Përgjimet/Visho Ajazi Lika raporton më 22 Prill në Kuvend

15 Prill 2014, 12:20Politika TEMA

Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit Visho Ajazi Lika do të raportojë javën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë. Komisioni i Sigurisë ka vendosur në mbledhjen e sotshme që kreu i SHISH Visho Ajazi Lika të raportojë para deputetëve në komision ditën e martë, më datën 22 prill ku do të përgjigjet për përgjimet e drejtuesve të policisë dhe çështjet për emërimet pa kriter në kupolën e drejtuesve të shërbimit sekret. Një tjetër cështje për të cilën do të raportojë kreu i shërbimeve sekrete është edhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit përsa i takon informacioneve për shpërthimet me tritol.

Kryetari i SHISH ka marrë disa ditë më parë çertifikatën e sigurisë, duke u pajisur kështu edhe me ligjshmërinë e raportimit për çështje që përbëjnë sekret dhe që garantojnë sigurinë kombëtare. Ndërkohë, një grup prej 5 deputetësh do të zhvillojnë shumë shpejt një kontroll të inicuar nga deputeti socialist Pirro Lutaj në institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

2 komente në “Përgjimet/Visho Ajazi Lika raporton më 22 Prill në Kuvend”

  1. bato says:

    Nuk pres gje te re nga Visho Lika sepse perderisa ai i raporton naten Saliut ato qe konstaton diten, edhe ne kuvend do manipuloje me lojra fjalesh, shifrash dhe do te mohoje qe ka pergjuar, pergjon e do te pergjoje sa te jete ne kete detyre, te gjithe kundershtaret e Saliut.

  2. Dru me pre says:

    Shikoje dhe jepi noten,no coment…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje