Piloti i dytë i avionit të Malaysia Airlines tentoi që të bëjë një telefonatë nga celulari i tij pasi avioni u zhduk nga radarët.
Raportohet se avioni po fluturonte ulët në brigjet perëndimore të Malajzisë, kur piloti tentoi që të lidhej me celular.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë përgënjeshtruar një raportim se aeroplani është ulur në një bazë ushtarake të tyre në ishullin Diego Garcia.
Hetuesit thonë se telefonata u bë nga piloti Fariq Abdul Hamid, ndërkohë që avioni po fluturonte ulët pranë ishullit Penang.
Sipas mediave, avioni po fluturonte mjaftueshëm ulët, sa mund të kapte valët celulare nga kulla më e afërt e telekomunikacionit.
Por telefonata u ndërpre, megjithëse thuhet se kontakti u vendos.
Ende nuk dihet se me kë tentoi që të fliste piloti, ndërsa hetuesit nuk japin detaje.
Nga ana tjetër, një zyrtar amerikan u detyrua që të përgënjeshtrojë lajmet se avioni është ulur në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian.
Ai tha se nuk ka të dhëna që avioni ka fluturuar pranë kësaj zone.
Diego Garcia është 3500 kilometra larg nga Malajzia.
Ndërkohë sinjalet që vijnë nga ato që mendohet se janë kutitë e zeza të avionit të Malaysia Airlines po zhduken me shpejtësi.
Kështu tha kryeministri australian, Tony Abbott.
Ai tha se është i bindur se sinjalet janë të kutive të zeza të avionit, por theksoi se ato po zhduken.
Për këtë arsye, operacioni i kërkimit është një mision shumë i vështirë, që duhet realizuar sa më shpejt, shtoi ai.
Që nga e marta nuk janë kapur më sinjale të reja nga kutitë e zeza.
Ndërkohë në media spekulohet sërish se avioni mund të mos jetë aty ku kërkohet, pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë rrëzimi.
“Askush nuk duhet të nënvlerësojë vështirësitë e detyrës që na pret,” tha Abbott.
Korrespondenti i BBC thotë se në fakt kryeministri po tenton që të ulë pak entuziazmin e para pak ditëve, kur tha se ishte shukmë i bindur se sinjalet i përkasin avionit Boeing 777.
Zhdukja e fluturimit MH370 e ka mbushur internetin me teori konspirative, ndërkohë që familjarët e 239 personave në bord akoma nuk janë të bindur se avioni ka rënë në Oqeanin Indian.
Avioni ishte nisur për në Pekin nga Kuala Lumpuri, por mendohet se ka përfunduar mijëra kilometra larg.
Ka teori se avioni ka fluturuar në mënyrë fantazmë deri sa i ka mbaruar karburanti.
e kane mare ufot me siguri se s’ka mundesi
Populli ka nevoje per nje mister, nje legjende qe tirret e tirret derisa ti dale boja. Per tu mbajtur gjalle interesi jepet nje informacion, nje shenje, nje gur ne lume dhe idiotet sulen per te pasuruar diten me ngjarje qe nuk kane te bejne fare me te.
Po kush e pa se desh te merte ne telefon kte nuk arri ta kuptoj.
Avioni duhet te jete rrezuar ikerisht ne piken kuhumbi nga radari, pra midis malajzise dhe Vietnamit.
Ndoshta eshte goditur nga ndonje rakete prandaj nuk ka patur asnje sinjalizim sepse eshte shkaterruar plotesisht ne ajer.
Kerkimet andej nga oqeani indian jane thjesht per te humbur gjurmet e atij qe ka qelluar aeroplanin. Kush mund te jete goditesi?
Amerika i rregullon keto gjera http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww