Kodheli i shkruan Llallës: Reago dhe heto për akuzat e PD ndaj Ministrisë së Mbrojtjes

14 Prill 2014, 08:35Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka reaguar për akuzat e PD-së, të cilat hedhin dyshime për lidhje të strukturave ushtarake me trafikun e drogës.

Kodheli i kërkon përmes një letre kryeprokurorit Adriatik Llalla të hetojë mbi akuzat e opozitës.

Më poshtë letra e plotë:

“Me cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, po Ju dërgoj këtë letër përmes së cilës kërkoj reagimin Tuaj të menjëhershëm lidhur me deklaratat më të fundit të bëra publike nga subjekti politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Zoti Prokuror i Përgjithshëm, siç jeni në dijeni, u bënë disa ditë që deputetë të kësaj force politike po hedhin baltë në drejtim të Forcave të Armatosura duke lëshuar akuza të rënda. Me këtë letër, përsëris shqetësimin tim lidhur me këto akuza përmes të cilave kërkohet që Forcat e Armatosura të bëhen “mish për top nga propaganda antiqeveritare”.

Zoti Prokuror i Përgjithshëm, kërkoj prononcimin Tuaj nëse keni nisur apo jo hetim, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes të datës 11.04.2014 lidhur me këto akuza dhe në rast se jo, përsëris domosdoshmërinë e nisjes së një procesi hetimor.

Duke përfituar nga kjo letër, kërkoj shqyrtimin deri në fund dhe në detaj të të gjithë dosjeve që Ministria e Mbrojtjes ka depozituar pranë organit hetimor. Kam qënë dhe mbetem e bindur se shqyrtimi i tyre do t’i çlirojë Forcat e Armatosura nga barra e një të shkuare të dëmshme në drejtimin e saj dhe nga rreziku i përsëritjes në të ardhmen të keqpërdorimit të tyre”, shkruan Kodheli.

14 komente në “Kodheli i shkruan Llallës: Reago dhe heto për akuzat e PD ndaj Ministrisë së Mbrojtjes”

  1. Tetjera says:

    Insistimi juaj per zbardhjen e se vertetes tregon vullnetin tuaj dhe pastertine tuaj.

  2. Sami says:

    Jeni me e mira zonja Kodheli

  3. Lamash says:

    Ata thone kemi fakte, Kerkojani faktet PD

  4. Tayson says:

    Ministria e Mbrojtjes ka te drejte te kerkoje llogari prokurorise sepse ska bere asgje per ceshtjen Imami.

    Gjithashtu prokurori duhet te thote te veretetn e shpifjeve te PD

  5. ilir says:

    O Mili, po llafos me gje “gjytrym” qe me siguri po e cungon dosjen qe te behet e paplote (ky eshte stili i prokuroreve tani), pra mos e harxho kohen kot… Merrni ne dore situaten e gjeni zgjidhje se per kete jua dhame 1Mil vota e mos llafosni me mure e me kriminele e aq me pak mos beni kompromis me ta

  6. Arberi says:

    Me kete Kryeprokuror qe kemi ne veshtire se do bejme preukopi. Ka kaq kohe qe jane bere kallezimet penale nga ministria e mbrjtjes, mirepo dosjet rrine e “flene” ne prokuri prej kaq kohesh

  7. kurro says:

    dhalla eshte ushtari saliut, cpret nga ai ditezi.

  8. Bujari says:

    U bene disa dite qe tellallet e PD po cirren e bertasin per gjoja implikim te ushtrise ne trafikun e narkotikeve. Po mire more “burra” si spo thoni qofte edhe nje fakt konkret qe une si qytetare ta besoj?! Nuk thoni sepse nuk keni asgje te vertete ne dore, por vetem shpifni dhe sajoni per hedhur balte ne punen dhe luften qe po ben ministria e mbrojtjes dhe Mimi Kodheli kunder korrupsionit te cilin PD e mbolli dhe e futi ne cdo qelize te ushtrise dhe me gjere

  9. futja kot says:

    Per zbardhjen e ceshtjes kerko ndihme nga NATO, pasi’Akuzat jane nga ish funksionare te larte te ish qeverise para 23 qershorit: si ish Ministri i jashtem,nga DY ish ministrat e brendeshem ,ish ministri drejtesise dhe dy ish zv. ministra te brendeshem.
    Mos bri pre e prpagandes, mos dil ne konference shtypi, ke pune vetem me prokurorin e pergjithshem, me Task forcen e saj dhe me NATON, kjo e fundit te ve ne levizje strukturat e specializuara dhe te filloj vet hetimet sic ka vepruar ne raste te ngjashme, nese eshte e vretet eshte njolle e keqe edhe per NATO-n.

  10. Sot jam i bindur perfundimisht se me kete Prokuror te Pergjithshem nuk mund te shkojne ne Gjykate asnje politika qofte i pozites qofte edhe te Opozites.Me sa duket qellimisht Sali Berisha e ka propozuar kete person ne ate detyre mbase ashte i kapur dikur e sot nuk mundet me veprua.Ashte domosdoshmeri qe vete Llalla te jape dorheqjen ne menyre qe edhe ai te jete ma i qete dhe te mos akuzohet si bashkepuntore me krimin apo qe flen mbi dosjet e krimit.Nese nuk e ban ai, maxhoranca duhet te marre inisiativen per shkarkimin e tij per mos kryerje te detyres.Ndryshe krimi do te mbizoteroje ne Shqiperi dhe do te jete shume zor te luftohet.

  11. E verteta says:

    Tanie eshte bere e domozdoshme dalja jashte ligjit e PD. nuk ke se çfar e do populli nje subjekt te tille kreminel.Qeveri mblidhni mendjen PD jashte ligjit dhe pik.

    1. kola I vogel says:

      O komunist I qelbur, nuk nxirret opozita jashligjit. Opozita eshte instrumenti me I fuqishem ne nje vend demokratik.

  12. sopiqoti says:

    Eshte rasti me konkret qe Prokurori i Pergjithshem te tregoje angazhimin e tij per te vene para pergjegjesise ligjore ata qe bejne deklarata te reme ose ata qe me te vertete kane shkelur ligjin.O burra perpara,zoti prokuror.

  13. Re'i says:

    Me sa kam degjuar, ne Prokurori eshte bere mal me dosje per korrupsion te kallzuara jo vetem nga Ministria e Mbrojtjes por nga te gjitha ministrit e tjera.Kur nuk merret me keto dosje , qe jane cqetesimi me i madh i shqiptareve, me cfar tjeter merret prokuroria.Hetimin e shperthimeve , ta filloj pikerisht nga hetimi i korrupsionit se eshte pikerisht korrupsioni baza e cdo konflikti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje