Akuzat e Imamit/ Ministria e Mbrojtjes: Prokuroria të nisë hetimet

11 Prill 2014, 12:26Politika TEMA

Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar sot nga Prokuroria e Përgjithshme të nisë hetimet për akuzat e ngritura nga ish-ministri Arben Imami se mjetet e ushtrisë po përdoren për transportimin e lëndëve narkotike.

Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Mbrojtjes thekson se është e gatshme të përballet me hetimin nga ky organ për akuzat e ish-ministrit Arben Imami.

Gjithashtu kjo ministri shton se do të bashkëpunojë ngushtë me Prokurorinë për t’i shkuar deri në fund hetimit për këtë çështje.

Ish-Ministri Arben Imami ka akuzoi dje në Parlament Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, se po përdor Forcat e Armatosura për transportin e lëndëve narkotike.

“Infrastruktura ushtarake e një ushtrie të NATO-s po përdoret rregullisht për infrastrukturë të transportit të lëndëve narkotike dhe për këtë duhet të vijë edhe të japë përgjigje ministrja”, tha Imami.

24 komente në “Akuzat e Imamit/ Ministria e Mbrojtjes: Prokuroria të nisë hetimet”

  1. Tomi says:

    hajduti thote “kapeni hajdutin”, po ske faj ti qe flet, se e ke blere korrupsionin tend more antishqipetar

  2. Liridon says:

    Shume vendim i drejte dhe i sakte nga ana e MB.Pallavrave nuk duhet me i lan terren te perhapen.

  3. web says:

    bravo zonja Kodheli qe nuk behesh pale me akuzat e pabaza. kjo eshte levizje e duhur. te verifikohen ato qe u thane, prokuroria aty eshte.

    1. sh q i p says:

      ushtar imamin e kerkojne tek porta. te lumte or aktori qe su bere kurre aktor. jepi se e ke nga xhepi. kaq i kapur eshte ky vend nga maskarenjte, sa ne vend qe te ishte pas hekurave me padronin e tij saliun, tani sulmon ate qe perveçse korrupsionit, nuk gjeti asgje tjeter ne zyren e ketij birbos. ne nje vend tjetr o karagjoz me 100 flamure , s’do kishte amnisti qe te te nxirrte nga qelia me tere ato shkelje qe ke bere.

  4. erion says:

    ushtria me trafik droge?? vdesim per konspiracion ne shqiptaret. megjithate kerkesa e Kodhelit tregon profesionalizem

  5. Daniel says:

    “Gjuhen” e Berishes ne PD dhe ne Parlament ,e stopon ligji dhe Prokurori. Perse heshte Prokurori kur ka akuza nga opozita ? I lumte Zonjes Kolleli,le ti shkoi deri ne fund,per ti nxhjere fundin shpifjeve metodologjike te PD. Nuk mundet me te ecet me shpifje. Levize oh KRYEPROKUROR, para se te levizin shume shpejte.

  6. Gezimi says:

    Bravo zonja Kodheli! Mos u ndalni ne kete rruge, se na keni pas. Te vendoset drejtesia e munguar! Asnje tolerance ndaj krimit dhe korrupsionit! Te marre fund Berishizmi!

  7. futja kot says:

    bravo .
    kete veprim duhet te kishte bere edhe Bamir Topi dhe prokurorja e pergjithshme kur u akuzuan:
    – njeri si hor bulevaRdi dhe tjetra si lavire bulevadri.
    Kjo tregion se je trime. vazhdo

  8. Arberi says:

    Bravo Mimi, por fain e ka Prokuroria qe dhe me kallezimet e para nuk eshte mare fare i ka lene ne heshtje dhe ka te drejte ky Imami qe i jep gojes se po ja jep kete luks Prokurori i Pergjithshem. Uroj qe pervec ketij te fundit te meren parasysh edhe kallezimet e tjera qe ka kohe qe jane bere.

  9. george says:

    KY BEN RRUMPALLA DUHEJ TE ISHTE NE VEND ILIA KARELIT NE GREQI .ANTISHQIPTARI MEI MADH PAS SALIHALES E CO.BRAVO ZNJ KODHELI PER PROFESIONALIZMIN TUAJ.MERRU PAK EDHE ME GJENERALET E BENIT.GJYSMA JANE SPIUNET E SHIUT TE SALHALESE.

  10. Mbasi Partia e PeDerave ,beri akuzoj si Mafioze dhe Trafikante Droge
    Presidentitn Moisiu dhe gjithcka tjeter qe i pengonte te realizonin qellimet e tyre antishqiptare ,me ne fund i erdhi radha MB te akuzohet si tregtare droge.
    Nqs do kujtojm per nji moment se , gjithe Ambasadat Shqiptare ne Bote ne kohen e qeverrisjes salih berishes ishin te implikuara me veprimtari kriminale ,diku me tregeti armesh ,diku droge ,diku prostitucioni etj si kto , ku jo pake perfaqsues te ktyre Ambasadave u arrestuan si trafikant droge ne disa vende te botes ,kjo s’perjashton mundesin aspak qe Imam Ballajdia ish ministri mbrojtjes ,te ket bere edhe kte tregeti vet ,kur njihen mir se cilet jane nga shqiptaret ,qe s’lan gje pa vjedh ,pa ber kontraband ,(Kujto Gredecin -tradita qe la Mediu -Imamit ) etj etj etj .
    Problemi eshte se kto Pushtetare bejn vetem show mediatik para popullit ,sepse i mungon vullneti per te ndertuar shtetin ligjor ne kte vend .Mjere ky popull ,qe vazhdon e ben sehir . Poltikanet jane fatkeqsia e shqiptareve ,jane njerzit me te urryer ne ate cep te botes.

  11. shqiptari says:

    guximin e kishe pervojen e fitove , pogradeci te motivoj , bravo Mimi , mos u dorzo para hajduteve qe tete vjet vodhen Shqiperine e mbrojten njeri tjetrin .Prokurori te pakten te jete LLaLLa jo dhalla n.q.s. ky prokuror do beje punen, ju do ini krenaria e luftes nkunder korup[sionit sa per,ushtarin qe nuk u be kurre gjeneral shpjegimet ti japi sal serbi.

  12. Iremila says:

    Kishte kohe qe imam balajdia rrinte Squk.Foli MEMECI!Imami me tullumbacet qe leshon do qe te mbrohet.Kote e ke o imam mavria se ZONJA KODHELI NUK TE FAL PER ATO PISLLEQE QE KE BERE.DHE ME HIQESH EDHE SI cjap,kur tani je nje dhi e zgjebosur.dHE DHI E ZGJEBOSUR DHE BISHTIN PERPJET imam ahjduti.

  13. Xhelo says:

    Ato qe e njohin mire Imamin qe ne moshe te re, thone se eshte nje aventurier budalla. Mos u merrni me te, po eshte keshtu.

  14. OSKEOLA INDIAN says:

    Uroj qe te mos jete e vertete, por nuk do te nxitohesha te pergezoja mimin. Pas hetimit do te mund te flasim. Personalisht me beri shume pershtypje qe dje, pas akuzes se zotit Imami, mimi nuk tha asgje lidhur me kete akuze. A thua eshte gjendur e pa pergatitur dhe nuk ka ditur se cfare te thote? A thua te mos kete asnje informacion nga SHIU? Reagimi i vonuar eshte gjysem fajesi. Mimi qe flet kot sa here i vjen rasti, dje u gjend me goje mbyllur. Sidoqofte, ju siguroj se mimi nuk eshte e virgjer (ne kuptimin figurativ te fjales).

  15. sybukri says:

    hahahahahah sa e papare kjo e fundit…mesa duket hyni ketu vetem per te shpifur. kodheli e ka thene ne shume raste dhe ne te gjithe e kemi pare qe mes saj dhe familjes berisha ka pasur respekt reciprok pavaresisht politikes. dhe kjo pse,,per shkak te njohjeve te vjetra,,,o milet qe sdi cfare thua,,,hapini veshet dhe syte qe te kuptoni me shume nga kjo bote…dhe jo qe te shihni aktorin e deshtuar qe nuk di te dale nga rolet qesharake as tani en pleqeri,.,,,sa keq

  16. Nika says:

    Nqs ka ndonjë person në rradhët e ushtrisë nuk do të thotë qé ushtria anëtare e NATO-s merret me drogë.Kjo është deklaratë që i shkon intelegjencës së Imamit

  17. arsen says:

    Zoterinj botues, gazetare, shkrimtare, shtetare, pushtetare etj komentues.
    Ne asnje vend te botes titulli MINISTER nuk lakohet ne femerore apo masHkullore.
    Termi MINISTER , eshte vetem 1 (nje)
    Dallimi behet duke i vendosur perpara terminologjine: Zoti XY Minister i Mbrojtjes ose Zonja YX Minister i Mbrojtjes. KUPTUAT O KOKEBOSHE?

      1. arsen says:

        e kam per detyre….kesaj i thone te kulturosh te tjeret gratis….per shoqni ?

    1. xhino says:

      o arsennn Meqenese ditke nga drejtshkrimi i gjuhes kam nje pyetje Emri arsen shkruhet me germe te vogel apo te madhe psh Arsen ? Ik o kopuk ruaj lopet atje ne mal dhe mos na bej der der der

      1. sh q i p says:

        bravo xhino, mire ja ben ketyre shpellareve.

  18. "BALASHI" says:

    Ka afro çerek shekulli qe vetem shpifet. Shpif njera pale, prit tjetra neper televizore, radio e gazeta. Te gjithe qe flasin mendojne se fiton ai qe flet i fundit. Kaq mbaron historia. Jo. Pas akuzave, pa lejuar palen tjeter te dale te flase e fundit, duhet te futet ne loje prokuroria per vertetesine e shpifjes. Ndryshe ndodh si keta 24 vjet qe nuk ka nje te denuar.
    Ministrja beri nje levizje te zgjuar. Imami u “zgjua” duke pare heshtjen e organit te akuzes dhe hodhi nje tullumbace, si kunderpeshe, por harroi se tullumbacia nuk peshon as me peshoren e farmacise. Ai u be “trim” se siç duket ka marre siguri nga Prokuroria, ndryshe pse do vononte kaq shume hetimi. Denoncimi i tij po shkon drejt gjysme vitit dhe s’ ka asnje shenje hetimi. Tani ai guxon e del kunder ministres aktuale qe te mbyllet gjithçka. Siç ka ndodhur 24 vjet me radhe. Pse mos e provoje edhe ai njehere. Keshtu kane shpetuar 24 vjet te gjithe keta delenxhinj.
    Keta qe kane 24 vjet qe hedhin e presin budallalleqe nuk jane trima, por perfitojne nga mosndeshkueshmeria qe eshte kthyer ne sistem ne vendin tone te bukur qe e shemtuan kaq keq. Prekuroria e gjykatat merren me denimin e nje fshatari per vjedhjen e nje kallep misri e nuk merren me keta vampira qe e katandisen vendin ne kete derexhe.

  19. shpetim says:

    A.IMAMI, figure e flakur tashme edhe nga kupola e PD-se

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje