Arrestohet oficeri i policisë, i vodhi një qytetari 420 euro dhe 266 dollarë gjatë kontrollit në... postbllok

12 Prill 2014, 10:02Politika TEMA

Ndodh edhe kështu. Një oficer policie ka rënë në pranga e kolegëve të tij pasi dyshohet se i ka vjedhur një qytetari 420 euro dhe 266 dollarë gjatë një kontrolli në një postbllok.

“Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka arritur të dokumentojë dhe godasë veprimtarinë kriminale të punonjësit të policisë, inspektor Alfred Hyso, i datëlindjes 19.04.1979, me detyrë komandat grupi i Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Hyso akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. 

Ngjarja ka ndodhur në datën 03.04.2014, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ku ishin vendosur si pikë kontrolli një grup punonjësish policie prej 3 vetash, me objekt kontrollin e automjeteve për armë zjarri dhe lëndë narkotike. Mes makinave të kontrolluara ishte dhe automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi që bëri kallëzimin.

Pas kontrollit të kryer, automjeti është larguar nga vendi i kontrollit dhe më pas shtetasi ka konstatuar humbjen e shumës së të hollave, rreth 420 euro dhe 266 dollarë.

Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të SHKB-së Gjirokastër, të mbështetur dhe nga strukturat e sektorit të veprimeve operacionale, bënë ekzekutimin e Urdhërit të Ndalimit, në ngarkim të punonjësit të policisë Alfred Hyso,” thuhet në njoftimin zyrtar.

25 komente në “Arrestohet oficeri i policisë, i vodhi një qytetari 420 euro dhe 266 dollarë gjatë kontrollit në… postbllok”

  1. Kolegu says:

    FUKARALLEK MASKARALLEK

    1. cunat e tirones says:

      Te gjith xhepistat nga Tepelena Jane bere Polic .

      1. Prokoilo Llalaala says:

        Bravo Saimir , po i pastron plehrat qe kishte ne polici Sali Berisha.
        Kjo metode pushimi nga puna eshte qe tregon fytyren e Rendit te Berishes dhe eskortes hajdute.

    2. Beni says:

      Nuk ka lidhje fare me fukarallekun, po ka te beje me mentalitetin e hajdutllekut, mungesen e edukates, mos zbatimin e ligjit.
      Si mund te quash fukara dike qe punon dhe merre nje rroge pre 350 euro ne muaj! Nese te gjithe kerkojne te krahasohen me ate pjese te popullsise qe shetit me vetura 100 mije euro, atehere eshte pune tjeter, normal qe u duket vetja fukara. Te bente shkolle biznesi nese nuk deshiron te jetoje ne ate nivel e te mos bente shkollen e policise.

      1. ert says:

        Jo mer lal. Ai vjedh se vjedhin te gjithe. Vjedh Tahiri me gjobat, vjedh rama me taksat, vjedh edhe ai tek postoblloku…

        1. Prokoilo Llalaala says:

          Ky polic ka qene problem qe kur ishte Sala, por tani Tahiri po i dokumenton pushimet nga puna te hajduteve te Sales.

    3. Sokrati says:

      braco cuni.
      U desh denoncimi dhe insistimi i shoferit qe te behet ndalimi i hajdutit.
      Policia e shtetit eshte mbushur me hajdutet e tepelenes.

  2. JAM-SI-JU says:

    BRAVO !!!!!!!KEMI NEVOJE,PER QEVERI TE TILLE.!!!!RREMBYTHJET TE MOS NA HAJN KARIN……..

  3. elbasani says:

    Bravo shkb te pastrohen plehrat.Kush vendos te punoj ne ushtri dhe polici ta pyes veten mir.Policia e sales ishte e mbushur me hajdute ordiner e lloj lloj llumi qe pa hezitim duhet pastruar pa vonese.Ne qytetaret shohim dhe themi bravo ministrit dhe drejtorve te rij qe disa jan hequr por akoma ka te kamufluar qe akoma qendrojne ne radhet e policise sidomos ajo rrugore.Ne Elbasan ajo rrugore pothuaj nuk eshte ndryshuar.

    1. W1 says:

      Duhet te ndryshoni juve elbasani
      Ja I biri botes I beri denoncim dhe u arrestua

  4. Tironci Lugano says:

    Qe ky plera te shkoj ne burg eshte per tu pergezuar.Por dicka nuk kuptoj, perse leket(parate) nuk jan ne xhep por ne makine?

  5. Nuk eshte shaka says:

    ndoshta nuk e eshte e vertete. Mos eshte ndinje inskenim nga shtetsja, se logjika te thote qe nuk mund ta beje as dhe nje polic kete.

  6. iliria shqiptare says:

    Te gjithe personat me sjellje te tilla duhet bere nji ligj i posacem per tju hequr e drejta te punojne ne sektorin publik pergjithmone.

  7. futja kot says:

    ku i kishte le3ne po me habit

  8. ismeti says:

    veq po me interseson me dit a asht ky polic i mulit apo i tepelenes ,se jan mesu mos mu ndeshku

    1. Prokoilo Llalaala says:

      Eshte i Mulit, hajdut 17 karat.

  9. tarrasi says:

    bravo cuna jepni edhe ju se egjith qeveria esht ne grabitje te qytetarve hajde siguri hajde qe flet ministri jon medioker ibejm thirrje rames talargoj kete njeri same shpejt nga kjo ministri ket kalama

  10. patosi says:

    shuajini pishen ketyre hajduteve ….ne burrg qente ,,,,e ben detyren e tyre sikur ua ka len i jati …

  11. dritan bardhi says:

    Policia e shtetit duhet te pastrohet nga keta individe te tille,dhe sektori qe eshte per kete pune ne ministrine e rendit te mos mjaftohet vetem kur denoncon qytetari por te ndjeke ne vazhdimesi te gjitha informacionet dhe dyshimet per secilin punojes te policise se shtetit,jo vetem te atyre te nivelit baze ,por edhe atyre te niveleve me te larta,atij nuk mund ti thuash postobllok se me tre veta ai nuk eshte postobllok,postoblloku duhet te jete me nje plan masash,dhe ai duhet te kete pergjegjes.dhe jo te behet me tre polic,ata perveç ate vjedhjes ne ate postobllok nuk mund te behet gje tjeter.

  12. ATEISTET DHE INJORANTET JANE SHOK TE DERRAVE DHE MAJMUNAVE says:

    TE GJITHE DERRAT NJE TURI KANE pavarsisht se njeri e ka pushtetin SOT dhe tjetri e kishte pushtetin DJE. Flisni per SHKAKUN or MASHTRUSA dhe HIPOKRITER pastaj per PASOJEN. Kete PJELL sistemi juaj se e tille eshte FARA juaj. Pritjani doren qe te shpetoje nje QYTET i tere. Apo si ai jeni te gjithe ? Se ju jeni ata te partive dhe qeverive. Ju jeni KOLLARET e administratave. Nuk ka nevoj te mbahen shum burgje , administrat e shpenzime, nuk do te ket me vjedhje , vrasje dhe hasmeri. Le qe une flas kot. Ku e vrisni mendjen ju per keto. Po nuk qene keto ku do te ” Hani buke ju “. Por dhe se do te hani buke prap zdo ti shpetoni te keqes qe ju kultivoni. Ju dhe familjet tuaja ne kete SHOQERI rroni.

  13. hito labi says:

    cunat e tirones na hengshi rrocken neve tepelenasve

  14. Eti says:

    Bravo cuna! Heren tjeter kontrolloni me mire lufte trafikut te parave tani vetem me karte. Kjo eshte rilindje

  15. Gezimi says:

    Punesimi ne organet e policise duhet te behet me shume kujdes. Pavaresisht normave dhe kushteve fizike qe mund te plotesoje, ne qoftese nuk permbush normat morale, nuk duhet te pranohet kurrsesi ne organet e policise!

  16. liqeni says:

    Eshte llogjike te mendosh se parate i kane ndare te gjithe policet qe ishin ne postbllok.Kur vjen puna per”besnikeri” ne shqiptaret jemi ne unitet qofte edhe kunder ligjeve te shtetit!Sa per ate qe jane nga tepelena mendoj se nga vermoshi ne konispol jemi njesoj dhe ska pse behen dallime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje