Partia Demokratike akuzon Ministrinë e Shëndetësisë se ka ndërhyrë në tenderin e ilaçeve për interesa klienteliste. Përmes një konference për shtyp, deputetja Albana Vokshi akuzoi ministrin Ilir Beqaj se ka ndërhyrë në tenderin e ilaçeve, në kundërshtim flagrant me ligjin duke i hapur rrugën një abuzimi skandaloz me financat dhe me sigurinë e pacientëve shqiptarë, duke lejuar hyrjen në treg të ilaçeve të paautorizuara.
“Me anë të shkresës me datë 21.03.2014, me anë të së cilës ministri Beqaj, i ka hapur rrugën falsifikimit të ilaçeve dhe futjes së medikamenteve të rrezikshme për shëndetin, për të kënaqur interesat financiare të grupimeve të farmaceutikës që ndodhen pranë qeverisë dhe atyre që financuan fushatën rilindase. Modifikimi i kritereve të tenderit, me urdhër të Ministrit, në kundërshtim të hapur me dy nene të ligjit, është më e pakta vepër penale me pasoja të rënda në komunitet pasi shkatërron sigurinë e mjekimit”, theksoi Vokshi.
Sipas saj, legjislacioni shqiptar e ka të parashikuar qartë rastin kur Ministri ndërhyn në këtë procedurë, dhe sipas ligjit kjo bëhet vetëm në raste katastrofash. Në këtë kuadër, Vokshi u shpreh se e vetmja katastrofë aktualisht, është mënyra se si po qeveriset shëndetësia dhe spitalet në vend.
“Në mundësinë më të parë që u jepet, ndërhyjnë në tender, shkelin ligjin, favorizojnë klientelën e tyre dhe vënë në rrezik shëndetin publik duke i hapur rrugën një abuzimi të paprecedent me ilaçet. Ky është modeli i Edi Ramës për shëndetësinë, ky është ministri rilindas”, theksoi Vokshi.
Si ngelet duke vjelle vrer kot pa lidhje more late nam.. Turp per ket opozite
Ka me shume se kater vjet qe ne baze te ligjit per Listen e barnave spitalore, sipas nevojave nga sherbimet spitalore, per semundje te vecanta mund te futen barna te paregjistruara. Pse keta ankohen pikerisht tani, dhe nuk jane ankuar asnjehere me pare, kur cdo vit jane futur me shume se 30 barna te paregjistruara per sherbimet spitalore?
E ku i calon ketyre po leri se hiqen si te pafajshem e bejne kshu si kur po i intereson ligji kur kane 8 vjet qe e shkelin me kembe dhe ligjet qe i kane bere vete, kshu ka funksionu se 4 vjet kjo kshuqe ca ke qe del e llap??
Dmth i bie qe ju qe e keni propozuar kete ligj dhe e keni miratuar 4 vite me pare, e keni bere pikerisht per interesat klienteliste tuajat?
Se sot po i nxirrkeni hilet e te gjitha ligjeve qe keni miratuar.
Kot me kot flasin se i jan prekur interesat e bizneseve qe kane bere vete per te perfituar nga shteti e dalin tani e bejne gam gam se do ngelin pa lek, po ske ci ben njehere do behet dhe shqiperia si gjithe europa.
Po kjo ka nja 7 vjet qe funksionon kshu per ca behet kjo qe dalin e llapin kot kto se te njejten gje kane pas bere dhe kto sipas ligjeve qe kishin.
Ajo qe veme re ne deklaratat e pseudo opozites se sotme, eshte se ben akuza apo aludime per gjera qe i kane bere me perpara, kane punuar me hile dhe mendojne se ende vazhdohet te punohet sic jane mesuar deri me sot.
Gati per çdo vit MSH prokuron per spitalet mbi 30 barna te cilat nuk kane perfaqesues ne Shqiperi, fakti qe barnat nuk jane regjistruar, nuk do te thote se nuk do funksionoje sistemi i monitorimit dhe farmakovigjilences nga ana e institucioneve perkatese, se jane mesuar keta me perpara qe nuk behej asnje kontroll, kjo s’do te thote qe do te vazhdoje keshtu.
Perse barnat duhet te jene ne Shqiperi disa here me te shtrenjta se ne vendin e origjines?
P.sh., përse barin IPSOFLOG ampulë, pacienti në Itali e blen per 3.34 euro dhe këtu 1360 lekë të reja, afërsisht 10 euro?
Me këtë lëvizje të Ministrisë së Shëndetësisë, hapet më tej tregu për te tjera firma e produkte farmaceutike, atëherë ketu nuk mund të flasim as për favorizim, as per klientelizëm, por flasim per liberalizim te tregut farmaceutik.
keta flasin ose me sakte brockullisin sepse u jane cenuar interesat e tyre klienteliste, grosistet te cilet keta i kane favorizuar nder vite qe kane futur barna jashte cdo standarti dhe qe nuk i jane nenshtruar asnjehere kontrollit dhe nuk i pergjigjeshin farmakovigjilencës, kjo ndodhte ne kohen qe nuk funksiononte shteti. Por nuk mund te jene grosistet ata qe diktojne cilesine e barnave, duhet te jete shteti qe kontrollon cilesine e barnave qe hyjne dhe qe po e ben, ndryshe nga c’ka ndodhur deri me tani.
Futja e barnave te paregjistruara do te thote Liberalizim, por liberalizim s’do te thote anarki, sic ka ndodhur. Cdo bar i nenshtrohet rreptesisht monitorimit te institucioneve te farmakovigjilences ne vend qe garanton cilesine e barnave qe do te hyjne ne Shqiperi.
Me mire barna te regjistruar e te destinuar per Shqiperine e Kosoven, sic e pame tek emisioni investigativ apo treg i liberalizuar i barnave, ku mund te vijne produkte farmaceutike cilesore direkt nga vendi i origjines?
Para se te futet ne Shqiperi, parakusht eshte qe cdo bar duhet te jete i regjistruar dhe te qarkulloje ne vendin e origjines, dhe ashtu jane ne fakt te gjitha barnat qe qarkullojne sot tek ne, ndryshe nga me pare, qe vinin barna prodhim posacerisht per Shqiperine. Dhe te gjithe barnat qe do te vijne, do t’i nenshtrohen se s’ben monitorimit.
KU JANË FAKTET? APO SKENI FAKTE?!
LERENI GENJESHTRAT SE JENI BERË TURPI I BOTES
I /ju paska mbaruar bateria ….. po kjo nuk te ndes tare o Vokshi .
Me vjen keq por eshte e vertete,Ky ministri Beqaj me duket fare i paafte ne punen e tij.Ka bere nje çorbe qe se ha njeri me keto gjoja heqja e tvsh ulja e çmimit.Konkretisht dje shkova ne farmaci per te marre nje ilaç me te cilin ka shume kohe qe mjekohem per tensionin e larte.Quhet Rasoltan (losartan potasium) i firmes aktavis.kete ilaç une e kam blere gjithmone me çmimin 219 leke me tvsh.per çudi dje farmacistja me preu faturen per kete ilaç me çmimin 345 leke.Une e pyeta se mos ishte bere ndonje gabim,po per habine time te madhe ajo me tregoi nje liber i cili ju kishte ardhur nga ISKSH-ja i cili thoshte se ishte rritur ilaçi ne kaq leke gati dyfishi.O zot thashe po me ke kujtojne se tallen keta njerez,mos kujtojne se popull jemi dhe sdime,jo zoterinj ashtu siç i dha te shtyren Sali Berishes ky popull ashtu ja u jep dhe ju te rilindjes, ikin shpejt 4 vjet,mos harroni shtuhet me genjeshtra.Turp. Denonconi thote farmacite qe shesin ilaçe me tvsh.Po rritjen e çmimit ku ta denoncojme o z.minister qe smerr vesh fare nga mjekesia.
Cfare duhet te komentosh, si ka kurajon dhe del me deklarata te tilla.
A ka me hajdut se familja Vokshi. Borxhliu kerkon kusur.
droge droge,droge.kontabande ilawesh-ua rilindje.
Beqaj ministri me i pa afte i Rilindjes ,asgje ska ndryshuar ne shendetesi ,spitale pa ilace ,mjeke qe ste zene me dore po nuk i afrove para.Do te ulim cmimin e ilaceve thote ministri shko verifikoi ne treg ka ndodhur ne realitet .