Programi 3-vjeçar i bashkëpunimit mes Qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar FMN-së ka rikthyer vlerësimin pozitiv për ekonominë shqiptare nga kompania e njohur “Standard & Poor’s”.
Më 11 prill 2014, sipas njoftimit zyrtar, kompania e vlerësimeve “Standard & Poor’s” ka rishikuar vlerësimin e Outlook-ut për Republikën e Shqipërisë duke e ndryshuar nga negativ në të qëndrueshëm, si dhe ka konfirmuar edhe një herë vlerësimin e kreditimit afatgjatë dhe afatshkurtër në ‘B/B’.
“S&P” ka argumentuar se shkaku për ndryshimin e vlerësimit të Outlook-ut në “stabël”, ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si edhe përfshirja në programin e saj, duke shërbyer si referencë për konsolidimin financiar, rritjen e qëndrueshmërisë së borxhit, si edhe duke ulur riskun e rifinancimit.
Pritshmëritë për një konsolidim fiskal, i cili do të ushtrojë presion në uljen e deficitit, ishte një tjetër argument për rikthimin e vlerësimit pozitiv.
Sipas “ S&P”, marrëveshja 3-vjeçare me FMN-në do të sigurojë një lehtësim të nevojave për financim, forcim të institucioneve fiskale dhe ulje të deficitit, duke i hapur rrugën potencialit të vendit për rritje ekonomike në të ardhmen dhe në të njëjtën kohë duke mbështetur reformat strukturore.
Angazhimi i qeverisë për të likuiduar detyrimet e prapambetura të biznesit rrit pritshmëritë e “S&P” për një përmirësim të sektorit bankar, duke rritur kreditimin e ekonomisë dhe si rrjedhojë, duke i dhënë fund trendit negativ të rritjes ekonomike dhe siguri për të ardhmen.
“S&P” është optimiste për të ardhmen, pasi e sheh pozitivisht angazhimin e qeverisë shqiptare për të realizuar me sukses reformat strukturore dhe për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Rritja e investimeve të huaja, ulja e borxhit publik deri në vitin 2016, si dhe reformat që po ndërmerr qeveria, janë disa nga faktorët që ndikuan në pritshmërinë e kompanisë vlerësuese, duke lënë hapësira për një përmirësimin të mëtejshëm të Outlook-ut.
kjo eshte nje arritje e madhe se ishim buze humneres me situaten kaotike qe la qeveria e Kaosit. Te flasi tani Mbreti i Kaosiit (SB) me bythlepiresat qe i vijne pas… Uroj qe ky popull te lexoje qarte se PD-ja eshte pozicionuar ne krahun e krimit dhe tja tregoje vendin ne zgjedhjet e radhes
Ky eshet sinjali me i mire i punes se qeverise Rama
Bravo Rama, ky zhvillim eshte super pune
Raportet e huaja jane ne kete moment ato qe ndajne te shkuaren nga e tashmja e nga e ardhmja
kjo tregon qarte se kjo qeveri ka bere nje pune te shkelqyer dhe qe ekonomia shqiptare tani ka hyr ne shinat e zhvillimit dhe te rritjes ekonomike te qendrueshme afatgjate
Kujdes Komandant Berishen se mos peson ndonje atak kardiak, na duhet per gallate ne parlament!
Mos harroni kengen qe kane sajur nostalgjiket e tij te rene nga fiku:
“Sali o baba,
Kthehu se beme shaka”
Citimi I sms I Nokes eshte nje shkelje FLAGRANTE dhe nderhyrje ne konfidalitetin e puneve te Kryeministri-Ministri e Brendshme..Ky injoranti sapo hodhi nje bombe..Del ne mes te kamerave dhe citon komplet nje ceshtje qe ajo mund te jete si dosje Konfidialiteti..Ky eshte skandal..
O Tomi tani do hame me luge floriri mqs ka thene standart&pidh, Kaq i trashe te jesh sa te mos kuptosh qe keto vleresime behen qe ti hedhe hi syve topeve si puna jote
po more ordinet krokodili po, se kujton ti se cdo gje ne kete bote blehet e shitet sic blinte e shiste SB me bythelepiresit e tij cdo gje (ketu brenda se jashte ja kishin vene vizen e nuk merrej me njeri me te, pervec plakes Pak). Me luge floriri nuk do hame (se jemi prej vitesh ne buzxe te gremines), shpresoj te jete nje fillim i mire por do ta shohim, normal ti qe je i verber nuk ke ca sheh, e ke mendjen te mbushur
Pikërisht këto sinjale tregojnë aftësit dhe punën e qeverisë .Bravo !!
Me vjen cudi! Sa here qe Shqiperia futet ne sitemin e borxheve financiare nderkombetare apo “perendimore”, gjithmone dalin disa media nderkombetare qe e vleresojne kete fakt me rritje ekonomike dhe fjale te mira. Kjo me kujton ate barsoleten e Cekut te bardhe te viteve 90-te. Te pakten e dime nga eksperienca, se ku u katandis ky vend nga ai Ceku i bardhe keto 20-vite. Ndoshta duhet qe te presim edhe 20-vite te tjera qe te shijojme “rritjen” ekonomike te cekut te bardhe te radhes.. Te shohim! Por eksperienca ka treguar se gjerat deri tani ketu jane shumezuar me zero, dhe nuk ka garanci apo prespektive per te besuar se do te behen me mire. Ata qe japin borxhe dhe bejne letrat nepermjet politikes se manipuluar dhe te shitur, me ne fund shohin interesin e tyre dhe bejne bilancet reciproke. Sa te arrije mireqenia, te ata qe genjehen me lugen boshe do te kemi vdekur pa nje garanci as per femijet dhe niperit tane! Thjesht po tallen dhe po keqperdoremi per interesa meskine! Mjere ai qe nuk e shikon te verteten.
Po cfare arritje.
Dje emisioni Top story ka qen shume i mire.
Shume profesional e gjith paneli.
Keshtu e morren dhe ne 97.
keta te PS e marrin punojne, kalon 8 vjecari shpejt.
Vijne ato te PD ne pushtet dhe e renojne prap, mos kini frike prap PD merr kredira ne emer te popullit per te mbush xhepat.
E ne tani duhet te paguajme kredite e berishes( te marra jash cdo norme) me taksat e rrogat tona.
bukur fare ky muhabet.
por ca arritje me injorant fmn nuk do te thote gje tjeter vecse rrenim te ekonimise kudo qe I kane future hundet. Keshte mendoj edhe hungaria kur nenshkrujti marrveshjen por me vone e morri vesh ckishte nenshkruar dhe pastaj e kuptuan se I duhet vene fshesa sa seshte vone dhe keshtu shume e shume shtete te tjera te europes dhe ne bote por duhet te kesh buthy ti besh keto gjera si evo morales dhe nje gje eshte e sigurte politikanet tane nuk njihen pre kurajo por per bythlepisa ashu sic jane shumica e miletit prandaj jemi aty ku jemi gandi thoshe cdo popull e meriton qeverin qe ka rrofte partia
perse mbahet e fshehur kjo mareveshje? cfare kushtesh fshihen mbas kesaj kredie? perse nuk behet publike?
Ore si u permiresua situata kur marreveshja ska as nje muaj qe eshte shkruar. Marrja e borxhit nuk eshte arritje… (kur nje person merr nje kredi ne banke nuk eshte arritje, por kur ai e investon dhe rezultatet jane pozitive atehere eshte arritje)arritje do te quhet nese ky borxh do te perdorej per qellime produketive. Por ne me kete borxh po lajme borxhet e meparshme keshtu qe asnje investim do te behet me to. Ku qendron arritja ketu.
Pse thone ata te FMN se Shqiperia nga negative shkoi ne qendrushem dhe te gjithe kompanite e botes do derdhen ketu. Shikoni se ku ka futur hundet FMN me keq eshte bere jo me mire.
Si te gjithe shqiptaret, edhe une uroj qe parashikimi Standard&Poor te jete i drejte. Megjithate, duhet te jemi te permbajtur e te mos entusiazmohemi para kohe.
Parashimimet dhe klasifikimet Standard&Poor si dhe Moody’s etj. nuk jane gjithenje te verteta. Me e madhja qe duhet te themi eshte: “Zoti dashte te mos kete gabuar”.
Duket, se nje ere shume pozitive po fryn ne Bashkimin Europjan sepse :
– Pardje Greqia pas pese vjetesh shiti ne tregun e kapitalit boteror 3miljarde bono thesare greke me 4,95% norme interesi dhe me maturi 5 vjecare.
– S § Poors klasifikimin e ekonomise Portugeze dhe Irlandeze nga dobet ne stabel
– Ngritja e klasifikimit te ekonomise shqiptare do te kishte nje impakt direkt dhe te shpejte ne se Ministria e Financave e Shqiperise do te shiste bono thesari shqiptare ne tregun boteror, sepse keshtu do te shisnim me norma me te vogla interesi.
Shitjen e fundit te bonove te thesarit shqiptar ne tregun e kapitalit te huaj i kemi bere me 28 tetor 2010 per 300miljon Euro, me norme interesi 7,5% dhe maturitet deri ne vitin 2015.
Kur qeveria shqipare ka patur nevoje per leke e ka bere duke shitur bono te shtetit shqiptar VETEM ne tregun e brendeshem.
Pra, edhe nje here ky rivleresim nga S § Poors eshte gje e mire por do te kishte impakt direkt ne se ne fillojme te rishesim bono thesari ne tregun boteror. Sidoqofte kjo eshte nje plus per qeverine e re.