Për herë të parë që pas krijimit të këtij institucioni, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nuk ka kryer asnjë hetim dhe nuk ka bërë asnjë kallëzim penal për shkelje të ligjit.
Kjo ka ndodhur gjatë vitit 2013, kur ky institucion drejtohej nga Zana Xhuka.
Kështu thuhet në një raport që kryetari i ri i ILDKP, Shkëlqim Ganaj, ka depozituar në Kuvend.
Në raport theksohet se vetëm për muajin mars, ILDKP ka dërguar për kallëzim penal gjashtë persona, që akuzohen për fshehje të pasurisë.
Sipas Ganajt, paraardhësja e tij është përgjegjëse për shkelje financiare, pasi nuk ka paguar sigurimet dhe ka prerë disa fletë udhëtimi në ditë festash.
Turp. Mire qe iku ajo fare dembelje e paafte e saliut
Kujt i thua turp,Zanes? Turp do ti thuash pas disa muajsh ketyre qe e hoqen e nuk zbatuan ligjet,qe e lane te lire,qe nuk e proceduan,e nuk e derguan para prokurorise.Te gjithe poshtersite jane bere e po behen nga njerezit e emeruar te PD,kane grabitur,kane mashtruar,kane fallsifikuar dhe ju do i thoni turp,kur te hiqen neser nga puna?
Jo ore mik jo.Fuqia e atyre qe sot po terorizojne popullin,eshte tek ky mos zbatim ligji.Jene me miliona euro te grabitura,jane me mijera prona te vjedhura,jane miliarda leke te shperdoruara dhe ketyre ti themi turp.Kjo mund te ndodhe n.q.se dhe keta sot do bejne te njejten pune dhe grabitje si keta qe iken.Po ndodhi e kunderta qe te konfiskohen e te denohen atehere do themi;E MBAJTEN PREMTIMIN,JANE PER TE ZHVILLUAR E ECUR PERPARA SHQIPERINE”.
prape doli ky. Xhuka ishte yll perpara ketij, duke patur parasysh se xhuka nuk vlente nje lek per kete pune.
ca thote per meten ky ne raport.
Nuk ja vlen te merresh me z xhuka.Kushdo qe flete per ket problem,eshte injorant.
Kjo qenka kokra e debiles.Kariken e ka aty prane dhe del fotografi hipur ne tavolinen e zyres.
Po Znj. Zana Xhufka prandaj shkoi ne krye te ketij institucioni , per te mos i hetuar deklarimet e pasuriase se politikaneve ! Ajo e ka ” kryer me se miri ” detyren e saj. Bravo i qofte Suzanes ! Prandaj po e ben dhe gurgulene opozita !
—————————————————————————————————
Foto “GALA”,
Gruaja e bukur traktoriste e Cetes-Veriore PD,
hypur mbi tavoline ashtu si ne traktor.
————————————————————————————————–