Akuzat për trafik droge ndaj FA/ Noka: Seancë dëgjimore urgjente me Kodhelin

13 Prill 2014, 13:03Politika TEMA

Akuzat ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për përfshirje të Forcave të Armatosura në trafikun e drogës të artikuluara nga Partia Demokratike do të shoqërohen me një nismë të partisë më të madhe opozitare për të thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar të Sigurisë të ministers Mimi Kodheli. Nisma u bë publike nga Nënkryetari demokrat i Komisionit, Flamur Noka.

 “Ndërkohë që forcat e armatosura gjenden përballë akuzës më të rëndë në historinë e shtetit shqiptar, se bazat e saj janë përfshirë në trafikun e drogës, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka 4 ditë që është zhdukur, dhe papritur del në skenë një ambjentalist. Ambjentalisti që doli sot nuk iu përgjigj pyetjeve të opozitës dhe të mbarë publikut tashmë, se a ka informacion Ministrja e Mbrojtjes për përfshirjen e institucionit që drejton në trafikun e drogës”, u shpreh deputeti i PD-së, Flamur Noka, në një deklarate për shtyp. 

Për deputetët demokratë, dhënia e shpjegimeve nga ana e ministres Kodheli duhet të vijë në mënyrë urgjente.

“Zonja Ministre mos u fsheh por përgjigju: A keni informacion për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së forcave të armatosura për trafik droge? Nëse ke informacion, çfarë masash ke marrë para fakteve të tilla tronditëse. Zonja Ministre nuk mund ti fshihet pafundësisht transparencës. Partia Demokratike do të depozitojë nesër në Komisionin e Sigurisë kërkesën për seancë dëgjimore urgjente me Ministren e Mbrojtjes, për të zbardhur këtë skandal, më i rëndi në historinë e forcave tona të armatosura”, deklaroi Noka.

Sipas tij, përfshirja e ushtrisë tonë në trafik droge, është dëmtimi më i madh që mund ti bëhet imazhit të vendit tonë, është shkatërrim i rolit dhe i përgjegjësive që kemi si anëtar të NATO-s.

“Ministrja duhet të japë llogari për këto të dhëna tronditëse, dhe përgjegjësitë e saj dhe të Kryeministrit, për këtë aferë që e njollosin Shqipërinë anëtare të NATO-s me  turpet e një republikë të dështuar të trafikut të drogës”, theksoi deputeti Noka.

 

17 komente në “Akuzat për trafik droge ndaj FA/ Noka: Seancë dëgjimore urgjente me Kodhelin”

  1. Korabi says:

    Keta demokratet e thjeshte, nuk ofendohen kur shohin qe i perfaqeson nje specie e tille? Une do ndjehesha i fyer.

    1. R3N1 says:

      Ja ku u vu dhe vula se kjo eshte nje “opozite” neqoftese do arrinim ta quanim te tille e deshtuar!! Turp se si pranojm te degjojme deklaratat e ketyre plehrave te kesaj politike sic eshte ky muli i neveritshem!!!

      1. loren says:

        Opozite leshi jeni juu gje tjeter nuk dini te beni vetem te mashtroni dini. Turp per ju qe keni rene kaq poshte.

    2. Arifi says:

      Ueeeee paska fol ky zhulsiiiiii!!! Ik o pall se le nom po si s ke turp per keto qe flet si mund te jesh kaq i papergjegjshem!!

      1. aliona says:

        Po ku ke surrat ti te merresh me Ministren Kodheli, vetem shpifjen keni argument.

    3. kleona says:

      Do merrni pergjigje dhe nga ministrja Kodheli more mashtruesa dhe do e shihni qe do dilni blloff si gjithmone.

    4. Dante says:

      O flamur o katundar i felliqur me dy kls shkolle ik e meru me ndonje pune ne fshat e bej dicka te dobishmeee se s’je per politike ti jo!!

    5. almeida says:

      Edhe ministren Kodheli doni ta implikoni ne te tilla afera, po spaskeni turp more te felliqur.

    6. klaus says:

      Ik ore i felliqur skeni ca te thoni per ministren juuu tafikantet dora vete.

  2. futja kot says:

    Duke qene se ne jemi antar te NATO-s pra jemi nje repart i saj dhe ky repart po akuzohet per trafik droge normalishte Ministria e Mbrojtes duhet ti kerkoj ndihme Nato-s dhe institucioneve te specializuara te saj per te filluar investigimin dhe ndihmuar prokurorin shqiptare per te vene para pergjegjesite autoret, Kjo pasi akuzat nuk vin nga shtetas do si do por :
    -nga nje Ish.ministri i jashtem njekohesishte dhe ish ministri brendeshem. jo deputet
    -Nga nje ish minister i brendeshem, deputet
    -nga nje ish zv.minister i brendeshem, deputet
    -Nga nje ish zv.minister i brendeshem,deputet etj
    Kjo duhet te behet sa me shpejte pasi nese akuzat nuk qendrojne ushtria nuk duhet te behet pre e luftes politike dhe nese qendrojne autoret te denohen sipas ligjit
    Tu kerkohet ndihme vendeve partnere ne lufte kunder trafiqeve Italise dhe Greqise

  3. tigri says:

    Me ta shk.ata si te ka ba , ti m.duhet te pergjigjesh ku i moremesazhet theniet tua tani jane per te fshehur ate qe the ne komision .

  4. Bojqilli si lesht e Gita dhise says:

    O Noke o fshatar i felliqur, vetem kesisoj scoop-esh ju kane mbetur te shpikni per te luftuar maxhorancen.. shko mblidh patate o katundar i pashprese kuxi, o cope mishi me dy sy

  5. AFERDITA says:

    Po pse,sa here qe doni te pirdhni ju,doni deshmitre per ta degjuar dhe per ti marre ere pordhes tuaj?!

    Nese mendoni se keni nje pordhe ndryshe nga te tjeret,shkoni dhe deklarojeni diku tjeter,ta zeme kesaj radhe bejeni ne Prokurori.

  6. MRM says:

    Per kte idiot nuk ja vlen asnje comment.

  7. rizai says:

    TE NGRELI DREJTESIA NE DORE TE KETIJ HORRIT TE KUKSIT. KY BASTARDI KA DHUNUAR NJE FIS TE TERE NE KUKES VETEM SE I JEPNIN VOTEN EDI RAMES. ESHTE NJE ALABAK. NDERSA SAPER KETO AKUZAT NDAJ NATOS JANE SHPIFJE QE KUR TE DALI NE SHESH QE ESHTE SHPIFJE BEJNE MIRE TE ZHDUKEN SE PO IMPLIKOJNE NATON E CDO NJERI TJETER NE KETO AFERA VETEM E VETEM PER TE FITUAR VOTA.

  8. rezart says:

    Mos e harxho kot kete fjale,o Muli,se akuza shume here me te renda,me sakte …..GJIGANDE PER USHTRINE,POLICINE DHE KLIKEN TUAJ BARBARE,qe ka qeverisur vendin per 23 vjet ka patur PLOT,por ju keni futur koken ne HALE!!!
    Ne 97-ten KLIKA ANTI SHQIPTARE E Sali Berishes e SHKATERROI USHTRINE DHE SHTETIN SHQIPTAR PER 24 ORE duke e futur popullin ne LUFTE CIVILE!!!
    JU PER 8 VJET E MBOLLET,KORRET DHE SHITET DROGEN E LAZARATIT duke e njehsuar Shqiperine me Kolumbine,ju SHPERTHYET BOMBEN ATOMIKE te Gerdecit duke vrare 26 verte,plagosur me qindra te tjere pa folur per deme materiale me milarda euro!!!
    Ju permbytet 4 here NENSHKODREN duke hapur qellimisht portat e digave te hidrocentraleve,duke shkaktuar TMERRE DHE DEME TE PALLOGARITESHME PER MIJRA BANORE TENENSHKODRES E ZADRIMES!!!
    JU KENI VJEDHUR VOTAT,PRA PUSHTETIN ,qe nga 96-ta e deri ne 2011-ten,pra keni bere disa here GRUSHTE SHTETI ELEKTORALE(pervec GUSHTIT TE SHTETIT USHTARAK TE 1998-tes) etj dhe keni heshtur!!!
    A mund te krahasohet me keto KRIMET tuaja MONSTRUOZE ndonje shtet ne BOTE keto 70 vjetet e fundit,pas NAZIZMIT HITLERIAN???
    Edhe Milloshevicit ia keni kaluar se ai te pakten VRAU popujt e tjere e jo popullin e vet sic BETE JU,o KELYSHA FASHISTE!!!

  9. petrit zela says:

    Kurre nuk e kam menduar,se burrat e sotem te PD-es po luajn rrolin e grave llafazane,qe marrin dynjan neper goje-duke mos pasur asnje lloj arsyeje,shpif shpif se dicka do te ngelet ky eshte motivimi I politikaneve te sotem te PD-es..Seriozitetin e vertet ne selin e PD-es
    e demostrojne fuqishem-Zonjat dhe Zonjushet- e nderuara…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje