Cani: Kredia nga BB për të përmirësuar situatën energjitike

13 Prill 2014, 09:58Politika TEMA

Pas huasë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, qeveria shqiptare pritet të marrë një hua të dytë, këtë herë nga Banka Botërore.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se në fund të muajit maj pritet të merret miratimi për një hua nga Banka Botërore e cila do të përdoret për të përmirësuar situatën energjitike.

“Ne kemi hyrë në një marrëdhënie disi të veçantë me FMN-në dhe Bankën Botërore, për arsye se nuk jemi më në marrëdhënie kaq të ndërvarura, apo në marrëveshje të drejtpërdrejta kushtëzuese me njëri tjetrin. Por, në një farë kuptimi, edhe pse i kemi të relaksuara marrëdhëniet, ne kemi marrë hua nga FMN dhe nga Banka Botërore, pasi shpresojmë t’i kemi përmbushur të gjitha parakushtet, mendojmë që në fund të majit, Bordi i Bankës Botërore do të marrë një vendim pozitiv për të na e dhënë huanë”, tha Cani.

Duke iu referuar marrëveshjes me FMN-në, kreu i Financave tha edhe se lëvrimi i këstit të parë të huasë po zgjat vetëm për motive teknike.

“Ne kemi bërë kërkesën përpara pesë ditëve, pasi kërkesa duhej bërë përpara pesë ditë pune dhe pas kësaj periudhe bëhet lëvrimi.  Kësti i parë është diku tek rreth 25-26 milionë euro”,  shtoi Cani.

Gjithashtu ministri Cani u shpreh optimist për ecurinë e mëtejshme të ekonomisë shqiptare.

Ndërkohë, kreu i Financave Shkëlqim Cani ndodhet në Washington për takimet e pranverës me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

5 komente në “Cani: Kredia nga BB për të përmirësuar situatën energjitike”

  1. lini says:

    Po kshu si eshte shqiperia kush i jep kredi shqiperise, po bravo njehere per sigurimin e ndihmes, dhe kujdes se ku do ti investoni, me te vertet energjia ka shume nevoje per te investuar po mos harroni dhe gjera te tjera qe shqiperia ka nevoje.

    1. Herta says:

      Era shtet po vjen ktu ne shqiperi, bravo qeverise se per kte energji kemi vuajtur kaq shume, dhe shume here me shume bravo qe po e perfshini pagimin e energjise dhe ne skemen e legalizimeve.

  2. ari says:

    kush e besone kete eshte lope kokepalare.borgje po merret per te mbushur gjepat hajnat me ze dhe pa ze e figure,si rama,meta,braho,gjiknuri,balla palla e gomarit rama,doqi,frroku, koqo po koqe etj.

  3. Nje shqiptar says:

    Zoti Cani ju e dini shume mire, por po ju kujtoje se ne ditet e sotme bankat,institucionet financiare ne tere boten jane ne kerkim te shteteve per te dhene kredi pasi nuk kane mundesi me te investojne ne tregun financiar boteror. Kjo ndodh pasi tregu financiar sot u jep mundesi investimi te sigurte, maksimun me nje takse interesi 0.5 perqind. Keto institucione detyrojne shtetet qe u japin kredi te aplikojne masa te rrepta, rritje taksash, privatizime, koncesione etj. ne menyre qe te sigurojne vetem kthimin e kredive te tyre. Atyre as qe iu intereson zhvillimi i vendit ku japin kredi. Duhet te zhvilloni ekonomine dhe jo te rrisni borxhin publik per te paguar burokracine ne rritje qe po ja merr frymen zhvillimit te vendit.

  4. antonio says:

    Emri im është Antonio dhe unë jam kryetar i një grup të partnerëve financiarë.
    Ne jemi partnerë në shumë banka. Ne kemi vendosur për financimin e dhënë për çdo person e në nevojat e financimit. Ne u japim kredi prej 5000 € në 500.000 euro me një normë të mirë të interesit të 3%. Nëse jeni të interesuar, ju lutemi të na kontaktoni në email adresën tonë këtu: [email protected] kështu që ne t’ju sjellë ndihmën tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje