Deputetët apo të zgjedhurit vendor nuk kanë të drejtën të kandidojnë për postin e Kryetarit të degës së Partisë Demokratike. Kjo përcaktohet në udhëzimin e shpërndarë nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha për të gjitha degët e kësaj partie në rrethe, në prag të nisjes së procesit për zgjedhjen e kryetarëve të seksioneve, grupseksioneve dhe degëve. Në këtë mënyrë udhëzimi sanksionon që në propozimet e kandidatëve për kryetar dege, të respektohet mospajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës me mandatin e të zgjedhurve: deputet, kryetar Këshilli Qarku, kryetar bashkie apo komune.
Sipas udhëzimit, në çdo degë të PD-së do të delegohet një person nga qendra, i cili ka për detyrë të organizojë dhe bashkërendojë punën për gjithë procesin e analizës dhe zgjedhjeve të reja në degët e partisë.
Në lidhje me procesin e analizimit të rezultatit që kjo parti ka arritur në zgjedhjet e 23 Qershorit, udhëzimi nënvizon se analiza duhet të fokusohet edhe tek fenomeni i joshjes së votuesve, vlerësimin e masës së ndikimit të këtij fenomeni në rezultatin e qendrës së votimit, si dhe skemave të përdorura nga kundërshtari për realizimin e joshjes së votuesve të mundshëm të PD-së.
Vlerësimi i punës së çdo strukture do të bëhet mbi bazën e rezultateve në zgjedhjet të 23 qershorit, krahasuar me rezultatet në zgjedhjet e vitit 2009. Afati i analizës së zgjedhjeve në secilën degë, do të duhet të zgjasë jo më shumë se 45 ditë, deri në përcaktimin e detyrës së Kuvendit të Degës, nga data e fillimit të fazës së dytë të procesit.
Në këtë mënyrë duket se analizat sipas degëve të PD-së në rrethe do të organizohen dhe monitorohen nga emrat e njohur në forcën më të madhe opozitare, të cilët përgjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së kanë mbajtur funksione kycce në forcën më të madhe opozitare në vend apo në qeverisje. Paradoksi nqëndron në faktin se këta individë janë cilësuar nga baza e PD-së edhe si shkaktarët kryesorë për humbjen e kësaj partie në zgjedhjet e 23 Qershorit për shkak të hendekut të madh që krijuan me anëtarësinë e Partisë Demokratike, arrogancës së treguar në qeverisje, akuza që u shfaqën edhe përgjatë fushatës së brendshme të kësaj partie në zgjedhjen e Kryetarit të ri, pas dorëheqjes së ish-Kryeministrit Sali Berisha.
ME NJE FJALE NE FUND TE ANALIZES KONKLUZIONI I PARATHENE ESHTE QE: POPULLI U JOSH NGA PREMTIMET SE PD-JA ISHTE NE RREGULL! KJO DO JETE EDHE ARSYEJA PER TU SHFAQESUAR ME VETEN, PER TE VAZHDUAR ME PO TE NJEJTET NJEREZ DHE PER TE MARRE NJE NDESHKIM EDHE ME TE RENDE NE ZGJEDHJET LOKALE DHE ME PAS NE 2017 NE ZGJEDHJET E PERGJITHSHME! CFARE TURPI QE JANE PER KETE POPULL KETA PLEHRA!
Lulo.Po deshe me bë hajër jo vetem keto qe jane tani por edhe ishët duhet te zbythen njëherë e përgjithmonë se jane ca parazite te ndyre qe po ja marrin frymen PD.Perndryshe dimri ne opozite do te jete i gjatë,shume i gjatë
Pajtohem me mendimin e parafolsit Nr.2
Po te sistemi I Kaosit e korrupsionit qe ngritet nuk do fokusoheni? Ah more te mbarum, po ju I keni te gjithe skypjon, kot beni anal-iza…
Ore PD humbi nga strukturat e saj sepse u lane pas dore,vendoste vetem kryetari I grupit te punes , psh: Genc Pollo per Beratin nga 27,000 vota vajten 18,500 .PD humbi sepse u korruptua dhe u perfaqesua nga hajdute.
leone-po vendosene negjmijen ne ministrin e mbrojtjes e mos u lodjni me letra higjenike.a ju mjafton kjo .se vetem edhe negjmija ka mbetur pa u rehabilituar nga rama-enverin e mbajti ne Foto,ruqin,po,doklen,gjinushin,bijet e tyre tash vetem edhe nje Stalin dhe plotesoni rrethin.dhe pastaj jo evropa por te gjitha wc e botes do ju pranojne.