Humbja e dosjeve/ PD: Naço sajon histori për të larguar vëmendjen nga dështimet e Qeverisë

16 Prill 2014, 16:01Politika TEMA

Partia Demokratike e ka cilësuar si sajim të ministrit të Drejtësisë deklaratën e një dite më parë mbi humbjen e dosjeve për 3 gjyqtarë. Në një deklaratë për mediat, koorinatorja Silvi Bardhi tha se sajimi i historive të pavërteta bëhet për të mbuluar skandalet qeveritare dhe dështimin e Ministrit për të proceduar gjyqtarët brenda afatit

“Ministria e Drejtësisë po bën një përpjekje për të larguar vëmendjen nga dështimet qeveritare dhe nga skandalet që kanë mbërthyer ekzekutivin, duke sajuar një fabul me humbje dosjesh. Ministri i Drejtësisë mund të jetë duke kërkuar pretekste për plojën e re në administratë, për të hequr edhe profesionistët e fundit që kanë mbetur e për ti zëvendësuar me militantët e partisë, por kjo nuk e fsheh dot të vërtetën”, theksoi Bardhi

Sipas saj, asnjë dosje nuk ka humbur në Ministrinë e Drejtësisë dhe origjinalet e dosjeve janë në KLD, kopjet dhe raportet elektronike janë në kompjuterët e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë thotë se do të hetojë administratën për zhdukjes se 3 dosjeve nga protokolli. Gjithë kjo histori ë‎shtë një gënjeshtër. Gatë vitit 2013, nga KLD janë dërguar 15 kopje dosjesh (origjinalet i mban KLD) dhe të gjitha janë vënë në lëvizje nga administrata. Asnjë letër nuk ka humbur në Ministri, dhe aq me pak dosje. Dosjet e inspektimit mbahen nga inspektoret dhe nuk mb‎ahen në protokoll. Në protokoll kalojnë vetëm memo dhe raportet e hartuara mbahen ne mënyrë elektronike nga inspektorët bashkë me dosjet. Por edhe këto dosje janë fotokopje sepse origjinalet e tyre i mban Këshilli i Lartë i Drejtësisë, sic i disponon dhe sot”, thuhet në reagimin zyrtar të PD-së.

Sipas koordinatores për mediat,  në muajin tetor 2013 KLD e ka informuar zyrtarisht ministrin për ecurinë e afatit dhe për vonesën në përgjigje.

“Vetë Ministria e Drejtësisë zyrtarisht në muajin nëntor 2013 e pranon se i ka të gjitha dosjet dhe informon KLD se është‎ duke punuar me këto dosje. Po e vërteta është se kjo mbetet thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen nga skandalet e fundit qeveritare dhe dështimi i Ministrit për të kërkuar procedimin e gjyqtarëve brenda afatit ligjor”, tha Bardhi.

4 komente në “Humbja e dosjeve/ PD: Naço sajon histori për të larguar vëmendjen nga dështimet e Qeverisë”

  1. Loni says:

    JU PO AKUZONI QEVERINË PER TE LARGUAR KRIMET QE KENI BERË KUR ISHIT NE PUSHTET.

    DO TE VIJE NJË DITË QE DO TĒ GJYKOHENI SEPSE POPULLI NUK HARRON

    1. Loni says:

      JU PO AKUZONI QEVERINË PER TE LARGUAR KRIMET QE KENI BERË KUR ISHIT NE PUSHTET.

      DO TE VIJE NJË DITË QE DO TĒ GJYKOHENI SEPSE POPULLI NUK HARRON!

      1. Duam drejtesi says:

        Per cilet dosje po flet PD-ja?? Per dosjet e 21 janarit qe u vranë 4 persona te pafajshem me urdher te Saliut & Bashes dhe nuk ka akoma asnje te denuar??

        Per cilet dosje po flet? Per dosjen e Gerdecit ku humben jeten me shume se 20 persona???

        Per cilen dosje po flet??? Mos ka ndonje dosje kunder Ristanit se ka futur duart neper kutija???

        KUJDES SE KENI SHUMË DOSJE PER TU HAPUR KUNDER JUSH

  2. Noli says:

    Pse jep spjegime zedhensja e PD per probleme teknike te punes ne nje ministrie. Ku jane apo si protokollohen dosjet ne ministri te pergjigjen punonjesit konkret qe merren me kete pune, Cfar kerkon partia ketu. Cjane keto idiotesi qe PD do jape pergjigje per gjithcka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje