Komisioni i Sigurisë rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për seancë dëgjimore urgjente me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli në lidhje me përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës. Deputetët e mazhorancës në Komision e konsideruan sit ë pabazë akuzën e ngritur nga Partia Demokratike. Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho theksoi se nuk ka asnjë fakt që provon përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës nga baza ushtarake e Gjadrit. Ndërkohë që deputeti i LSI-së i cilësoi si haluçinacione pretendimet e ngritura. Gjithashtu, Komisioni i Sigurisë ka vlerësuar se edhe për çështjen Gërveni, ministrja e Mbrojtjes nuk ka pse të paraqitet në seancë dëgjimore.
“Deputetët e opozitës kanë kërkuar nga ministria e Mbrojtjes që të vijë në Komision që të informojë për akuzat se ushtria është përfshirë në trafik droge. Unë si kryetar komisioni i kam kërkuar prokurorit të përgjithshëm informacion në rast se është regjistruar procedimi penal i kërkuar nga ministria e Mbrojtjes ndaj prokurorit për akuzat e ngritura. Opozita bën lojëra dhe veprime të papërgjegjshme, por cështja Gërveni tashmë është e zgjidhur dhe s’ka përse të vijë ministrja për të raportuar. Lidhur me kërkesën e djeshme të opozitës lidhur me përdorimin e infrastrukturës së ushtrisë në trafik. Ata nuk kanë asnjë provë. Mungon përmbajtja, objekti dhe kjo kërkesë duhet rrëzuar. Më shumicë votash rrëzohet kërkesa e opozitës për të thirrur në seancë dëgjimore për ministren Kodheli për akuzat e ngritura për përdorimin e infrastrukturës në trafik”, theksoi Braho.
Akuzat mbi përfshirjen e FA-ve në trafikun e drogës u artikuluan në sallën e Kuvendit nga ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe më pas ato gjetën mbështetjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe deputetëve të tjerë të PD-së. Ndërkohë që ministrja e Mbrojtjes i kërkoi organit të Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë mbi akuzat e hedhura, ndërsa i cilësoi ato për konsum politik.
Me dukest se gjithe historia eshte per nje avion te vogel i cili eshte ulur ne territorin shqiptar, eshte ngarkuar me droge dhe ka ikur. Ne kete rast nuk eshte perdorur asnje baze ushtarake por behet fjale per paaftesine e ushtrise per ta kapur apo ndaluar kete avion.
Ministria Kodheli nuk ka pse te mos e pranoje faktin sepse nuk eshte faji i saj per kete paaftesi te forcave te armatosura.
Ka 20 vjet qe politika shkaterron ushtrine ne menyre te rregullt, pra te dy palet jane njesoj pergjegjese.
Spartak Braho ska pse te beje gili vili. Po ska gje, mire i behet ministrise dhe qeverise. Pse nuk pranon te behet hetim?
Zonja Kodheli!
A ke juriste ne ministri???
Ne se jo merr ndonje jurist tek USHTARI I PANJOHUR,qe te FORMULOJE AKUZEN PER IMAMIN,PER SHPIFJE dhe ta coni ne Prokurori!!!
Boll me deklarata politike si Berisha dikur!!!
Nuk kam pare deri sot ASNJE JURIST TE ZOTE NE PS!!!
Te gjithe jane GUAKE,sa tallet Berisha me ju!!!
PD shpif. Ska asnje argument vec shpifjes. Gjer dje ka bere namin ne ushtri e sot Kodheli po pastron emrin e FA nga e zeza.
Turp i zotit per opoziten qe kemi.
Vetem shpif si e marre pa patur asnje fakt.
Bravo Mimi Kodheli. Ju jeni me e mira dhe ministrja me e suksesshme. Kerkoi llogari Llalles sepse dosjet me kallezimet e tua penale ndaj shkaterruesve te vertete te ushtrise i ka lene ne harrese, flejne ne sirtaret e zyres se tij…
Shpifje shpifje shpifje..
si ka surrat e flet arben ristani njehere ,,
ai qe vetem menxyra ka bere tere jeten
Si ka fytyre e flet Ristani me MULIN mer aaman
keta jane ca pisa qe e kane rrenuar kete vend e dalin e llomotisin aty per moral\
Puna e Ministres eshte fanatstike
Me e mira do behet me kete pune te mire qe po behet.,..
http://www.revistajava.al/kryesore/2014414/21-janari-dhe-gerdeci-dy-dosje-te-ndotura-qe-nga-fillimi
Na ishte nje avjon apo dy..Ata qene avjon te vegjel personal, mbase te disponcionuara nga kartele shqiptare a Italian..Meqe jemi ne NATO dhe s’kemi nje radar, gojet e liga thone qe rojet e ketij aerodromi u paguan..Dhe keshtu u shpernda llafi qe mazhoranca beri nje thes me para nga keto fluturime..Dhe ky informacjon ra ne vesht te lig..Te nje plaku..Sa e degjoj plaku, gerthiti: “Puc !!! S’ka si te jete ndryshe..S’ka si te jete tjeter..Mos me trego mue..Sikur isha aty.” Morri plaku informacjonin qe ca bandite narkotike perfituan nga mungesa e pajisjeve ushtarake shqiptare dhe mbushi “karikatorin” plot dhe filloj komplotin qeverritar..Dhe doli ne mes te parlamentit dhe e ktheu si gjithmone..Politike me efekte protestash..Djem te rinj do ndjekin nje te lajthitur..
Partia (Ç)Demokratike pergjigjen e vertete te kesaj akuze
e ka ne faqen 130 te librit “Main Kampf”
ore popull komentues a e dini listen e deputeteve te zones se lezhes dhe a keni degjuar ndonjehere per bemat e tyre,nuk del kush mbi mafien.