim, në tetor ne humbisnim rreth 53- 53 përqind, tani këto humbje janë në nivelin 42 përqind,” tha Gjiknuri.

6 komente në “Frika nga thatësira/ Qeveria ndan plot 100 milionë euro për importin e energjisë”

  1. Analisti Politolog Qim Fevzi Nurellari says:

    Cfare ndane se nuk e mora vesh?

  2. Argita_B says:

    Se pari humbjet a jane teknike apo jane humbje nga vjedhjet! Se dyti a jane reduktuar humbjet teknike nga reduktimet nga humbjet nga vjedhjet apo humbjet teknike!
    Se treti, kur thuhet se qeveria ka parashikuar nje buxhet jo me pak se 100 milion euro per blerje energjie si i ka bere llogarite pasi njesia matese e energjise eshte me kilovat ore, e jo me euro! Si mund te parashikosh nje buxhet kur nuk di se sa do jete çmimi i kilovat ore ne momentin qe do blesh energji elektrike!
    Gazetaret dine ti bejne pyetje kur bejne konferencat per shtyp apo vetem transmetojne çfare thote qeveria!
    Ka mbi 20 vjet qe diskutohet per optimizimin e kaskades se lumit Drin per rritjen e prodhimit, çfare ka bere qeveria per kete problem?

    1. dulla says:

      Po ku do vjedhe Ilir Meta moj ?

  3. E dime se ku shkojne parate! says:

    Sa here qe ka nevoje per nje tender energjie, ai justifikohet me thatesiren dhe humbjet ne rrjet. Ceshtja eshte, se nga keto para ndoshta vetem gjysma do te harxhohet per te blere energji, te tjerat do te vidhen rruges! Ky ritual eshte bere edhe me pare dhe po vazhdon qe te behet. Shqiperia nuk ka nevoje qe te importoje energji. Fakti eshte, se me kaq para qe hidhen per te blere Energji po te ishin investuar ne infrastukturen ekzistuese te prodhimit dhe shperndarjes, ne sot do te kishim mundesine qe edhe te eksportonim energji me nje cmim te lire. Blerja e energjise, thjesht justifikon korrupsionin dhe dallaveret ku jane pjese ministra, deputete, drejtore dhe ndoshta edhe kryeministra. Eshte nje vjedhje e paster e parave te Shqiptareve.

    1. Tony says:

      Problem I eshte qe territori shqiptar do pllakoset ne thatesire te papare. Thatesira ishte nje nga shkaqet e luftes ne Siri. Ruajana o zot!

  4. Franco says:

    Humbje ne rejt te gjithe duhet te jemi te ndergjshem ,por sa e ndershme eshte qeveria me popullin ?sa te ndershem jane deputetet ? Ka individ qe marin nga 3 rroga ?ka njeres qe lypin nga pamundsia e nje vendi pune ,mundohen per te bler nje buke sa i kushtohet qeveria ketyre problemeve ? Si nuke u ndoqen penalisht deputetet e lsi met hajdutit qe blin votat me nga 5 mij leke ? Si ka mundesi qe keta kriminel jane deputet ? Pra nuke eshte vjedhja e energjis problemi ,problemi qendron tek keta qelbesira qe e rrenuan kete vend ,shpresoj se se shpejti do dalin nje bir shqiptari me zemer e me gjak te marin frenat e kesaj lokomotive me mbeturina qe po i shperdan cep me cep , me popullin qe po lengon duart me kallo te rrullosur ne fytyr nga hadhet a e shikoni o politikan pazaresh qfare i keni bere ketij populli hadhet vuajtjet nena te veshura me te zeza motra pa vdhan ,gruaja pa burr , femij pa baba , dhe kjo eshte nga ju o deputet pazaresh , mose mendoni se keni per tia kaluar paq ky popull do ju ndershkoj dhe ju do zhdukeni njeher e mire dhe do mbaheni mend si tradhtaret e ketij populli populli duhet te zgjohet te kuptoj kete renim qe keta egersira po u bejn ti ndershkoj ,shqiperia po theret le ti heqim njeher mire keta qe na percemuan dhe na perbuz bota ,i drejtohem te gjithe atyre qe jane te ndershem qofshin ata te djatht apo te majt zogist apo badhist ne jemi nje dhe kure behemi nje te gjithe bashke ska gje qe tna thyej rofte shqperia rofte populli shqiptare posht tradhtaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje