Deputeti socialist Armando Subashi, një prej anëtarëve të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën administrativo-territoriale, shprehet se në rast se opozita refuzon pjesëmarrjen, do të duhet që Kuvendi të rishikojë vendimin e tij, pikërisht në dy- tri nene, ku bëhet fjalë për kuorumin dhe vendimmarrjen e komisionit, pasi maxhoranca dhe opozita kishin të njëjtin numër anëtarësh, bashkëkryesim të komisionit dhe opozita kishte të drejtën e vetos.
“Nëse edhe në këto limite ata nuk reflektojnë dhe do të vazhdojnë t’i shkojnë deri në fund bojkotit dhe marrëzisë së tyre, ne do të vazhdojmë, sepse nuk ka asnjë arsye që ajo reformë të mos bëhet”, tha Subashi për GSH.
“Janë organizuar me dhjetëra takime, tryeza, biseda në të gjithë territorin e Shqipërisë. Për fat të mirë në to kanë marrë pjesë kryetarë të bashkive dhe komunave, madje edhe të opozitës, të cilët kanë dhënë mendime shumë të vlefshme se si mund të ndërtohet reforma administrative. Ndaj, ne si maxhorancë nuk mund të injorojmë nevojën e madhe që ka Shqipëria sot për reformën administrative përballë tekave të opozitës”.
As dhe nje vonese.Do te jete e pa falshme qe te mos behen reformat per shkak te nje minorance arrogante dhe te inkriminuar.