Kishte dhunuar barbarisht të shoqen/ Vetëvritet 4 ditë pasi fitoi lirinë nga amnistia

14 Prill 2014, 14:07Politika TEMA

Vetëvritet 4 ditë pasi fitoi lirinë 34- vjeçari Olsi Iljazi, i cili u lirua nga burgu i Drenovës pasi përfitoi nga amnistia. Nga të dhënat e para mësohet se Iljazi është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte në Korçë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se shkak i aktit të vetëvrasjes është gjendja e rënduar psikologjike në të cilën ndodhej viktima.

34- vjeçari Olsi Iljazi akuzohej për dhunim të bashkëshortes së tij, Rudinës, ndërsa ishte shtatzanë 6 muajshe.

Më 12 dhjetor të vitit 2013, Olsi Iljazi sulmoi bashkëshorten e tij me sende të forta, e cila prej 5 ditësh gjendej në shtëpinë e prindërve të saj për shkak të një konflikti familjar, që kishte ndodhur mes tyre.

Iljazi u ndalua nga policia, ndërsa bashkëshortja e tij për një muaj rresht iu nënshtrua trajtimit në spitalin e Korçës. Pas një muaji trajtim në spital, Rudina Iljazi, nuk ka mundur të sigurojë vazhdimësinë e shtatzënisë, duke kryer një abort spontan.

Me 13 dhjetor të 2012, vetëm një ditë pasi ishte arrestuar për dhunim të bashkëshortes, Iljazi tentoi të vriste veten në ambjentet e paraburgimit.

34- vjeçari u ndalua nga policia teksa godiste pa pushim kokën pas muri, duke e çarë atë në disa vende, si shenjë ndëshkimi dhe pendimi për veprimet e tij.

Gjykata e Korçës vendosi masën e sigurisë me burg për Iljazin, por me ligjin e amnistisë së miratuar nga qeveria shqiptare, ai fitoi lirinë.

9 komente në “Kishte dhunuar barbarisht të shoqen/ Vetëvritet 4 ditë pasi fitoi lirinë nga amnistia”

  1. loni says:

    shani komunizmin se eshte per te qeshur kapitalizmi,qe po i kthen njerezit ne depresjon,ky eshte sistemi i disa njerezve te pagezuar me emrin mafje,ky sistem i sherben vetem mafjes,dhe malokeve te pabese,njerezit e thjeshte qe linden ne kohen e socializmit ne shqiperi po i perpin sistemi demokratik amerikan ne shqiperi.ngushellime.

  2. sala says:

    Çudi si ka mundësi qe PD akoma nuk ka dale ne koferencë shtypi per kete vetvrasje!!?ngushëllime te sinqerta familjes.

    1. EDI says:

      Ja sa te patinohet Grida dhe do dali ne konference per shtyp! I kemi gjetur nje patinues te mire per fytyren, qe ti duket sado-pak njerezore…………..

  3. ilir says:

    njeri me seder, e drejta e tij edhe pse shume e rende, kjo eshte nje tragjedi. Sikur sa gjysma e ndergjegjes se ketij te burgosuri te ishin politikanet e qeveritaret e prokuroret, e gjykatesit do ishim ku e ku me lart. Turp per kete shoqeri ku eshte katandisur….

    1. espinoza says:

      Ilir jeta tij ka qene jeta e nje njeriu qe punonte. Dite e nate per te mbajtur familjen baba teper I perkushtuar(flas gjithmone per vitet qe e kam njohur kur kemi qene emigrante )mbas kthimit ne shqiperi jeta e tij ndryshoi dhe arriti deri ne kete pike

  4. tourkofagos says:

    fundi i nje korraku……….

  5. Lulekuqet says:

    Ju thoni u denua se rrahu te shoqen. Por kjo dhune pati pasoje vdekjen e foshnjes. Pra ketu duhet te kishte akuze per vrasje.

    Ku jeni mor patriotet e Temes? Si nuk thate gje per kete njeri qe dhunoi gruan dhe vrau foshnjen e tij? Ja pra, shqiptar kunder shqiptarit. Shqiptar kunder gruas dhe foshnjes se pafajshme. Pse nuk bete proteste para gjykates qe dha denimin, ose para presidentit qe dha aministine?

    Apo kjo ju duket me pak e rende se ajo qe ndodhi mes kriminelit dhe gardianeve? Po patjeter, se ishin greket ne mes. Kurse ketu nuk kishte greke.

    1. EDI says:

      Lulekuqet! Jam dakort me ju! Poooooooor protesta drejtohej nga kriminelet, ndaj dhe u krye per te njejtin motiv…….

  6. Artur Duka says:

    Njeriu idiot me impulse agresive sigurisht qe demton te tjeret, por kur s’ka se kujt t’i bjeri, demton veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje