PD depoziton në Kuvend kërkesën për seancë dëgjimore me Kodhelin. Noka: Letra për Llallën, arrogante

14 Prill 2014, 13:53Politika TEMA

Partia Demokratike depoziton në Kuvend kërkesën për seancën dëgjimore me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Ndërsa e konsideron si shumë të rëndësishme zhvillimin e seancës dëgjimore me ministren e Mbrojtjes, nënkryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, deputeti demokrat Flamur Noka theksoi se nga të dhënat që disponon opozita situata është alarmante në lidhje me keqpërdorimin e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.

“Ne e gjykojmë jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm këtë raportim që duhet të bëjë ministrja para deputetëve, para Komisionit të Sigurisë, sepse nëpërmjet fakteve që disponojmë ne, rezulton se Forcat e Armatosura janë keqpërdorur në trafikun e drogës. Është cënuar si asnjëherë tjetër imazhi i Forcave të Armatosura , është cënuar rëndë imazhi i vendit tonë si një vend anëtar i NATO-s ndaj dhe ne kërkojmë që kjo e vërtetë të zbardhet deri në fund”, theksoi Noka në një prononcim për mediat.

Në vijim ai shprehu shqetësimin edhe në lidhje me letrën që ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

“Në këtë letër nuk kish as më shumë dhe as më pak, por veçse arrogancë e paprecedentë, sjellje antikushtetuese, e komunikimit që Qeveria, ministrja dhe Kryeministri shfaqin në raport me institucionet e pavarura dhe kushtetuese. Është një komunikim i paprecedentë, një komunikim urdhërues, ku ministrja urdhëron prokurorin të hapë hetime ndaj opozitës dhe deputetëve të saj, ku ministrja i kërkon prokurorit që të mbrojë Forcat e Armatosura nga sulmet e opozitës. Një marrëdhënie e tillë nuk është hasur kurrë në këto 23 vite demokraci. Kjo maxhorancë harron që është votuar për të qeverisur, dhe nuk është votuar që ata të bëhen kryeprokurorë, as kryetarë gjykatash, apo drejtues të isntitucioneve të tjera”, theksoi Noka.

15 komente në “PD depoziton në Kuvend kërkesën për seancë dëgjimore me Kodhelin. Noka: Letra për Llallën, arrogante”

  1. paradox says:

    Po kjo pike e zeze, edhe hedhin balte mbi imazhin e forcave te armatosura pa fakte edhe thone pastaj qe eshte cenuar imazhi!!!

  2. shevcenko says:

    e para njehere ky burreci ketu, ky matrapazi, milioneri i droges qe e INKRIMINOI POLICINE E SHTETIT SKA TE DREJTE TE FLASI PER ASGJE.

    E DYTA KY MATRAPAZI KETU MASHTRON, GUXON QE PER POLITIKE TE AKUZOJ EDHE NATOn. KU JANE FAKTET? PSE SFLISNI? KA KALUAR NJE JAVEE!!!!! APO MASHTRUSA SI GJITHMONE!

  3. Kolegu says:

    Ku u be politikan edhe Flamuri, mos ngelte njeri pa u marre me politike. Mulin ne qe e njohim qe kur ishte student e mendonim qe po ta mbaronte fakultetin do behej ndonje doktor fshati diku nga Kuksi sepse niveli intelektual dhe akademik ishte cope-cope. Por ja qe u vendos ne vendin e duhur ne kohen e duhur dhe fakultetin e mori, ne fshat nuk u kthye me madhe u be dhe minister. Pika na rente ne te tjereve qe na u lerua mbi libra 6 vjet dhe vazhdon te na lerohet neper spitale sot e kesaj dite.

  4. rako says:

    Si katandisem ne kete kuvend,me kooperativiste si Muli!Turp!Shume derra e dosa na solli Saliu!

  5. liu says:

    O pleher Flamur serb a ka me arrogante se sa ju qe shkaterruat nje komb dhe po shkaterroni nje shtet.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    PD-ja po “hap” fronte te reja pune per Kuvendin !

  7. PYETJA says:

    Qe gjykatat dhe prokuroret i ka Saliu kjo dihet,por qe edhe keta te “Rilindje leshit”qenkan kot edhe kjo po vertetohet perdite,se po te kishin vullnet per te bere drejtesi,per çuar ne vend 1 milon votat dhe 500 mije te tjera te emigranteve keta qe jua dha pushtetin urejtja ndaj Saliut dhe zagarave si puna jote,sot nuk do kishte as LLalle,as Nishan,as kryetar te SHISH,por drejtesi,drejtesi,por keta nuk jane per kete pune dhe shpejt do pendohen qe e moren pushtetin,ashtu si u habiten kur fituan,ashtu do habiten kur ti permbyse perseri kjo vite 1 milionshe.Shkurt Saliu ka gjetur shesh e tall menderen me keta.
    Shurt jane te pa afte.

  8. aliona says:

    Turp per Partine Demokratike qe ka ne mes te saj nje mashtrues si puna jote.. Deklataa boshe vetem per te prishur imazhin e qeverise.

    1. sara says:

      Si nuk mesuat njehere te vetme te merreni vesh si njerez me qeverine, opozite leshi

  9. . says:

    ————————————————————————————————

    Kur te vdese krimineli Sali Bisha vetem
    atehere do qetesohet dhe shpetoje Shqiperia.

    ———————————————————————————————-

  10. sidorela says:

    Ku i ke faktet o njeri, keshtu aferash si thoni ju beheshin kur ju kishim qeveri. Ministria Kodheli me e mira.

  11. gest says:

    Ku i ke faktet o njeri i felliqur qe akuzon ministren.

  12. I KINI HYRE NJE RRUGE PA KRYE,ASHTU SIC I HYTE KORRUPSIONIT,HAJDUT LLEKUT E DERI NE VRASJE PER PUSHTET. Te jeni te bin dur se populli nuk u beson me! Ja u njohem lekuren per 8 vjet. JENI PO JU QE KISHIT PUSHTETIN PER 8 VJET,JENI PO JU QE KERKONI TE VINI NE PUSHTET. Edhe dje kur kishit pushtetin thoshit po te njejtat fjale per opoziten qe i thoni sot kur eshte ne pushtet. POpulli nuk u beson ,se usta te qoshes kini po ate qe populli e njeh tani me dhemb e dhemballe,kini si kryetar partie nje hajdut e nje vrases ,i cili si politikan eshte nje mediokerr i shkalles siperore e s’kini per te ber prokopi. Shpifjet tuaja edhe sikur te jene te verteta ,nuk ua beson njeri ,pasi kini shpifur per 8 vjet,kini share per 8 vjet e kini rjepur kete vend per 8 vjet. Rruga juaj eshte e shtruar vetem me shpifje,sharje ,mashtrime, vjedhje e deri vrasje te popullit te pa fajshem.

  13. xhim says:

    C’eshte ky idiot provincial.Si mundet qe nje parti kushdo qofte te perfaqesohet nga njerez si ky tip?

  14. Lulekuqet says:

    O Muli, po Ed Ha Limit Ina Rama i doli perpara dhe ai gati sa nuk i mbushi…

    E perfytyron pak veten balle per balle me Mimin? Ja, kete mendo ti dhe nuk te shkon mendja me per seance degjimore.

    Une per vete e perfytyroj skenen tani dhe po qesh me te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje