Mazhoranca nuk do e presë shumë opozitën për çështjen e reformës territoriale.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha për Vizion Plus se kjo reformë do të mbyllet brenda korrikut.
“Sa i takon reformës administrative-territoriale ne jemi të detyruar që këtë reformë ta përmbyllim brenda muajit korrik, kur përfundon edhe ky sesion në mënyrë që të kapë afatet kushtetuese lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore. Kjo është shumë e rëndësishme. Sa i takon reformës në drejtësi, ne shumë shpejt do të lançojmë instalizimin e kësaj reforme e cila do të jetë një reformë gjithëpërfshirëse. Nuk mund të them për kohën sesi do të procedohet sepse është një reformë komplekse, por padyshim që është një reformë që do të ecë përpara pa asnjë hezitim. Është koha për të pasur një drejtësi me integritet dhe kjo është kyçe për të ardhmen evropiane të vendit, jo thjesht për statusin. Por, për gjithçka, për situatën ekonomike, për zgjidhjen e problemeve të pronësisë që është një problem i madh për vendin, garanci për investitorët e huaj për të cilët besueshmëria e gjykatave dhe e drejtësisë është vendimtare,” tha Meta.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka theksuar thirrjet e mëparshme të mazhorancës se nuk do e presin pa fund opozitën.
“Prandaj bashkohem me atë që tha kryetari ynë i reformës territoriale, Bashkimi, që ne pa as më të voglin dyshim duam që këtë reformë ta bëjmë bashkë me opozitën. Për këtë arsye kemi kaq kohë që e presim opozitën, por nuk po e presim duarkryq. Ndërkohë po punojnë intensivisht, edhe me komunitetet, falë mbështetjes së jashtëzakonshme që kemi marrë nga partnerët dhe nga donatorët. Por ne jemi votuar në 23 qershor që të udhëheqim dhe populli shqiptar na ka hequr çdo alibi të mundshme për 4 vite më pas, sepse na ka dhënë shumicën e cilësuar me të cilën ne mund, duhet e do të bëjmë reformën territoriale. Do të bëjmë edhe reforma të tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar, për të cilat vazhdojmë të presim me durim, por nuk do të presim pa fund, siç është reforma në drejtësi,” tha Rama.
Vozhdoni se populli ju do dhe ju mbeshtet pa asnje medyshje,ndaj dhe ju kemi votuare me vote plebishitare te nje shumice te cilesuare.
ik mer plehr edi kristaqi ilir meta,se spejti do ju vije fundi mer kriminel
nuk jan larg ditet kur populli shqiptare,do ju coje n’hell,plehra hajduteBQ
kokepalari do veje tela me gjemba ku bijet e negjmijes do jetojne bashke me flliqesirat e stalinit dhe titos.dihet janatullosin peshkop .femijet do i shugurojne si majko ne athin ose moskve.
bllokun ilir bllokunnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn mos harro o plehre e plehrave
Mire e ke O Edi dhe je von.Mos ki hall te Lulushi se do mbushi bulevardet me protestues me kushtetute ne dore.Nuk i shkon njeri mbrapa per ndarjen administrative.