Reforma Territoriale/ Basha: Jo pseudo-reforma, protesta në sheshe nëse s’ka konsensus politik (VIDEO)

14 Prill 2014, 13:31Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryebashkiak i Tiranës, Lulzim Basha ka paralajmëruar protesta në rrugë e sheshe nëse mazhoranca parlamentare do të miratojë e vetme reformës territoriale.

Në konventën e të zgjedhurve vendorë, Basha e konsideroi si pseudo-reformë përpjekjet e mazhorancës për t’i dhënë vendit një ndarje të re territoriale, ndërsa theksoi se ky proces nuk mund të realizohet në mënyrë të njëanshme dhe duke shmangur qytetarët.

Në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Bashkive, Basha ka qenë i prerë në qëndrimin tij se nuk do të pranohet një reformë administrativo-territoriale pa konsensus politik dhe qytetar.

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama që sipas kryebashkiakut refuzoi konsensusin, edhe pse për muaj me radhë kishte propaganduar se i kishte ofruar gjithçka që kishte kërkuar opozita.

Justifikimi i kryeministrit se opozita e do konsensusin për të bllokuar, sipas Bashës e bën atë të pabesueshëm dhe qesharak.

“Është turp për këdo që e dëgjon. Të trumbetosh 3-4 muaj me radhë se i kemi ofruar opozitës gjithçka dhe të deklarosh një ditë të bukur: – “nuk japim konsensus, se opozita e do për të bllokuar”, më falni por këtu kemi të bëjmë me një çarje të logjikës elementare apo asaj që populli i referohet si një lajthitje. Ky mosargument për të refuzuar konsensusin e bën atë qesharak dhe akoma më të pabesueshëm në sytë e publikut dhe partnerëve tanë. Me ç’tha në Kuvendin e Shqipërisë, pas përgjigjes sonë, vulosi atë që çdokush me mend në kokë e kishte supozuar, pra që ftesa për opozitën dhe komisioni parlamentar janë vetëm fasadë, shfaqje, kurth për kompromentimin e opozitës, për të arritur tek harta tashmë e paravendosur territoriale nga mazhoranca Rama-Meta. Kjo është një lëvizje që demaskon hipokrizinë dhe hilen e dyshes Rama-Meta, qëllimi i të cilëve është vetëm dhe vetëm një hartë e re administrative që kënaq orekset e tyre politike, lehtëson përdorimin në zgjedhjet e ardhshme vendore të skemave të njohura të joshjes e blerjes së votave që u përdorën në shkallë të gjerë në zgjedhjet e kaluara politike, krijon avantazhe politike lokaliste për zgjedhjet e ardhshme”,  deklaroi Basha.

Në vijim ai ka garantuar se edhe pse reforma administrativo-territoriale nuk është prioritet për marrjen e statusit, opozita ka shprehur angazhim për realizimin e saj, së bashku me shumicën qeveritare.

Sipas tij, refuzimi sikurse deri më sot i konsensusit nga ana e qeverisë pa asnjë shkak real është një refuzim i bashkëjetesës demokratike, me pasoja të rënda për vendin.

“Kërkojmë dhe ngulmojmë sërish për konsensus në hartimin dhe votimin e saj, në respekt të traditës demokratike europiane, dhe shqiptare, në respekt të kushtetutës të vendit, në respekt të nevojës për një klimë politike bashkëpunuese, qytetare mes shumicës dhe opozitës, mes institucioneve politike dhe publikut të gjerë qytetar. Opozita politike e vendit angazhohet të përdorë konsensusin me përgjegjësi, në gjykimin e drejtpërdrejtë të opinionit publik, të partnerëve ndërkombëtarë dhe vetë palës tjetër, në funksion të plotë të vizionit, qëllimeve dhe afateve të përbashkëta për këtë reformë, që duhet të jetë afatgjatë dhe e qëndrueshme. E përsëris sërish se jemi për konsensus dhe kërkojmë konsensus por para skenarit të shurdhësisë, arrogancës dhe aventurizmit eventual të qeverisë jemi gati për reagim. Sot, jemi këtu së bashku, për t’i drejtuar një thirrje mazhorancës Rama-Meta: Jo pseudo-reformë, jo njëanshmëri, jo pa qytetarët!”, theksoi Basha.

Një tjetër shqetësim i përcjellë në këtë konventë nga të zgjedhurit vendorë ishte ndarja e fondeve publike njësive të qeverisjes vendore, ku 92% e fondeve janë akorduar për njësitë e drejtuara nga e majta dhe vetëm 8 % njësive të tjera.

“Me një zë i themi sot, të ndalë përçarjen, diskriminim dhe poshtërimin e qytetarëve me projektin e tij për ndarjen e fondeve., të tërheqë dhe të rishikojë edhe një herë këtë projekt famëkeq, të reflektojë tek nevojat dhe kontributet, të sillet si kryeministër i gjithë vendit dhe jo si kryetar i partie të një pale, apo akoma më keq si kryetar i një klani”,  deklaroi Basha.

Në këtë kuadër ai i drejtoi një apel kryeministrit dhe mazhorancës qeverisëse se nuk do të fitojë kurrë kohë për të propozuar apo të për imponuar vendit zgjidhje të stampës së vjetër.

“Vetëm do të dështosh, vetëm do të humbësh, vetëm do të rrëzohesh, sa herë të mendosh dhe të tentosh zgjidhje të tilla siç ke dështuar dhe ke humbur sistematikisht këto 7 muaj ku ke pohuar t’u mbivendosësh etjen tendë për pushtet dhe sundim të stampës së vjetër ligjeve, zakoneve dhe standardeve të demokracisë europiane. Arsyeja është e thjeshtë dhe mos u mundo ta kërkosh as tek faktori ndërkombëtar, as tek ekstremistët europianë, as tek Gjykata Kushtetuese, as tek Presidenti i Republikës, as tek opozita, as tek opinioni publik por vetëm tek vetja jote dhe tek natyra e sistemit demokratik. E shkuara e luftës së klasave nuk mund të jetë as e sotmja, as e ardhmja e Shqipërisë. Ky është një mision i pamundur”, theksoi Basha.

25 komente në “Reforma Territoriale/ Basha: Jo pseudo-reforma, protesta në sheshe nëse s’ka konsensus politik (VIDEO)”

  1. Naimi says:

    te kishte saliu 84 vota nuk kerkonte konsesus sic nuk kerkonte kur kishte 73

    1. Elsa says:

      Kjo reforme sjell mbi 80 milione dollare ne vit te ardhura me shume ne arken e shtetit.

      1. yllka says:

        reforma territoriale e administrative eshte urgjente dhe e kerkuar nga BE

    2. rezart says:

      Per 8 vjet qe ishit ne SUNDIMIN TUAJ KRIMINAL,ne cilin rast ju i dhate KONSENSUSIN OPOZITES SOCIALISTE???
      NE ASNJE RAST!!!
      Ne cilin ligj e mbeshtesni ju,qe ndonese qeveria Rama ka mazhorancen totale prej 84 votash dhe ju jeni ne minorance minimale,te PASKENI TE DREJTEN E VENDIMIT PERFUNDIMTAR???
      Ju jeni aq te POSHTER sa nuk keni vajtur asnjehere ne KOMISION,se judoni te pengoni Shqiperine te marre STATUSIN ne qershor!!!
      Nga ana tjeter te gjithe hallin ju e keni,qe te krijoni TRAZIRA nepermjet TERRORIT,VRASJEVE,TRITOLIT etj te CUBAVE tuaj,qe te krijoni kushte per GRUSHT SHTETI!!!
      E ndjewni se po u VJEN BURGU RROTULL,prandaj krijoni TRAZIRA!!!
      Ne se ju intereson REFORMA TERITORIALE,BUJRUM,shkoni ne komisionin perkates,ndryshe QEPNI LLAPEN dhe zbatoni ligjet!!!
      Forcen tuaj e percaktoi populli me 23 qershor:
      JU MORET FUND,NDAJ KERCENIMET TUAJA NUK I PJERDH NJERI!!!
      Tentoni te krijoni trazira,PO KOKEN TUAJ DO HANI!!!
      I propozoj qeverise,qe te marre masat e jashtezakoneshme per te ASGJESUAR NE MOMENT cdo tentative kriminale te Berishes!!!
      Zoti Rama!
      Po juristet tuaj per cfare i keni,qe nuk plotesojne dosjet e te bejne KALLZIM PENAL KETYRE FASHISTEVE,QE KERCENOJNE PER RREZIM PUSHTETI ME DJHUNE???
      Protesta le te bejne sa te duan,cdo dite e nate!!!
      Zoti Rama!
      Ne se gjykoni(sipas informacioneve tuaja) se Sali Berisha dhe banda e tij kriminale po pergatitet per rrezimin me forcen e armeve te QEVERISE TUAJ,NE ISH USHTARAKET E LIRUAR E TE TRAJTUAR NGA KLIKA E BERISHES SI KULAKE DUKE NA MOHUAR BUKEN E GOJES SIPAS LIGJIT,qe vetem ne Tirane numerojme rreth 10 mije vete,NA KENI GATI NE MBROJTJE TE RENDIT KUSHTETUES me gjithe djemte tane!!!
      Mjaft e duruam per 24 vjet kete KUFOME SERBE,te tallet me nje popull te tere!!!
      Ka ardhur dita,qe t’i tregohet vendi ketyre ARMIQVE TE KOMBIT!!!
      Nje keshille per qeverine:
      Me 29 NENTOR festojme 70 vjetorin e CLIRIMIT TE SHQIPERISE nga PUSHTUESIT DHE BASHKEPUNTORET E TYRE BALLISTO-ZOGISTET!!!
      Nuk kemi degjuar ndonje PROGRAM QEVERITAR per kete feste jubilare!!!
      Ne se prisni te merrni miratimin e kelysheve te FASHIZMIT per kete festim,GABOHENI!!!
      Nuk duhet te TREMBENI NGA HISTORIA E LAVDISHME E POPULLIT TONE,ku krye vepra eshte pa asnje diskutim LUFTA NACIONAL-CLIRIMTARE E UDHEHEQUR NGA PKSH dhe ENVER HOXHA!!!

  2. Flo says:

    Basha po ben politike me fatet e vendit.

  3. shevcenko says:

    ca thua ore debil ca thua? ty te dha cdo shans per te bere konsensus ti flet ne ajer! legen burrec.

  4. dada says:

    kY BASHA po i ven rrotull per te shkuar ne komisonin e reformes adminstrative si ai qeni qe i vjen rrotoll m….?

    PO shko se pa vlere do jeshe aty.

  5. lexuesi says:

    Po kush je ti qe i imponohesh me nje logjike kacaku votes se 23 qeshorit, qe t`ka zbythur nga pushteti?! Edhe ate post qe mban, e ke marre kacakshe! Injorant e i lig njeheresh!

  6. iliri says:

    O matrapaz,po ti i the jo konsensusit,dhe ju shmange takimit me Ramen,IDIOT.

  7. QYTETARI says:

    ESHTE E PARAKOHESHME DHE E PARAGJYKUAR.

  8. rako says:

    Per PD,s’ka me shesh te beje pershesh.

  9. coku says:

    o ligavec zombi! na plasi trapi se sdo ti. ju zombit nuk perfaqesoni me shqiptaret. ta kesh te qarte kete. shqiptaret ju qerruan dhe fare qarte ne 23 qershor. ti ben mire te besh llogarite se u ke shume borxhe shqiptareve bashke be banden tuaj te zombeve. po vjen vera do jete diell i forte. e di vete ti sa qejf e kane zombit diellin.

  10. ilir says:

    do ju beje mire te dilni ca dite ne protesta, e para per te kuptuar se opozita duhet trajtuar me respekt e duhet degjuar (gje qe nuk e bete per asnje dite ne 8 vjet more te pacipe) dhe e dyra per tju rene ca barku se shume jeni trashur (more te pangopur)…

  11. Sara says:

    Basha po ben politike me fatet e vendit. Turp

    1. Desara says:

      reforma territoriale e administrative eshte urgjente dhe e kerkuar nga BE .

  12. Vespa says:

    Kjo reforme sjell mbi 80 milione dollare ne vit te ardhura me shume ne arken e shtetit.

    1. velo says:

      te kishte saliu 84 vota nuk kerkonte konsesus sic nuk kerkonte kur kishte 73

  13. . says:

    ————————————————————————————————-

    Po Ti o hajdut-kriminel i 21 Janarit
    as nuk denjuat “konsensum” kur zgjodhet

    Presidentin,
    nen-Kryetarin e KLD-se,
    SHISH-in …. etj

    dhe sot kerkon “konsensium” vetem per
    te destabilizuar dhe penguar zhvillimin e Shqiperise.

    ————————————————————————————————

  14. Kendveshtrim tjeter says:

    Basha nuk mbledh dot PD-ne te beje zgjedhjet,jo ti grumbulloj neper sheshe,per te trembur laraskat !
    Leri kercenimet berishjane,atyre ju ka ikur koha,se bashku me plakun “Mere”.
    Beni nje lutje me shkrim,per t’u pranuar per bashkepunim,se nuk ja u ka njeri per borxh,te degjoj pordhet tuaja !

  15. kompasi says:

    Shyqyr qe po fillon ta shfaqesh pak e nga pak fytyren e vertete se makiazhi i pseudo analisteve donte te na bente te harronim qe je,servil deri ne peshtirosje i sales,firmetari i tradhtise me kufirin detar,urdherdhenesi i vrasjeve te 21 janarit ,hajduti i 300 milion eurove ne rrugen e kombit.Or trap ,sa % te bashkive drejtohen nga e djathta qe dashke me shume se 10% te fondeve qe u takojne realisht.

  16. Njeriu qe qesh says:

    mor po çfar thote ky qe vetem qesh.
    çfar varianti ka paraqitur per reformen teritoriale ky pedo, dhe maxhoranca nuk po e miraton?
    Mos do ti leshohet karriga e k/ministrit, qe te thot pastaj oh! po tani ka konsensus.
    Mjaftojne 84 vota per cdo reforme.

  17. Iremila says:

    Shko merr pjese ne ndarjen territorjale,boll me loje fjalesh.Je bere kurve (basha)shko ne komisjon,dhe mbaj premtimet qe ke bere per kryetar bashkie (qe e Vodhe).C’far ke realizuar nga ato qe premtove.Hic gje.Boll u zgerdheshe ndyresire.

  18. Nuna says:

    po shko o bukurosh ne komision gati i ke karriget apo do edhe ndonje kastravec posht tyre se te kruhet kot

    kush te ndoloj o shalegjate shko beje reforment perse qan kot ti vete nuku do se ti do tarafin tend te besh si te te doje bytha ty

  19. Mark says:

    Po kush te vjen ty ne proteste ore hajdut. Ti edhe mandatin tend e ke te vjedhur dhe kerkon te protestosh. Ik ore i tredhur dhe i shpure nga mvrapa. Akoma se keni kuptuar se popullit ja keni nxire jeten dhe zor se do te rikuperohi. U zhdukte rraca e juaj tradhetare.

  20. alma says:

    Ky LULLUSHKA kur flet as vete nuk e di cfar thote se e di qe e ka gabim por kjo behet vetem per te krijuar remuje dhe per te mos mare statusin dhe e dine shume mire qe e kane gabim por nuk i le plaku mere se po i reshket toka nene kembe dhe ka kapterin qe nuk dhe llallen e me kos te thartuar qe po mundohen me mish e me shpirt per tmos hapur dosjet e tyre por sa kohe do rezistojne se kjo qeveri mos ne nje menyre apo ne tjetren nuk do ti lere pa denuar sa do te mundohen tmos i lene ata te punojne te qete. por me vullnet dhe me deshire do tja arrijne te cojne deri ne fund premtimin qe i ka dhene populit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje