Akuzat e PD ndaj policisë/ Lutaj: Sulmi i padrejtë, statistikat tregojnë sukses

15 Prill 2014, 16:08Politika TEMA

Partia Socialiste reagon ndaj akuzave të opozitës në lidhje me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt vendeve fqinje. Deputeti Piro Lutaj në një konferencë për mediat bëri të ditur se vetëm në 6 muajt e fundit policia ka zbuluar 646 raste të trafikut të drogës ose 143 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar kur vendi drejtohej nga Qeveria Berisha. Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Arben Ristani, ligjvënësi socialist tha se “është për të ardhur keq që ish-zv.ministri i Brendshëm ka një memorie kaq të shkurtër sa te akuzoje policinë e shtetit për trafikun e drogës, por njëkohësisht të harroje se si ishte situata në kohën kur ministrinë e brendshme e drejtonte ai”.

“Në gjashtë muajt e fundit policia ka zhvilluar 31 operacione kundër trafikut të drogës vetëm 24 në kohën e zotit Ristani. Në vetëm gjashtë muaj, Ministria e Brendshme raporton se janë zbuluar 646 raste te trafikut të drogës, 143 më shumë se e njëjta periudhe një vit më parë. Janë ndaluar 507 trafikante në këto 6 muaj, 62 me shume se e njëjta periudhe një vit më parë. Sulmi ndaj Policisë se Shtetit është plotësisht i padrejtë”, theksoi Lutaj.

Sipas tij, në vend që Policia e Shtetit të inkurajohet për punën që po bën, për të dhënë më shumë siguri për qytetaret, opozita ka zgjedhur ta sulmoje atë politikisht.

 

7 komente në “Akuzat e PD ndaj policisë/ Lutaj: Sulmi i padrejtë, statistikat tregojnë sukses”

  1. Flo says:

    PD vetem shpif e kete e dine tanime te gjithe.

    1. Colja says:

      Vijoni punen ju le te flasin ata se sdine cthone

      1. Xani says:

        Me vjen mire qe reagoni ndaj shpifjeve te pavend te opozites.

        ata tanime kane humbur veteveten

        1. Vespa says:

          Ah, PD-ja tanime ka marre fund. BEni mire te beni me te miren sic e keni nisur.

          1. Naimi says:

            beni punen sic e keni nisur.. Po beni pune te mire, por opozita ska cben e llomotit

  2. tarrasi says:

    o drejtori i policis ushtarake kur ubere more mut teflasesh pere ligjet qe skelen njeri paemashtrue kur ke qene drejtor ne ministrin e mbrojtjes dhe oficer ushtrie ne tropoj te njofim mir kush je ti

  3. Al says:

    Leje mer Tarras kush eshte ai po merru me numrat a jane te vertete apo jo…Per ato na thuaj ndonje gje. Paragjykimet e nepotizmat na lene mbrapa. Me pelqen si e kane nisur keta “Qente le te lehin karvani te ece perpara” Vazhdoni lehni kujt nuk i pelqen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje