Reforma territoriale/ Basha: Përpjekja për t’i ikur konsensusit, e rrezikshme. Rama po u jep fonde vetëm njësive të majta

12 Prill 2014, 11:53Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas deklaratave të mazhorancës se nuk do e presin pa fund opozitën për reformën territoriale.

Basha tha se tentativa për t’i ikur konsensusit është e rrezikshme.

“Reforma e pushtetit vendor dhe rindarja territoriale kërkon konsensus të plotë politik, s’e them unë, s’e thotë opozita, kështu është bërë gjithmonë. Përpjekja për t’i ikur konsensusit është e rrezikshme dhe e dëmshme për vetë reformën, por dhe për situatën politike në vend, është refuzim i bashkëjetesës demokratike, është hap që përkeqëson bashkëjetesën demokratike në këtë vend. Ndaj insistojmë tek konsensusi dhe i bëjmë thirrje të reflektojnë dhe të japin konsensusin. Konsensusi është një vlerë që opozita nuk do ta përdorë për të bllokuar, por për të arritur së bashku me mazhorancën një reformë bazuar mbi parime të shëndosha, transparente dhe që u shërben qytetarëve dhe jo partive politike”, tha Basha.

Këto komente Basha i bëri gjatë inaugurimi të një rruge në Kodër Kamëz.

I akuzuar se e ka lënë pas dore punën në Bashkinë e Tiranës, Basha tha: “Bashkia po ndjek me përparësi plotësimin e prioriteve sipas nevojave të qytetarëve dhe asnjë axhendë tjetër. Me keqardhje s’mund të them të njëjtën gjë për mënyrën sesi po procedohet me fondet nga qeverisja qëndrore. Tirana është taksapaguesi më i madh në buxhetin e shtetit dhe është përfituesi më i vogël nga këto fonde. Qytetarët, ndonëse paguajnë më shumë se çdo komunitet tjetër, përfitojnë më pak. A është punë qejfi apo inati, këtë duhet ta gjykojnë qytetarët. Po kaq shqetësues është fakti se në ndarjen e përgjithshme të fondeve nga qeveria, që dje u trumbetua në një tjetër regji qëndrore në një fjalim pa fillim dhe pa fund të kryeministrit Rama, 92% e fondeve u janë dhënë si me magji vetëm njësive me të zgjedhur të majtë. Ndërsa njësitë e tjera kanë 8% të fondeve. Edhe regjimi i Apartejdit në Afrikën e Jugut kishte një proporcion më të drejtë. Problemi mesa duket është qëndrimi dhe mentaliteti i kryeministrit, që me sa duket nuk i shikon problemet e qytetarëve si përparësi për t’i zgjidhur, por si kapital politik. Kjo është e patolerushme, qytetarët paguajnë taksa anëmbanë vendit dhe duhet të marrin shërbime anembanë vendit. Diskriminimi mbi baza politike është primitiv, madje paraprimitiv. Ne i gëzohemi kësaj vepre publike që është shenjë e një mendësije të re të Bashkisë së Tiranës dhe me këtë vizion të ri do të vazhdojmë punën tonë”.

11 komente në “Reforma territoriale/ Basha: Përpjekja për t’i ikur konsensusit, e rrezikshme. Rama po u jep fonde vetëm njësive të majta”

  1. Adil Ajeti says:

    je kujtuar vone shume vone luli i vocerr per fondetnedhe pse ske fakte se Rama po i bllokon per ju te “djathtet”,por paske harruar kur Rama ishte ku je ti sot se çfar presioni kishte nga ti e sali berisha edhe nese eshte ashtu siq thua ti kjo i bie se ska mbete hak pa ukthye ne kete jete.

  2. Basha thot se reformat duhen bere kur t’i vije qefi Bashes,apo me mire SALIUT! Me sa dim po beni kaq kohe qe presim t’u vij qefi,por si duket ju nuk vini kurre ne “qef” e sidomos SALIU PER SHKAK TE MOSHES ,PA TY TE ERDHI S’TE ERDHI NUK TE PYET NJERI.
    Dilni e rrini ne diell engrohuni pak,po u erdhi qefi mire,po nuk u erdhi ,ne do bejme qefin ton ,pasi na i kane plotesuar konditat.

  3. Atila says:

    O Lulzime Shqiperia per ju do kishte mbetur edhe sot e kesaj dite pa kushtetute prandaj verini gishtin kokes dhe nese doni te keni edhe kontributin tuaj ne rreformen Administrative uluni dhe jepni mendimin dhe voten tuaj perndryshe shumica i ka numrat ekspertet dhe mbeshtetjen evropiane per te realizuar kete reforme jetike per vendin. Do ishte gafa me emadhe per ju nese do anashkalonit nje vendimmarrje kaq te rendesishme qe do ishte edhe me e qendruaeshme ne rast konsensusi. Shqiperia s’mund te mbetet peng i dritshkurtesise dhe hatermbetjeve te disa politikaneve te verber qe shohin vetem interesat e tyre te ngushta klanore. 1 milion qytetare i dhane gjithe mbeshtetjen e tyre Shumices per reforma dhe Rilindje prandaj tekat tuaja jane te teperta per te mos thene lojra me fatet e vendit.

  4. mete says:

    E ka qejfin Basha po e ka ne vend te keq.

  5. Jam Sala perseri says:

    O tulipan(lulja e preferume e hollandezve)!Une t’kam than te meresh me bashkine e jo me partine!

  6. ley says:

    Po perse ja lini gojen hapur Lulin, futjani karin e Edit se i duket si karamela ne sheqer se e ka ber xhaxhi Enver, dhe pastaj ai pushoooooooon.

  7. Kruja says:

    sepse ti u ke dhene urdher njesive te djathta te mos I pranojne fondet

  8. ilir says:

    ore djale po ke bashki ka e djathta ato te tera te peses jan mos ke lajthitur gje o derman

  9. populli says:

    Mjere PD ne duar te kujt ka rene!

  10. wickedgame says:

    Luli kundershtari po te pret ne tapet deri te merkuren po pate kellqe ndeshu ,ata te kane hedhur dorashken ndersa ti….bla bla.

  11. vlonjati 1912 says:

    o lulo po kunati jot sa fonde do marr nga bashkia???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje