Zgjedhjet në PD, të pakënaqurit nga Basha ofrohen tek ish-Kryeministri/ Si po e dirigjon Berisha organizimin e partisë

16 Prill 2014, 14:56Politika TEMA

Zgjedhjet e afërta në forumet drejtuese të Partisë Demokratike, si dhe drejtuesve të rinj të degëve të kësaj partie, duket se kanë nxjerrë në sipërfaqe përplasjet në forcën më të madhe opozitare në vend. Kreu demokrat Lulzim Basha duke zgjedhur politikën e faktit të kryer ka shmangur diskutimet me deputetët demokratë apo figura të kësaj partie mbi gjithë procesin e zgjedhjeve të brendshme në PD, ndërsa konsultimet kanë përfshirë vetëm ish-Kryeministrin Sali Berisha. Burime nga partia më e madhe opozitare konfirmojnë për gazetën “Tema” se edhe udhëzimi i fundit që përcakton kriteret mbi kandidatët që do të përfshihen në garën për drejtues të degëve të PD-së është hartuar në konsultim të plotë vetëm me ish-Kryeministrin Berisha, ndërsa është shmangur tërësisht një diskutim me deputetët, që përbëjnë të vetmen strukturë legjitime të Partisë Demokratike. Madje, edhe fazat dhe koha se kur do të zhvillohen analizat dhe zgjedhjet në strukturat drejtuese të PD-së janë përcaktuar nga Basha dhe Berisha, ku i gjithë procesi do të përmbyllet me thirrjn e Kuvendit Kombëtar në muajin Qershor.

Po kështu edhe emërimi i Grida Dumës në pozicionin e Koordinatores për Mediat ka qenë një prezantim surprizë jo vetëm për Grupin Parlamentar në tërësi, por edhe për ata që konsiderohen si “senatorët” e PD-së për shkak të viteve të shumta dhe kontributeve në këtë forcë politike.

E ndërsa Basha në të gjitha hapat e këtij organizimi ka shmangur konsultimet apo debatet brenda PD-së duke mos i lënë kohë askujt për të reaguar, paralelisht kundërshtarët e tij brenda forcës më të madhe politike në vend kanë zgjedhur “të falen” në një tjetër zyrë, atë të ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit duket se ka marrë rolin e dirigjentit në të gjithë këtë proces, nga njëra anë duke u konsultuar për çdo proces me kreun e PD-së dhe në anën tjetër duke ofruar të pakënaqurit nga mënyra sesi Basha po procedon në lidhje me procesin organizativ të partisë. Burimet konfirmojnë se kreu demokrat nuk ka një kontakt të vazhdueshëm me të gjithë deputetët, madje shumë prej tyre nuk munden as ta takojnë, me përjashtim të mbledhjes së përjavshme të Grupit Parlamentar.

Në anën tjetër Berisha ka sheshuar pothuajse në minimum mosmarrëveshjet e krijuara pas humbjes së zgjedhjeve të 23 Qershorit me ish-Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila për një kohë të gjatë pas procesit zgjedhor shkëputi çdo lloj komunikimi me ish-Kryeministrin. Po kështu mësohet se Berisha ka ruajtur kontaktet e vazhdueshme me pjesën më të madhe të ish-ministrave të tij, ndërsa më i distancuar është ish-Sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode dhe ish-Nënkryetari Astrit Patozi.

Në një situatë të tillë duket se mes Berishës dhe Bashës ka një kompromis të panjohur për të gjithë grupin parlamentar apo figura të kësaj partie ndër vite, sikundër roli i ish-Kryeministrit është moslejimi i një ndarjeje përfundimtare në Partinë Demokratike mes Bashës dhe kundërshtarëve të tij në këtë parti, ku përplasja më e fortë është ajo me ish-Kryetaren e Kuvendit. Burime nga PD theksojnë se kjo e fundit nuk do të tentojë një nga pozicionet drejtuese të kësaj force politike, por ka kërkuar që të paktën dy nga Nënkryetarët e rinj të forcës më të madhe opozitare të propozohen prej saj. Mësohet se në organizimin e ri që do ti bëhet Partisë Demokratike, sipas projektit Basha që ka marrë edhe miratimin e ish-Kryeministrit Berisha, postet e Sekretarëve do të shkrihen, do të shtohet numri i Nënkryetarëve, sikundër do të shtohet në strukturë pozicioni “Koordinator” dhe Drejtorët e Departamenteve.

14 komente në “Zgjedhjet në PD, të pakënaqurit nga Basha ofrohen tek ish-Kryeministri/ Si po e dirigjon Berisha organizimin e partisë”

  1. Ajet Delaj says:

    DOMOSDSHMERIA E REFORMIMIT DHE PRAKTIKAT MODERNE TE RINGRITJES SE PARTISE DEMOKRATIKE.

    Jeta politike , shoqerore dhe ekonomike e nje shoqerie te lire eshte ideuar , konceptuar dhe zhvillohet mbi bazen e alternativave te burimeve njerzore, ideve, programeve e teknologjise gje qe ka bere qe shoqerite e lira te ecin perpara me shpejtesi e te njohin kete zhvillim qe kan sot.
    Nga ky rregull nuk duhet te beje pejashtim as shoqeria shqiptare nese realisht e duan progresin dhe zvillimin e natyrisht perafrimit e standarteve me perendimin si paraksht per integrimin e vendit.
    Si rregull politika i prine dhe duhet ti prije zhvillimeve shoqerore e politike te nje vendi gje qe padyshim ka edhe nje rol mjaft te rendesishem qe percakton zhvillimet ne shume fusha te jetes.
    Per te kuptuar se sa i rendesishem eshte drejtimi politik i nje vendi do bie nje shembull nga politika Amerikane. Me fitoren e islamisteve ne Iran moren peng punonjesit e Ambasades Amerikane ne Teheran dhe i mbajten per 444 dite kur president ne Amerike ishte z. Carter . Mirpo Presidenti Carter ishte ne fund te mandatit dhe ne pushtet erdhen repuplikanet te kryesuar nga i madhi Ronald Regan. Sic dihet zgjedhjet ne Amerike behen te marten e pare te Nentorit te vitit elektorl e transferimi i pushtetit behet me 20 Janar te vitit qe pason. Iranianet qe kishin mbajtur peng per 444 dite punonjesit e Ambasades Amerikane ne Teheran i liruan pengjet i vune ne avion dhe i prune ne Amerike shendosh si kokrra e modhes pa pritur transferimin e pushtetit por vetem mandatimin nga populli Amerikan te Presidentit Regan.
    Cfare kishte ndryshuar nga fuqia e Amerikes per nje muaj? Asgje. Kishte ndryshuar vetem Presidenti i Shteteve te Bashkuara. Pra shikoni se cfare rendesie ka lideri i nje vendi edhe ne shtete me demokraci te konsoliduar gje qe e tregoje qarte edhe vazhdimi i Presidences se Reganit dhe shembja e perandorise se errsires komuniste nen programin e luftes se yjeve te Presidetit Regan.
    Pra kombe qe ne bazen e tyre kane parimet e lirise pamvarsisht nga madhesia e tyre kane njohur zhvillim e prosperitet ku nje nder ta padyshim qe jane edhe Izrealitet por pushtetin e votes se lire e te shenjte e kane shtrire edhe ne religjon ku komuniteti voton per kreun e Sinagoges per nje mandate vjecar.
    Tani te afrohemi tek fenomeni shqipar apo aty ku na pikon catia sic thote populli.Per rreth 50 vjet politika kishte shpallur monopolin e sundimit dhe nuk lejonte asnje konkurence e aq me pak ne fushen politike te drejtimit te vendit deri sa kupola sunduese politike u shnderrua ne sharrexhinj, karrocier, mjelse lopesh e brigadier.
    Lavdi Zotit e Amerikes qe na ndihmuan per ti cuar ne muzeumin e palavdishem te histories keto monstra te shekullit te 20 qe shqiptaret i derguan ne ragun e urise kolektive si ne Korene e Veriut nderkohe qe demokracite perendimore kishin kapur majat e zhvillimit e teknologjise ne shekullin e kaluar e ne vazhdim.
    Ne 90ten nen stuhine e fuqishme te rrezimit te regjimeve kriminale komuniste te Europes se Lindjes ra edhe regjimi i Tiranes padyshim nje nder me kriminalet dhe ne pushtet erdhen liberalet komunist por shume larg te qenit democrat liberator. Per te vertetenn per kohen perbenin progress pasi ishin njerz te shkolluar apo trajnuar ne perendim e natyrshem qe ishin shume me lart se ata qe menduam se i lame pas.
    Mirpo liberalet komuniste sapo zune majat e pushtetit natyrisht edhe me ndihmen e strukturave te vjetra bllokuan alternative e vlerave dhe filluan te pasurohen ne menyre te padrejte e te pandershme dhe nuk menduan asnje dite per ndeshkimin e krimeve te se shkuares e rehabilitimin e viktimave te sistemit komunist kriminal.
    Per 23 vjet me radhe shumica apsolute e partive politike shqiptare nuk i nderruan kreret e tyre duke u shnderruar partite e tyre ne kopje te zbehta te Partise se Punes dhe duke tentuar njekohesisht te shnderrohen edhe ne dictator te vegjel te jetes publike e shteterore te popullit shqiptar gjate ushtrimit te pushtetit por qe fatemiresisht nuk ja arriten e nuk do ja arrijne pasi sistemi demokratik praktikisht i pakthyeshem ne Shqiperi eshte armiku me i madh e i vendosur i ketyre rudimenteve te diktatures.
    Pra qartesisht tani ne Shqiperine postkomuniste nuk diskutohet me drejtimi i ecjes perpara por shpejtesia e zbatimit te reformave pra ne thelb sa do pengojne strukturat dhe mentaliteti i vjeter ne tere kete process drejt zhvillimit e progrsit pasi lavdi Zotit Shqiperia i ka tera potencialet njerzore dhe natyrore , pra i mungon vetem organizimi i brendeshem.
    Shkurt Shqiperia ka nevoje per nje qeverisje ndryshe e nje opozite ndryshe dhe kush e kupton me shpejt kete realitet i takon e ardhmja megjithse per hir te se vertetes jane te lidhura e ndervarura nga njer tjetra aq sa jane duke ndikuar si ne progresin e ndersjedhte e respektivisht ne zhvillimet ne Shqiperi.
    Une i perkas asaj kadegorie shqiptaresh qe pa asnje kompleks i kam uruar sukses qeverise se majte megjithse ne pikpamjet e mia mbi shoqerine dhe organizimin e saje politik nuk i perkas ketij grupimi.
    Kam qene dakort mbi rotacionin e pushtetit ne Shqiperi si nje hap i rendesishem per zhvillime positive ne te majten e te djathten shqiptare pasi Shqiperia qartesisht do hynte ne nje etape te re te zhvillimit te saje te brendeshem politik e shoqeror.
    Natyrisht qe besimi qe mori e majta ne elektoratin shqiptar mbeshtetej mbi premtimet e tyre qe ishin domethense dhe askush nuk kishte te drejte ti kontestonte pa ju dhene mundesine e provimit ne realitetin shqiptar. Tani premtimet ishin te shumta por une po i grupoj ne dy grupime te medha ato ekonomike dhe politike.
    Per hir te se vertetes lideri i te majtes z Rama kishte nje experience ne menaxhim qe kishte rezultuar e sukseshme me Bashkine e Tiranes dhe premtonte nje politike pertej se majtes e te djathtes e respektim I lirive politike per kampin e vet dhe ate kundershtar duke pranuar gabimet e ndryshimeve Kushtetuese te 2008 e korigjimin e tyre dhe reforma te thedha ne fushen e ekonomise e pronsise.
    Nderkohe qe premtimet per korigjimin e gabimeve te 2008 tashme jane harruar nga Kryeministri Rama duke vazhduar rrugen e parardhesve te tije ne keto 24 vjet per tu shnderruar ne nje kopje te zbehte te diktatorit komunist ne fushen politike pasi po shkon nje vit pa mandate si Kryetar i Partise Socialiste gje qe nuk e ka bere as vete Enver Hoxha duke i paraprire tendencies per dictator ne jeten shoqerore e shteterore me veprimtarine e tije te vazhdueshme antikushtetuese.
    Shqiperia gjithnje ka pasur problem me ligjin e te drejten pergjate 24 viteve te fundit demokraci alla shiptare por si kete radhe nuk ka ndollur kurre qe qeveria te inicoje tre reforma te medha qe te tria ne kundershtim me kushtetuten e vendit
    1- Reformen Administrative me Akt Normativ Antikushtetues
    2- Reform per kontrollin e teritorit me Agjensi Shteterore INUK antikushtetues
    3- Reformen per legalzimet e rigrabitjen e prones se qytetareve shqiptar me agjensi shteterore ALUZIN ne kundershtim me Kushtetuten e ligjet themelore te njeriut kryesisht ne kundershtim me te drejten e prones.
    Vetem njera duhej te mjaftonte qe Kryeministri te jepte dorheqjen por te tria bashke duhen zgjidhur veten me zgjedhje te parakoheshme.
    Nese llogaritet ne vlere monetare e kesaj papergjegjshmerie qeverisese vlera eshte disa milliard dollare pervec demit ne aspektin shoqeror , politik e prespektiven e se ardhmes.
    Ne kushte te tilla syte kthehen vetevetiu tek opozita per mundesine e korigjimit te ketyre veprimtarive fatale antikushtetuese pasi vetem nje dogmatic apo ineresaxhi meskin e perfitues direct i kesaj veprimtarie antikushtetuese mundet te qendroje si mbeshtetes i nje qeverie te tille e ne rastin konkret i Qeverise Rama.
    Ish- Kryeministri Berisha mbas 23 Qershorit beri nje akt civil e demokratik duke dhene dorheqjen ne Partine Demokratike si shprehje e pergjigjsise mbi humbjen qe duhej ta pasonin edhe ca figura te rendesishme te qeverisjes e politikes se tije e natyrisht edhe te konsumuara, gje qe nuk e bene.
    Pra mesimi qe la pas z Berisha eshte qe figura kryesore e partise merr postin e Kryeministrit kur partia e tije fiton dhe largohet kur ai humbet gje qe e kane realizuar me vonese por e realizuan Nano dhe Berisha.
    E theksoj kete pasi lideri i Partise Demokratike z Basha duket se po e vazhdon me tej filozofine e pergjigjsise te ish qeveritareve, pushtetareve e liderve politike te Partise Demokratike qe per hirt e se vertetes disa prej tyre kane qene ne ato pozicione per rreth 20 vjet. Une personalisht e shikoj si nje zhvillim pozitiv ne drejtimin e duhur ne riformatimin e Partise demokratike e factor percaktues ne ringritjen e saje.
    Sic e thashe alternative dhe konkurenca jane bazat e filozofise se sitemit demokratik pluralist dhe qe te vjetrit duhet te bejne nje hap anash duke mos e ndier veten as te perjashtuar as te perjetshem pasi thjesht po nderrohen portat per pjesen e dyte e ne vazhdim . Ata qe luanin dje , spektatore e mbeshtetes sot e keshtu me radhe neser pasi demokracia eshte nje process pa fund.
    Partia Demokratike eshte nje parti e madhe dhe mundet te nxjerri disa ekipe por fusha e futbollit ta zeme do njembedhjete pra nuk mundet te tere te jene ne fushen e lojes active pasi shumica jane ne stadium ne shkalle pasi keshtu ka qene dje e keshtu do jete dhe neser kur ekipi actual do largohet
    Ajo qe deshiroj te theksoj dhe duhet te fiksohet qarte ne statutin e Partise Demokratike eshte e drejta e Kryetarit te partise te grumbulloje ekipin fitues sipas filozofise se tije dhe qe duhet te jete bindes ne elektoratin e partise e diskutimet e brendeshme por ne anen tjeter nuk duhet lene ne nivelin e educates se tije politike marrja e pergjigjsive neser per ekipin qe po perzgjedh sot.
    Pra te vendoset ne statut me detyrim marrja e pergjigjsive pas cdo maci electoral local riperteritja e ekipit drejtues e largimi pa kushte mbas cdo zgjedhje te pergjithshme kur nuk vjen ne pushtet apo humbet pushtetin kur eshte ne qeverisje. Kjo duhet te jete taksative dhe te mos lejohet asnje hapsire per spekullime apo lojra fjalesh, pra statute i partise te riformatohet e te jete detyrues nga kreu i partise deri tek antari i thjeste ne baze.
    Une mendoj se eshte shume me productive per Partine Demokratike dhe te ardhmen e saje fokusimi i vendosjes se rregullave te statutit te ri duke kontribuar njekohesisht ne perpilimin e nje program coherent per nje parti te qendres se djathte sesa oponenca apo opozita e ish funksionarve te djeshem mbi perzgjedhjet e reja apo tendenca per te bere nje riformatim real te Partise Demokratike nga Kryetari Basha.
    Fakti qe mazhoranca e djeshme, Partia Demokratike humbi jo vetem pushtetin por edhe pakicen bllokuese te ben te mendosh se jo vetem duhet nje reforme radikale por edhe percaktimi sot ne fjalorin politik te disave se funksionaret e djeshem partiak e shteterore si vlera te Partise Demokratike le shume per te dyshuar. Ata ose ato padyshim qe kane qene vlera para 4, 8 apo 12 vjetesh por koha ka beret te sajen se bashku me veprimtarine e gjithsecilit qe mundet te kete ndikuar ne menyre shkaterruese te konsumimit e figures se tyre.
    Ne anen tjeter nuk mendoj se eshte ne te mire te ringritjes se Partise Demokratike duke ja u bere me gisht trashigimise se Partise Demokratike por ne anen tjeter mendoj se vete ata duhet te bejne nje hap anash dhe askush nuk ju a ka borxh klithmat perse nuk po me llogarisni edhe mua pasi antarsia e Partise Demokratike i ka votuar e mbeshtetur me se pakti 8 vjet cdonjerin prej tyre. Enough is Enough.
    Nje gje deshiroj t’ju a them antareve dhe simpatizanteve te Partise Demokratike se ne kushtet e nje konsumimi dhe degjenerimi te shpejte dhe te frikshem te super mazhorances sunduese nese Partia Demokratike arrin te riformatohet shpejt ne performance, resourse njerzore , statut e program coherent i nje partie te qendres se djathte pushteti actual i ka ditet e numruara e jo me muajt.
    Nje pushtet qe ne pak muaj eshte shnderruar ne nje mur shurdh-memec ndaj kritikave e sugjerimeve qofte dhe dashamirese dhe vazhdon me veprimtari antikushtetuese duke i shkaktuar buxhetit te shtetit deme kolosale per sot e neser ku nderpret kontaktet me miqte perendimor si zyren e ish-Kryeministrit Bler e Institucionet e Larta te Administrates Amerikane White House e State Department duke e shnderruar Otranton atostraden e droges sipas autoriteteve Italiane ja ka paracaktuar fatin vetes.
    Problemi madhor i opozites shqiptare ne tersi e Partise Demokratike ne vecanti eshte ndritja e tyre ne lartesine qe i kerkon koha duke mos lejuar qe pushteti i majte mashtrues dhe me nje shkalle te larte indoktrinimi te demtoje aspiratat e popullit shqiptar per liri, demokraci dhe integrim.
    Ajet Delaj
    New York

    1. agim says:

      Nj kok me kae mendime si ju besoj se mbas keti artikulli Saki shpellari do tju ofroj ndonjipost rendesije te madhe

    2. Kiu says:

      O Ajeti deleve, po ma shkurt se na cave tollombacen bre burre. Dhe sa me shkurt, aq me pak idiotesira shkruan. Dakord Jeti?

  2. Vlora Heroike says:

    Keshtu ju pafsha duke ngrrene veshet e njeri tjetrit.

    1. Pjeter Paloka says:

      Ky eshte fundi qe meritontë PD-ja mbas 8 vitesh shkaterrim.

  3. burreli says:

    Kjo qe po ndodh ne PD eshte nje taktike e spinozes Sali krimineli.Nga njra ane eshte Basha qe nen pretekstin e reformimit te partise don te terheqe te rinje te pa inkriminuar me idene qe jan ato e ardhmja por qe shum shpej do te ju tregoj berrylin kur te kete realizuar objektivat e veta.Nga ana tjeter eshte saliu me banden e 40 hajduteve qe do te mbaj ejkulibrin midis dy shtresave.Realiteti eshte se kjo eshte taktika se strategjia rref me larg.Qellimi eshte te rikthehen ne pushtet pastaj te rinjte do te ngelen me gisht ne goje.Nuk le gje ujku per çakallin kete te mos e harrojme.

  4. Flavi says:

    PD-ja shumë shpejt do kthehet ne organizatë fale punes se keqe te ciftit 2B

  5. VETERANI says:

    Kupola e PD eshte nje bande kriminale.Te gjithe qe ndjejne se jane te djathte te kerkojne alternativa te tjera dhe jo PD QE E KA UZURPUAR KJO BANDE ME NE KRYE KRIMINELIN QE NDAU,PERCAU VRAU SHQIPTARET ME SHUM SE ENVER HOXHA.

    1. gezimi says:

      pèrse flet kèshtu. Apo tè vjen keq qè nuk merr mè 80 lekshin nga Enveri.
      Enver=Hitler I pari bèri mijra tè vdekur, i dyti miliona.
      Enveri bèri atè qè dhe né shtè njerèzit kishin frikè tè flisnin. Tani ti llap e nuk e din dhe vetè se ç’farè.
      Tè vetmit qè flisnin né kohèn e Enverit ishin spiunèt qè provokonin dhe EDI yt.

      1. burreli says:

        O Gezim te gezofte zoti por disa gjera doja te ti them;Pa pasur deshiren qe te ndikoj ne bindjet tuaja sepse nuk kam te drejte do te permendja disa gjera pozitive te kohes se Enverit.Enveri te shkollonte me force dhe falas.Niveli i intelektualeve te asaj kohe nuk mund te krahasohet me ato te viteve te demokracise te dplomuar tek Kristali apo gjetke.Enveri te siguronte jeten dhe pa prekshmerine e seksit femer,e cila mund te rrugetonte e vetme dhe ne çdo ore pa psur frike nda askush.Enveri te siguronte punen para mbarimit te universitetit.Enveri te siguronte sherbimin shendetesore falas.Te kujtoj qe sot nje mbushje dhembi kushton40000 mij lek te vjetra.Enveri te siguroj pa prekshmerine e kufijeve te Shqiperise ,identitetin e te qenit Shqipetare.Por te jemi realist lufta e klasave dhe mbyllja ishin gabimet e tije.Sa per te drejten e fjales nuk kemi ndo nje ndryshim te kohes se Enverit me kohen e sotme.

    2. gezimi says:

      Akoma dhe njè pyetje. Pse gazetat komuniste e kanè inatin me Berishèn, e nuk flasin asnjè fjalè per drogèn e kontrolluar nga Edi/Polizia/Ushtria?

  6. heretiku says:

    Kjo parti eshte e mbaruar, u krijua ne emer te lirise dhe frymes se re dhe perfundoi ne nje moçal te qelbur, ne nje parti private dhe familjare, ku njeshi dhe familjaret e vet vodhen, vrane, eliminuan si i desh qejfi. Pasqyre e kesaj eshte qeverisja e 8 viteve te fundit, ku te gjithe ministrat dhe administrata e qeverise “Made in Shpella” ishin ne funksion te Shpellarit dhe Familjes dhe jo ne sherbim te Shqiperise dhe popullit te saj.
    Kjo parti duhet te shkrihet dhe te krijohet nga e para me ide dhe njerez te rinj, keshtu siç eshte katandisur, eshte e pamundur te riformohet, sepse ka shume baltovina, plehra, llumra. Sot per sot eshte nje parti funderrinash ordinere.

  7. Jugori i Zi says:

    Kush ka hunden me bojkafe ?

  8. HILLBILLY says:

    Aty gjithçka e komandon Salih Ram Gerdeci dhe Luli i vocërr eshte nje klLoun si puna e Medvedev.
    Salihi, me demek u largua por ne fakt i gjithe SHISH e pseudoSHISH eshte ne funksion te tij dhe Luli eshte nobody dhe nuk bën “gëk-mëk” ? ? , madie edhe facebook-un e tij zyrtar e komandon nje njeri i Baba Salih Ram Gerdecit! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje