Akuzat e PD ndaj policisë dhe FA-së/ Bare: Po sulmohen institucionet për të mbrojtur ish-funksionarët e akuzuar

13 Prill 2014, 13:53Politika TEMA

Partia Socialiste reagon ndaj akuzave të opozitës mbi forcat e rendit dhe ato të ushtrisë, duke u shprehur se këto institucione janë  jetike në cdo shtet demokratik. Deputeti socialist Besnik Bare përmes një konference për shtyp theksoi se policia dhe ushtria janë të depolitizuar, në funksion të sigurisë së Republikës dhe shtetasve shqiptarë. Sipas tij, akuzat ndaj policisë dhe Forcave të Armatosura bëhen në një kohë kur po denoncohen ish funksionarë të lartë për shpërdorim detyre.

“Sulmi i vazhdueshëm i opozitës me shpifje e akuza të paqena ndaj ushtrisë dhe policisë është jo vetëm i ulët, por edhe shprehje e dëshpërimit të një opozite që ende nuk e ka kuptuar arsyen pse në 23 qershor u votua për të dalë në opozitë. Qeveria e shkuar la pas një situatë të rënduar sa i përket sigurisë. Drejtuesit politikë të forcave të rendit dhe forcave të armatosura ishin të zhytur në korrupsion dhe ishin kthyer në simbol të paaftësisë dhe lidhjeve me krimin e organizuar dhe trafikun”, u shpreh Bare.

Në vijim ligjvënësi socialist shton se “pikërisht tani, kur çdo ditë dalin në pah fakte të reja që dëshmojnë shpërdorimin e detyrës së ish funksionarëve të lartë të qeverisë së kaluar, opozita jo vetëm ka marrë në mbrojtje politike shpërdoruesit e detyrës, por sulmon në mënyre të turpshme forcat e armatosura dhe forcat e rendit”.

“Për qeverinë e re siguria e shqiptarëve dhe Republikës është objektivi kryesor dhe në këtë funksion modernizimi i forcave të armatosura dhe forcave të rendit është detyrë parësore”, tha Bare.

3 komente në “Akuzat e PD ndaj policisë dhe FA-së/ Bare: Po sulmohen institucionet për të mbrojtur ish-funksionarët e akuzuar”

  1. Sokrati says:

    Ky ze femra.

  2. . says:

    —————————————————————————————————–

    Ceta-Verioreve PD kerkon deshtimin e Shqiperise.

    —————————————————————————————————–

  3. beslidhja says:

    TY TE LUMTE GOJA O BESNIK,PO PSE BEJNE ATA GAM-GAM,SEPSEJU NUK PO IA TREGONI VENDIN,ATA QE E MASAKRUN KETE VEND,QE E PERDHUNUAN KETE POPULL.KEMI RESPEKT PER FIGUREN TENDE PASI TREGON ME TE VERTETE NJE PJEKURI PREJ POLITIKANI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje