Gjykata Administrative rrëzon INUK: Bllokimi i bulevardit të ri, i paligjshëm

14 Prill 2014, 10:51Politika TEMA

Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për të bllokuar punimet për bulevardin e ri të Tiranës.

Vendimi erdhi pak disa pasi Bashkia e Tiranës vendosi të ngrejë një padi penale ndaj INUK për këtë çështje.

Bllokimi erdhi pas ankesave të shumta të banorëve që shpronësohen nga ndërtimi i këtij bulevardi.

Ata ankohen për vlerën e ulët të shpronësimit.

Në total, 204 objekte do të prishen si pasojë e bulevardit të ri.

Beteja mori edhe ngjyrime politike.

Punimet për këtë bulevard nisën në shtator të vitit të shkuar.

Firma, e cila po realizon punimet është “Copri – Construction Enterprises”.

Ndërsa kostoja e fazës së parë të ndërtimit është 26 milionë euro.

16 komente në “Gjykata Administrative rrëzon INUK: Bllokimi i bulevardit të ri, i paligjshëm”

  1. e verteta says:

    Bravo gjykata administrative, -Le te paguaje ajo paret e te shpronesuarve dhe keto para ti faturohet gjyqtareve qe gjykuan ceshtjen

    1. Elsa says:

      GJykakat e saliut do mbeshtesin saliun e lulin

      1. Selmani says:

        Basha 3 vjet ska bere asgje ne bashki.

        Ky eshte nje parazit qe mjer Tirana qe e ka,. duhet shporr me sekonda

        1. Sara says:

          Rama ka 84 deputete dhe kerkon konsensus sepse eshte politikan europian qe do integrimin e shqiperise.

          ja ku eshte dallimi mes tij dhe dembelit lul dhe varsesit sali qe kane kapur gjykatat

          1. Desara says:

            Turp i madh me drejtesine tone.. ah sa turp..

  2. Kacamilli says:

    Nga njera ane me behet shume qejfi qe po i ndodh keshtu me cdo gje, pasi Rama nuk ka kuptuar ende qe duhet ti perdore ato 84 vota qe ka, se pari per te reformuar drejtesine e kalbur dhe se dyti per te futur ne pune njerezit qe e prune ne pushtet duke debuar ata qe i bejne gropen perdite. Ne momentin qe ne gjykata e kudo tjeter ne administrate ka njerez qe i komandon PD-ja e Saliut, kot qeveris pasi do ta rrezojne shume shpejt. Shpresoj qe pas 8 muajsh “te gjatit” ti kete arritur gjaku ne tru.

  3. qytetar says:

    Kerkoni strehim sipas ligjit, jo para, atehere le te gjykoje gykate palostrative.

  4. E verteta says:

    O gjykate ,e mjera gjykate,po le popullin me duar thate,mbeshtetesh nga nje sakat,te shpronesuaret duane parate,por jo sipas teje moj gjykate,sipas tregut ne te thate,te na rroshe per jete gjykate.
    Mjere ky popull se si po jeton ne mes kreminelesh te bindur jo vetem te urdheruare.
    Gjithe ato déme kush do ti paguaje moj gjyakte ,e Lulushit tend te gjate ,populli kerkon parate o zeza moj gjykate.etj.etj.

  5. Mali says:

    Kjo eshte gjykate e “popullit”.BRAVO.

  6. ismeti says:

    ah po keta i ka emru sala ,te gjith jan lopqar

  7. Qetësori says:

    Ka ligje shteti, o çuna. Shpronesimet kane kuota. Nuk e shproneson shteti me çmimin qe don ti. Pse merziteni?

    1. Rezi says:

      Po pra…asnjeri nuk po kerkon nje çmim si do vete…ate te tregut po kerkojne!!!!!

  8. sopiqoti says:

    Do te ishte mire qe te publikohej edhe arsyetimi i gjukates per vendimin e mare.Si do te zgjidhet pretendimi i banoreve lidhur me cmimin e tokes apo vleresimin e objektit?

  9. . says:

    —————————————————————————————————-

    Jo … Gjykata Administrative punon per Ju
    dhe eshte nje “cerdhe” e juaj.

    Qeveria as qe do t’a pyesi, por do te zbuloje
    “mashtrimet” e Bulenardit tend ashtu si rruga Durres-Kukes.

    —————————————————————————————————

  10. I sakti says:

    Ky eshte nje vendim shume I drejte.
    Eshte e ditur boterisht qe cmimet e shpronesimeve I cakton qeveria dhe jo bashkia. Nqf qeveria mendon se jane te ulta le te nxjerri vendim tjeter.
    Ajo eshte nje veper madhore per nje qytet si Tirana pavaresisht kush e nderton.

  11. EDI says:

    I sakti! Cfare po flet o njeri??????????????Kush do e bej Tiranen .ata qe e shkaterruan deri ne themel?Ai qe vodhi milionat ne rrugen Durres-Kukes?Ai qe vodhi Hapur votat e Edi Rama-s per kryetar Bashkie?Ai qe i vodhi hapur votat te ndjerit Sokol Olldashi-t dhe me pas e hoqen qafe???????????????Aman se na hapet barkun me keto komente nacionaliste…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje