Tahiri: Çliruam detin nga robërimi i qeverisë së djeshme

17 Prill 2014, 12:10Politika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri tha se amendimi i Ligjit për mjetet lundruese do të rritë jo vetëm sigurinë në det, por do t’i japë një shtysë së fortë zhvillimit të turizmit në vend. Ligji i ri parashikon rregulla të forta për mjetet lundruese nën 20 ton.

Ai u hartua pas vakuumit që la moratoriumi, që aplikoi për shumë vite qeveria “Berisha” që nuk lejonte asnjë mjet detar, qoftë edhe për qëllime turizmi.

Përmes një pajisje GPS të vendosur në çdo mjet lundrimi, do të jetë e thjeshtë lokalizimi i tij në rast incidenti në det të hapur, duke rritur kështu sigurinë.

“Ky ligj është një vijë ndarëse, në vizion dhe sjellje mes 2 qeverive. Deri dje, qeveria mendonte si zgjidhje moratoriumin, ne mendojmë se disiplinimi i rregullave të lundrimit në det, sjell çlirimin e detit. Edhe dje me moratorium, njerëzit humbin jetën duke u përplasur nga mjete lundruese. Por ky ligj përcakton hapësirat minimum për qytetarët që përdorin detin për t’u larë, nga ata që do përdorin mjetet lundruese”, tha ministri Tahiri.

Sipas Tahirit, ndryshimet e propozuara adresojnë ligjin bazë që daton goxha herët në fakt, në vitin 2000, ligj që nuk i përgjigjet kurrkund në thelbin e vet në këto thuajse 15 vjet, as zhvillimit të shoqërisë, as zhvillimit të industrisë së turizmit, as zhvillimit ekonomik, dhe mbi të gjitha kërkesave të kohës për shfrytëzimin e detit.

“Eshtë njëkohësisht edhe ligji i parë që kemi prezantuar në parlament në kuadër të paketës për sigurinë publike, pra në kuadër të akteve që ka hartuar Ministria e Punëve të Brendshme për sigurinë publike dhe që një nga një do të vijnë në parlament. Ky ligj është pa dyshim një vijë ndarëse jo vetëm në vizon por edhe në sjellje ndërmjet qeverisë dje dhe qeverisë sot. Në qoftë se deri dje, qeveria e kaluar, mendonte që zgjidhja e të gjithave ishte moratoriumi, qoftë për luftën kundër trafikut, trafiqeve të paligjshme, ne mendojmë që kjo nuk është zgjidhje. Por mendojmë që disiplinimi, rregullimi dhe sanksionimi i rregullave të lundrimit në det, sjell pa dyshim më shumë siguri për qytetarët, zhvillimi ekonomik për sipërmarrësit në bregdet dhe për industrinë e turizmit në tërësi, por natyrisht dhe çlirimin e detit për të gjithë ata që duan t’a përdorin detin jo vetëm me duar e këmbë por edhe me mjete, qoftë edhe për qëllime turistike”, tha Tahiri.

Në vijim ai shtoi se “ne mendojmë që mund t’u gjendemi më pranë qytetarëve qoftë atyre që e përdorin detin si plazhistë, qoftë atyre që duan t’a përdorin detin me më shumë luks me mjete lundrimi, qoftë atyre që kanë një biznes në bregdet dhe që duan të shohin prosperitet dhe progres për biznesin e tyre, dhe për zhvillimin turistik dhe ekonomik në vend në tërësi”.

Duke sqaruar draftin, ministri i Brendshëm tha se në të parashikohet delimitimi i hapësirës minimum që duhet të ketë ndërmjet plazhit dhe hapësirës që mund të përdorin të pashqetësuar qytetarët që përdorin plazhin dhe detin. Në këtë kuadër ai shtoi se kemi përcaktuar hapësirën minimum duke e konsideruar si një zonë absolutisht off-limits dhe duke përcaktuar që shkelja e kësaj hapësire përbën pa asnjë dyshim, shkelje aq të rëndë sa sanksioni i menjëhershëm është, sekuestrimi i mjetit.

“Po gjithashtu ky ligj do thotë edhe më shumë siguri për ata që do të përdorin detit me mjete lundruese, qoftë për qëllime argëtimi qoftë për qëllime sigurie. Janë jo të pakta rastet kur qytetarët që e kanë përdorur detin me mjete lundruese janë gjendur në vështirësi për shkak të mungesës së teknologjisë dhe për shkak të mungesës së kushteve minimale të sigurisë në përdorimin e detit. Vetëm gjatë vitit 2013 rastet e kërkim – shpëtimit në det nga autoritetet tona dhe nga partnerët tanë janë 34. Mendoni shpenzimet që duhen për të kryer operacione kërkim – shpëtimi në det, për të garantuar sigurinë e qytetarëve që shpesh është shumë e vështirë, shpesh është e pamundur lokalizimi i tyre përveçse me sy. Ne kemi parashikuar në këtë ligj modernizimin dhe inovacionin teknologjik për t’i dhënë mundësi qytetarëve që nëpërmjet një pajisje GPS që është gjeo-referimi hapësinor të kenë mundësi të lidhen direkt me sallën e komandimit që lokalizimi i tyre të jetë një çështje minutash fare e thjeshtë duke garantuar njëkohësisht në çdo rast nëse do të nevojitet që uroj të më ndodhë operacioni kërkim – shpëtimit, ndërkohë ligji jep mundësinë për zhvillim ekonomik i zonës së plazhit”, tha ai

 

7 komente në “Tahiri: Çliruam detin nga robërimi i qeverisë së djeshme”

  1. Rustemi says:

    Bravo ju qofte. Saliu eshte i tmerruar

    1. Aldi says:

      Vazhdoni punen, populli ju mbeshtet!

      Mos u merrni me Saliun se ai ka si qellim vetem bllokimin.

      1. arjoni says:

        Vijoni me punen per te rritur sigurine e qytetareve, per te vendosur me ne fund rendin ne vend, pavaresisht perpjekjeve te opozites per te sabotuar integrimin e vendit.

      2. greiss says:

        E ca ka qene jeta e njeriut per saliun? nje kundershtar me pak per pushtetin totalitar te tij. Bravo per perpjekjet per te rritur sigurine e jetes se qytetareve, ne kohen kur mjetet lundruese jane kaq te rrezikshme.

    2. Naimi says:

      Beni shtet. Sic e keni nisur jeni ne rruge te mbare

      1. Jasmina says:

        Pergekt. Ligji mbi kedo. Saliut e te tijve do ju dhembi, por do dhe duhet te ndodhe

  2. Gerd Muller says:

    bur trim je tajaro na fal tahiro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje