Kodheli: Akuzat ndaj FA për trafik droge, për konsum politik. Basha: Gabimet t'i gjejmë tek vetja (VIDEO)

15 Prill 2014, 10:01Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i ka cilësuar akuzat e opozitës se ushtria po përdoret për transportin e narkotikëve, si deklarata të bëra për konsumim dhe përfitim politik.

Duke folur në konferencën me temë “Shqipëria 5 vjet anëtare e NATO: impakti kombëtar, rajonal si dhe sfidat e së ardhmes”, të organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, ministrja Kodheli u shpreh se ka përfunduar koha e ushtrimit të presionit politik ndaj FA-së.

“Forcat e Armatosura janë shndërruar sot në urën e sigurt që lidhin vendin tonë me NATO-n. Dua të shfrytëzoj këtë rast për të ndalur njëherë e mirë keqpërdorimin e Forcave tona të Armatosura nga politika. Rastet e kohëve të fundit tregojnë se ende nuk është hequr dorë nga ushtrimi i presionit politik nga Forcave të Armatosura. Koha e presionit politik ndaj forcave të armatosura dhe stafit të Ministrisë së Mbrojtjes ka marrë fund. Vizioni ynë për ushtrinë do të mbështetet vetëm e vetëm në kriteret profesionale dhe në integritetin e drejtë moral. Ne do t`i kthejmë dinjitetin e munguar Forcave të Armatosura dhe nuk do të lejojmë që deklarata për konsumim dhe përfitim politik të mund të demontojnë imazhin e ri të këtyre forcave”,  tha Kodheli.

Ndërsa vlerësoi edhe bashkëpunimin e forcave politike kur bëhet fjalë për NATO-n, ministrja e Mbrojtjes shtoi se politika duhet të jetë bashkë edhe në shumë çështje të tjera të rëndësishme.

“Është për t`u vlerësuar fakti se sa herë flitet për NATO-n jo rrallë herë klasa politike shqiptare e gjen veten të bashkuar pavarësisht përkatësive partiake dhe kjo është me të vërtetë inkurajuese. Këtë e dëshmon edhe prania jonë në këtë sallë. Secili nga ne do të dëshironte që kjo të ndodhte edhe në shumë çështje të tjera, të cilat janë me të vërtetë të rëndësishme për vendin dhe për të ardhmen e qytetarëve tanë që na kanë besuar ndryshimin e vendit”,  tha Kodheli.

Në vijim ajo shtoi se “anëtarësimi në NATO është një arritje historike për Shqipërinë, me këtë rast shqiptarët konfirmuan me shumë krenari rikthimin e tyre në Perëndim”.

Në këtë kuadër Kodheli theksoi se anëtarësimi në NATO përmes një konsensusi dhe mbështetjeje publike të pashembullt përbën një gur domethënës në demokratizimin e vendit duke hapur perspektivën për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët duke bërë në këtë mënyrë vendin pjesë të familjes së kombeve të civilizuara dhe demokracive perëndimore.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se ky përvjetor i anëtarësimit në NATO duhet të shërbejë edhe si reflektim për të gjithë.

“5-vjetori i anëtarësimit në NATO duhet të na shërbejë edhe si një moment për të reflektuar mbi efektet pozitive të procesit të anëtarësimit të realizuar me sukses për realitetin e demokracisë, shtetit ligjor dhe të tregut të lirë në Shqipëri. Falë këtyre reformave, vendi iu përvesh me një frymë konsensuale proceseve të konsolidimit të shtetit ligjor, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, forcimit të institucioneve demokratike dhe natyrisht edhe reformës së Forcave të Armatosura, një komponent i domosdoshëm për anëtarësimin në NATO. Dhe kaq pozitiv ishte impakti i këtyre reformave saqë sukseset për shqiptarët nuk u ndalën vetëm në anëtarësimin në NATO”, tha Basha.

Ai theksoi më tej se një nga sfidat kryesore që i mbetet vendit është ajo e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Bashkimi Europian perspektivën për Shqipërinë e ka pjesë integrale të politikës së tij, por nga ana tjetër kriteret duhet të shërbejë si katalizator reformash. Në këtë 5-vjetor mësimi më i mirë që duhet të nxjerrim është që në vend që të kërkojmë alibi dhe armiq imagjinarë për pengesa apo për ritmin e ecjes përpara drejt integrimit europian, ta nisim nga vetvetja. Të shohim nëse po bëjmë gjithçka për të konsoliduar shtetin ligjor apo nëse përpjekjet në këtë drejtim kanë shteruar apo po dëmtojnë standardet e arritura deri më sot”, tha Basha.

I pranishëm në konferencë, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu kërkoi miratimin sa më shpejt të strategjisë së mbrojtjes pasi sipas tij nuk ka prova bindëse për vonesa.

“Rruga që Shqipëria ndoqi për të arritur anëtarësimin në NATO ishte e gjatë dhe pasqyronte një dëshirë nga të gjithë krahët e shoqërisë shqiptare për t`u bashkuar së bashku, për t`u ngritur mbi politikat partiake dhe për të kapërcyer linjat partiake për të mirën e vendit. Shtetet e Bashkuara mbështetën dhe kontribuan për rishikimin e strategjisë së mbrojtjes së Shqipërisë, e njohur ndryshe si RCM, një dokument që u hartua me miratimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë deri më sot Shqipëria nuk ka zbatuar një plan konkret për këtë dokument që është një mjet i rëndësishëm për të ndihmuar Forcat e Armatosura shqiptare që të bëjnë më shumë me burimet dhe të jenë në gjendje të zbatojnë reformat e inisura në modernizimin e tyre. RCM duhet të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur pasi nuk ka arsye bindëse për vonesa”, tha ambasadori.

14 komente në “Kodheli: Akuzat ndaj FA për trafik droge, për konsum politik. Basha: Gabimet t’i gjejmë tek vetja (VIDEO)”

  1. flo says:

    Bravo kodheli je ne rrugen e duhur

    1. Elsa says:

      Bravo Kodheli per punen fanatstike qe po ben per te pastruar emrin e FA qe ishte bere pis nga [email protected]

      1. Andi says:

        Puna e mire e Mimit po ben qe ta na shohin me tjeter sy edhe nderkombetaret..

        urime

        1. Rustemi says:

          Ore ku flet Basha. Hajdut, vrases, DEMBEL, Gjithe te keqinjat ka ky palaco

          1. Zana says:

            Ju lumte Mimi. Ke fol si duhet .
            Kta te PD skane turp,

    2. Raimond Vlonjati says:

      Po kjo Kodheli c’eshte kaq njeri i piste mor burre ?

      Kjo edhe ne nje forum per Naton , ku ka nderkomebtare ben politke partiake duke gjet rastin te godase opoziten…

      Aty ne vend te flasi per te ardhmen dhe per objektivat e te ardhmes , kjo flet per te kaluaren :…” kur politka ndikonte tek ushtria ”

      Me te vertete njeri i ulet kjo dreq

      Ku e keni gjetur kete femer palaco dhe e keni vendosur aty ?

      1. Nexhati says:

        Super pune nga MM. Kjo eshte nje pune qe kerkon vullnet per te pastruar fytyren e ushtrise qe dje keqperdorej

        1. Zana says:

          Ne buuuuuuuuuuuuuuuuuurg coji qenerit

  2. myzeqari says:

    O Basha o legen ca trafiku thua more derdimen. Ata ushtaraket skane breke ne bythe ti thua po bejne trafik. Hajde koqe gomari hajde.

    Nuk pjerdh njeri se cfare thua ti o Basha. U ngopem ne me ato fjalet tuaja dhe nuk duam tu shohim as surratin juve plehrave.

  3. Alma says:

    Bravo Mimi Kodheli. Ju jeni me e mira dhe ministrja me e suksesshme. Kerkoi llogari Llalles sepse dosjet me kallezimet e tua penale ndaj shkaterruesve te vertete te ushtrise i ka lene ne harrese, flejne ne sirtaret e zyres se tij…

  4. erion says:

    fakte fakte, leri llafet. Ju zonja Kodheli vazhdoni reformat

  5. dddd says:

    PD duhet te mbeyhtesi faktet ,ndryshe komunistat ta lene kopilin ne perher.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje