Vetëvrasja e 13 vjeçarit/ Dëshmitë: Imitoi telenovelat turke, besoi në botën e përtejme

15 Prill 2014, 11:07Politika TEMA

Vetëvrasja e një 13- vjeçari, banor i sektorit “Rinia”, pak kilometra larg Durrësit, ka shokuar banorët e zonës, por edhe të afërmit, të cilët pas veprimit të fëmijës kërkojnë një pse.

Bledari, djali i një emigranti në Greqi me origjinë nga Dibra, u gjet i vetëvarur pasditen e djeshme nga nëna e tij në banesë.

Të afërm, por edhe banorë të zonës thonë për Ora News se shpërndarja e fletushkave nga sekte të ndryshme fetare, të cilat flasin për një botë të përtejme, por edhe transmetimi i telenovelave orë pas orë në kanalet televizve shqiptare, mund të fshihen pas aktit të vetëvarjes.

“Shpërndarja e fletushkave në këtë zonë është shkaku i kësaj vdekjeje. Dëshmitarët e Jehovait thonë se vdekja në këtë ditë dhe në këtë orë të çon në parajsë. Fëmija është ndikuar nga kjo gjë 100 përqind pasi nuk ka pasur asnjë arsye pasi ka pasur gjithë të mirat. Familja nuk e ka prekur me dorë fare. Ky është një iluzion i fëmijës. Plus kësaj janë edhe telenovelat që po jepen që ndikojnë psikoligjikisht tek fëmijët”, tha një banor i zonës.

Fëmijët thonë se djali, para se të kryente aktin e vetëvrasjes, ka diskutuar për të luajtur personazhin e Polatit në një telenovelë turke.

Por këto pista mbeten për t’u verifikuar nga organet hetimore

As në shkollë nuk ka pasur kurrë probleme dhe kushtet ekonomike ishin mëse normale.

Babai emigrant në Greqi ka udhëtuar gjithë natën për të prekur tragjedinë dhe tashmë së bashku me nënën zemërzhuritur nga tragjedia do përcjellin shumë para kohe në banesën e fundit djalin e tyre të vetëvarur./Ora News

29 komente në “Vetëvrasja e 13 vjeçarit/ Dëshmitë: Imitoi telenovelat turke, besoi në botën e përtejme”

  1. ?????? says:

    ja pse bota ka vene limite moshore per cdo program, sepse disa femije nuk jane ne gjendje te mendojne si te rriturit dhe ndodh ajo qe ndodh.

    1. Prec Ulajsi says:

      Tragjedi

    2. maria says:

      Telenovelat islamike turke kane pushtuar ekranet Televizive ne Shqiperi, Qeveria duhet te mos lejoje keto Telenovela islamike Turko-arabe . Telenovelat islamike turke vetem ne Shqiperi jepen se ne Europe Turku eshte i urryer.

  2. E vërteta says:

    Të vjen keq kur dëgjon për lajme të tilla. Por, po ashtu, të vjen keq kur dëgjon për akuza krejt pa baza.
    Dëshmitarët e Jehovait nuk besojnë në jetën e përtejme. Ata besojnë që kur njeriu vdes nuk shkon gjëkundi (kthehet në pluhur). Mjafton të lexoni një çfarëdo botimi të tyre për ta patur këtë informacion.
    Por, tashmë është bërë zakon që, sa herë ka një vetëvrasje të fëmijëve, faji t`u hidhet D.J. (është bërë si ajo “gjuetia e shtrigave” në mesjetë)

    1. mali says:

      DJajtë janë të jashtëligjshëm në Rusi.
      Ia kanë bërë mirë.

    2. Miro says:

      Sikur e gjithe Bota te ishin si DESHMITARE TE JEHOVAIT Nuk do kish me as Lufte as Urrejtje as Vrasje as Vjedhje asgje. Prandaj ata qe besojne vertete ne Zot te ndjekin rrugen e tyre. ndersa ky veprim qe ka bere ky djale eshte i denueshem nga vete Zoti .

  3. Gezimi says:

    Keto palo novela duhet te transmatohen ne orare te posacme e jo ne pikun e shikueshmerise. Madje, une mendoj qe te verifikohen para se tu ofrohen publikut. Ne se nuk i a vlen, as mos te transmetohen fare, pasi mund te jete nje “ushqim i prishur”. Ky eshte mendimi im!

  4. Argita_B says:

    Mosha e para adoleshences eshte nje moshe teper delikate, sidomos ne shqoerine aktuale ku femijet nuk kane me konture ideologjike, nuk ka me doktrina te thjeshta per ti perceptuar si me pare.
    Shoqeria aktuale u be kohe qe ka lene pas dore formimin, edukimin e brezit te ri. Prezenca e prinderve duke ushtruar rolin e tyre edukues eshte nga faktoret baze te formimit te nje femije ne nje moshe ku shume fenomene nuk arrin akoma ti kuptoje.

  5. suela says:

    Si mundet qe merrni lajmet copy paste, as nuk citoni. Turp Lajmi eshte publikuar nga Ora news

  6. drini says:

    edhe mua me vjen keq qe degjoj lajme te tilla…..une nuk jam deshmitar i jehovait….por komentuesi me perprara ka shume te drejte. deshmitaret e jehovait nuk besojne ne jeten e pertejme. perkundrazi ata thone qe ajo nuk ekziston. dhe kjo eshte lehtesisht e verifikueshme nga cdo material qe ata shperndajne….gjithashtu ata ne baze te asaj qe predikojne e denojne vetevrasjen ashtu sic e denon edhe bibla….prandaj verifikojini para se ti shkruani gjerat

  7. bledi says:

    Deshmitaret e jehovait jane semundje si islami ekstrem!!!

  8. bullshit says:

    o gazeta tema:

    ju jeni interesant o vlla :))
    imitoi telenovelat turke thoni,
    kur deshmitaret e jehovait skan lidhje me turqit apo telenovelat e tyre.


    deshmitaret e jehovait jan te krishtere dhe jan ata qe sugjerojne vetevrasjen se gjoja shkojne ne parajse..


    hidhni gurin dhe fshihni doren ju gazeta tema..
    njeher e nje kohe fajin e kishte sali berisha per cdo gje edhe sikur nje njeri ne japoni te beje harakiri fajin e kan muslimanet apo turqit???

    hahah
    jeni per te ardhur keq

  9. tourkofagos says:

    Eh mor Zike arapi,doje dhe telenovela turke ti …………!!!
    Fajtor kryesor jane prinderit dhe shteti bourdhelo shqiptar.

  10. Jeni për TEMË says:

    Kopjoni,shtoni dhe keq informoni.

  11. BESA says:

    Kush beson ne fen islame asnjeher ska forc me ba vetvrasje,ngushllime familjes Allahu i forcoft me durim e butesi…

    1. hmm says:

      pse cfare feje jane ata qe mbushen me dinamit dhe hidhen ne ere duke marre dhe ca te tjere pas?? Sikur thone “Allahu Ekber” apo jo?! Mbase jam i gabuar ?

    2. mono says:

      Ata jo vetem vetevriten, por e bejne dhe spektakolare me dinamit dhe vrasin dhe te tjere….me dhjetra.

  12. IH says:

    Pavarësisht ngjarjes, duhet thënë se Komiteti Kombëtar i Kulteve, që ka qenë një organ pranë Kryeministrit dhe që tani më duket ka kaluar tek Ministria Mirëqenies Sociale, dhe që paguhet nga taksat tona duhet të kontrollojë dhe auditojë të gjitha botimet dhe financat e komuniteteve dhe sekteve fetare që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në RSh.

    Pasi ato të certifikohen nga Komiteti i Kulteve dhe një juri psikologësh brenda tij, atëherë mund të lejohej botimi.

    Nuk di pse punonjësit e institucioneve publike në Shqipëri paguhen kot, pasi nuk bëjnë asnjë gjë.

  13. DR.FILOZOFI. says:

    STOP-STOP-STOP telenovelave te ANADOLLIT OTOMAN.
    .STOP mashtrimeve me femije e njerz te litur me kapacitet logjik te LIMITUAR.

    .STOP KURANAVE te RI TIPIK MASHTRUES e EKSKLUZIV te programuar nga dr filozof SERBE-RUSE e MAFIA ARABE qe me dekada kjo MAFI PASUROHET nga TRAFIKU i DROGES e PROSTITUCIONIT qe kane mbushur te gjitha kabaretet e burrdelet e evropes me PROSTITUTKA ARABE,RUSE e MOLDAVE.
    .pra kta kurana jane nxane edhe ne zvicer,gjermani austri dhe te vertetuar nga vet studiuesit PROFESOR te BOTES ARABE,ku edhe vet IMAM jane deklaruar se nuk jane kurana te zakonshum,por KURANA FALCE MASHTRUES te shkruar e botuar nga MAFIA ARABE.

    .kta kurana flas vetem per kuranat fallco te 20 viteve te fundit nga mafia arabo-serbo-ruse,dhe jo per kuranat e dikurshum,pra jane futur te gjitha FRAZAT EKSKLUZIV FIGUESE ,si kush nuk praktikon islamin do te kaloje mbi nje ure dhe do te bjene ne zjarre te gjehnemit e qindra fraza tjera.

    .dhe sapo tja arritin kulminacionin e FRIGES per LEXUESIN psikologjiksht e DOMINOJNE dhe krojohet PANIKA se ne qofse nuk ju permbahem rregullave te kuranit do te gjykohem nga zoti.

    .pastaj fillon faza extra mashtruese ku i RREJNE se ne boten tjeter per nje islamist mjekrrosh do ta presin ne varre 400 VAJZA HYRIJA.ha.ha.ha skame qare pa qesh,kur eshte tejet nenqmim-tallje me njeriun kur multi-mile BAKTERI te ndryshme qka spias medicines te ber ne AUTOPSI te nje i vdekur ne 2 javet e para eshte e TMERRSHME sesa miliarda bakteri e mld parazit e hajne kufomen,madje bakteria e tmerrshme BACILLUS ANTHRAKSIS gjindet me miliarda,nuk flas per INTRAKSIN materje KIMIKO-TOXIKE,por MEDICINA e quane keshtu ket bakteri te tmershme qe prodhon fabrikon te njejtat TOKSINA te ngjajshe me INTRAKS,pra eshte BAKTERI e GJALL,dhe JO INTRAKS PLUHUR KIMIK.

    .pra mafija ARABE ne kurana te ri per VEHABO-SALAFIZMIN XHIHADIK transformon nga MULTI-MLD BAKTERI ne VORRE ne GJENET.

    ,pastaj fillon fraza e tranimit te personit ku hoxhollaret sekta ju thojn sesa me par te VDESESH eshte aqe me mire,por mamir eshte te vdesesh si XHIHADIST apo KAMIKAZ se nga 40 femra hyrija te shtehet numri ne 72 femra hyrija,pra me kto forma e metoda i mashtrojne-ha-ha-ha.

    .po ku ekziston nje bote tjeter te nje SEND pa SHPIRTE e VDEKUR.
    .cila eshte bota tjeter per nje HEKUR-CUNG apo GURI.

    .kjo eshte nje LUFTE e vertet PSIKOLOHJIKE me KOKA te njerzve me LOGJIK JO NORMALE.

  14. DR.FILOZOFI. says:

    vetem desha ta shtoje se harrova ne komentin e par.

    se e njeja eshte me fletushkat e GJEOVES,qe kurgju skane te bejne me FEN KSATOLIKE,ORTODOKSE,PROTESTANTE,HEVREJE etj ket qka e kane thene te gjitha KISHAT e madje edhe VATIKANI,por GJEOVA eshte SEKT qe mashtron per kristianizen,siq mashtrojn SEKTI VEHAB per MYSLIMAN.

    SEKTAT jane vet KUNDER ZOTIT e NJERZIMIT dhe deshirojn nje bote pa NJERZE.

  15. art usa says:

    ngushellime familjes. duhet te keni parasysh qe jo te gjitha programet televizive mund te shihen nga moshat e reja,pasi jane te papergatitur psikologjikisht,prandaj ne USA e vendosin parential kontrol,qe do te thote te kontrollohet nga prindi nese femija duhet ta shohe apo jo nje emision te caktuar. nganjehere sic jemi ne nuk i vleresojme gjerat bile dhe u japim edhe ndonje gote raki,duke thene se u rrit femija,por nuk mendojme pasojat nga mbrapa,.asnjehere nuk duhet harruar deri ne moshen 18 vjec ,nuk eshte,dhe nuk duhet konsideruar i rritur

  16. E verteta says:

    Ky lajm deshmon per amatorizmin e gazetes suaj dhe per me teper per keqinformimin e opinjonit publik me akuza te pabaza, me deshmi te rreme dhe me nje burim te pakontrolluar.. Keto jane bazat e gazetarise
    Dhe kur keta mungojne eshte per te ardhur keq per mediat qe ekzistojne ne shqiperi

    Si ka mundesi te akuzohet nje organizate fetare kur themeli i besimit te tyre eshte jeta ne toke…shpirti nuk ekziston dhe per me teper vetevrasja eshte nje mekat i pafalshem?
    Perpara se te publikoni lajmin vertetoni burimin e informacionit…

  17. aferdhelarg says:

    nje ngjarje vertet e dhimbshme,gjithsesi nga ana tjeter media dhe njerezit duhet te perqendrohen te shkaqet e verteta qe cojne shume njerez ne vetvrasje si psh : depresioni, problemet familjare, presionet e ndryshme apo varferia!
    akuzat e pabazuara, dhe genjeshtrat per Deshmitaret e Jehovait thjesht tregojne se kemi te bejme me Media mediokre dhe lehtesisht te korruptueshme.

  18. Eri says:

    “E verteta” ke shume te drejte. Akuzat ndaj Deshmitareve te Jehovait jane shume te uleta pasi keta njerez qe akuzojne nuk e kane idene se per cfare flasin, si dhe flasin pa lexuar nje rresht nga ato qe vete Deshmitaret thone per jeten pas vdekjes.
    Por kete nuk e thone Deshmitaret, por vete Shkrimet e Shenjta, Bibla.

    Megjithate ketu nuk ka per cfare te justifikohen, pasi vete leteratura e tyre shume e bollshme mund te aksesohet pa problem fare online dhe mund ta lexojne te gjithe. Mund te lexojne per cfaredo pikepyetje qe kane njerezit qofte per ta e qofte per shume koncepte baze mbi fene dhe jeten.

    Me vjen keq qe shume njerez qe e mbajne veten per njerez qe besojne ne Perendi, ofendojne e shajne sikur tu kete ngrene krimbi.
    Lerini njerezit ne punen e tyre, dhe cilido pastaj pranon ose jo pikepamjet e tjetrit. Secili e mban pergjegjesine vet para Perendise.

    Nuk dua te fyej askend, pasi respektoj vullnetin e gjithesecilit.

    Gjithe te mirat te gjitheve!

  19. Eri says:

    Nje sqarim per jeten pas vdekjes. Bibla thote se njeriu vdes dhe ai nuk eshte me i vetedijshem per asgje. Pra nuk ka jete pas vdekjes!

    Falemnderit

  20. DHORA says:

    mos akuzoni pa fakte DESHMIMTARET E JEHOVAIT ……ATA NUK BESOJNE NE JETEN E PERTEJME … MADJE KA SHUME GJERA QE TREGOJNE QE E DUAN JETEN . ………NJE PERJ TYRE ESHTE ….SE NUK PRANOJNE ABORTIN .DHE KJO TREGON SE PER TA JETA DUHET MBROJTUR E JO ME TE VETVRITEN …………KOHET E FUNDIT PO DEGJOJME LAJME NGA ME TE CUDITSHMET .ABUZIM ……..KEQTRAJTIM . DHE DHUNE NE FEMIJET .PERSIONI I SHOQERISE MUNGESA E PRINDERVE JANE DISA FAKTORE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje