Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në Kukës, si pasojë e një shpërthimi në një repart ushtarak.
Burime policore bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një nga godinat e repartit dhe për pasojë është plagosur shtetasi Kastriot Shaho 33 vjeç, i cili punonte si roje në repartin ushtarak. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e shpërthimit, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Sipas policisë së Kukësit, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një pakujdesi e rojes, i cili ka ndezur një sasi mbetjesh luftarake në repart.
Por, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar sot se ngjarja e sotme në repartin ushtarak në Kukës ku u plagos roja e objektit Kastriot Shahu nu ka ndodhur si pasojë e një shpërthimi por është shembur një pjesë e godinës.
Në një deklaratë për shtyp, ministria thekson është shembur një pjesë e ish-depos së repartit ushtarak duke zënë poshtë rojen.
Deklarata e plotë e Ministrisë së Mbrojtjes
Rreth orës 08.30, të datës13.04.2014, Pr.II Kastriot Shahu me detyrë roje në Detashmetin e Mbrojtjes Rajonale Kukës, strukturë në vartësi të BrMR, në zbatim të planizimit të shërbimit ditor është paraqitur për të marrë shërbimin në objektin e këtij reparti. Objekti është brenda planit të përhapjes dhe ruhet me vëzhgim.
Në momentin e kontrollit të objektit nga PrII Kastriot Shahu është vënë re se në një nga objektet (ish depo e veshmathjes ) dera e jashtme rezultonte e hapur. Gjatë kontrollit për verifikimin e këtij fakti roja është futur në objekt. Në këtë moment nga personeli i shërbimit të Vendrojes Nr.II, i cili ndodhej në afërsi të këtij objekti është dëgjuar zhurmë dhe është vërejtur pluhur. Nga personeli i shërbimit sipas linjës së drejtimit është shkuar menjëherë në vend ngjarje dhe është vërejtur se Objekti (ish-depo e veshmathjes ) ishte shembur dhe roja ndodhej nën rënoja.
Lidhur me ngjarjen, menjëherë është lajmëruar linja e komandimit të reparti dhe Forcave të Armatosura, policia e rendit dhe zjarrëfikësit. Gjithashtu Pr.II Kastriot SHAHU është dërguar për marrjen e ndihmës së parë në spitalin e Kukësit, ku nga raportimet e para rezulton se ka pësuar dëmtime të gjymtyrëve por është jashtë rezikut për jetën.
Aktualisht për ndihmë më të specializuar Pr.II Kastriot SHAHU është dërguar në Qendrën e Traumës. Për ngjarjen në fjalë strukturat përkatëse vazhdojnë hetimin.
Patjeter qe roja e kompanis Erzen Brecanit. Sa roje I pregatitur qe qenka! Ishalla di te shkruaj emrin e vet!
Ne rastese behet fjale per repart ushtarak si paraqitet ne foto,ky nuk eshte repart ushtarak,por ish-repart ushtarak i shkaterruar ne vitin 1997kur komandant i pergjithshem ishte mjeku Sali BERISHA.Nuk quhet repart ushtarak, atje ku nuk ka ushtar e aq me keq kur roja ka qen civil deri sa ka ndezur zjarr per t’u ngrhur.
mah