Çështja “Gjika”/ Amnistia fal 3 të pandehur, lehtësohen 3 të tjerë

14 Prill 2014, 10:04Politika TEMA

Tani e tutje, në bankën e të akuzuarve për çështjen ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, do jenë vetëm pesë të pandehur.

Amnistia e fundit ka falur tre të pandehur dhe ka lehtësuar tre prej tyre.

Vetë kryebashkiaku do vazhdojë që të jetë nën gjykim.

Amnistia e qeverisë hyri në fuqi në datën 10 prill të këtij viti.

Tre të pandehurit që kanë përfituar nga amnistia janë, Aleks Ahmetaj, Artan Ferhati dhe Mustafa Tartari, ndërsa për 3 të pandehurit e tjerë Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Liçaj është rrëzuar akuza për “ndërtim të paligjshëm”.

Këta të fundit do të gjykohen vetëm për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”.

Njoftimi u bë sot në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës ku asnjë nga të pandehurit nuk ishin të pranishëm në seancë, përfshirë edhe kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

6 komente në “Çështja “Gjika”/ Amnistia fal 3 të pandehur, lehtësohen 3 të tjerë”

  1. toto u kurtu says:

    qesharake! perse nuk i amnistoni te gjithe po humbisni kohen kot.asnje nuk ka per tu denuar vetem show si cdo gje ne shqiperi

  2. tony says:

    KY EDI DON ME MULU MUTIN ME SHURRE…PUFFF

  3. edi says:

    Perpara rilindja

  4. vloraku says:

    Rrofte presidenti,rrofte…..qe beri amnisti dhe shpeton shoket e tij

  5. Valentina says:

    ky qelbesire Gjika ka vjedhur me shume se kushdo ne vlore

  6. Ela says:

    Ti “Valentina”, nqs e verteton qe Gjika ka vjedhur, mund te shkosh ne gjyq dhe ta denoncosh. Nqs nuk e ke bere dhe e ben atehere, je nje pise femer/ mashkull qe c’te vjen nga prapa,……………………. e nxjerr nga goja. Je vemje e ndyr!!!!

    Ka plot te tjere si puna jote, s’jeni gje tjeter vecse ca injorante cmirezinje, shpirt lig dhe te vrerosur nga sukseset e Gjikes.

    SHPESH HERE VARFERIA E NJEREZVE NUK GJENDET NE XHEPAT E TYRE, POR NE SHPIRT!!!!!!!

    Ela

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje