Mazhoranca nuk e pret më opozitën për reformën territoriale/ PS depoziton kërkesën për ndryshimin e komisionit

17 Prill 2014, 17:03Politika TEMA

Partia Socialiste depoziton në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Komisionit të posaçëm parlamentar për reformën territoriale. Pritet që kërkesa të diskutohet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila do të mbahet të hënën e javës së ardhshme. Sot ishte afati i fundit që mazhoranca i kishte vendosur opozitës për të paraqitur emrat e deputetëve që do të ishin anëtarë të Komisionit të Reformës Territoriale, afat që nuk u respektua nga Partia Demokratike.

Në kushte të tilla, Partia Socialiste ka depozituar p/vendimin në Kuvend për ndryshimin e përbërjes dhe funksionimit të Komisionit.  Vendimi synon të vërë në funksionim Komisionin e posaçëm, i cili u ngrit nga Kuvendi mbi dy muaj më parë duke respektuar parimin e barazisë së numrit të anëtarëve mes mazhorancës dhe opozitës, 8 për secilin krah politik, vendimmarrje me consensus dhe funksionim të tij kur të pranishëm ishin 50 % +1 anëtarë, pra 9 anëtarë.

Për rreth dy muaj nga data e konstituimit të Komisionit, mazhoranca priti pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës për nisjen e punës duke i drejtuar disa herë apel asaj për të plotësuar anëtarët. Propozimi që pritet të shtrohet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ka të bëjë pikërisht me shtimin e një ose më shumë anëtari, i cili do të bëjë të mundur mbledhjen e Komisionit të posaçëm Parlamentar ose ndryshimi i mënyrës së funksionimit të tij, duke ndryshuar p/vendimin e krijimit në dy pika: tek e drejta e vetos, e cila i njihej opozitës dhe tek konsiderimi i mbledhjeve të vlefshme edhe kur nuk janë të pranishëm mbi 50 % e anëtarëve.

Me ndryshimet që propozohen krijohet mundësia që Komisioni parlamentar për Reformën Territoriale të nisë mbledhjet dhe vendimmarrjen ta realizojë me shumicën e votave, pra duke hequr të drejtën e vetos.

Ndërkohë një tjetër pikë që pritet të shtrohet për diskutim në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është propozimi po nga Partia Socialiste për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Kryeministri Edi Rama dhe më pas deputetë socialistë kanë kërkuar ndryshimin e rregullores pas qëndrimit të mbajtur nga opozita, e cila në pothuajse të gjitha seancat e fundit debaton nga fillimi i punimeve për çështje jashtë rendit të ditës dhe më pas largohet nga Kuvendi. Në këtë kuadër, socialistët propozojnë që 60 minutëshi i debatit për çështje jashtë rendit të ditës të zhvendoset si pikë e parë e rendit të ditës, ndërsa në rregulloren aktuale ajo ekziston si pikë e fundit në rendin e ditës.

Partia Demokratike në anën tjetër ka paralajmëruar se një miratim i njëanshëm i Reformës Territoriale rrezikon bashkëjetesën politike në vend, ndërsa ka paralajmëruar protesta. Në konventën e të zgjedhurve vendorë, Basha e konsideroi si pseudo-reformë përpjekjet e mazhorancës për t’i dhënë vendit një ndarje të re territoriale, ndërsa theksoi se ky proces nuk mund të realizohet në mënyrë të njëanshme dhe duke shmangur qytetarët. Në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Bashkive, Basha ka qenë i prerë në qëndrimin tij se nuk do të pranohet një reformë administrativo-territoriale pa konsensus politik dhe qytetar. Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama që sipas kryebashkiakut refuzoi konsensusin, edhe pse për muaj me radhë kishte propaganduar se i kishte ofruar gjithçka që kishte kërkuar opozita. Justifikimi i kryeministrit se opozita e do konsensusin për të bllokuar, sipas Bashës e bën atë të pabesueshëm dhe qesharak.

12 komente në “Mazhoranca nuk e pret më opozitën për reformën territoriale/ PS depoziton kërkesën për ndryshimin e komisionit”

  1. Qendrimi i opozites ndaj ketij komisioni,per kushtet e vena ,me kujtoi historine e nje djali , te cilit i ishte ngulitur ne mendje se o me beni per nuse Marien e Vangjelit, o do mbytem ne pus, o me bli motorr ,o do djeg mullaret e barit. Babai i tha: – Marien shko e kerkoua vet,po te deshi merre. Sa per ate qe do mbytesh ne pus ne themi jo,ti bej c’te duash,kurse mullaret e barit nuk i djeg dot se eshte djersa e te gjithe pjestareve te familjes.
    EDHE puna e PD- se . O KTHENI ZANA XHUKEN ,O S’KA ! O beni si themi ne ,o nuk ka bashkpunim. HAJDE OPOZITE HAJDE! A E KINI PARE VETEN TUAJ NE PASQYRE? SHIKOHUNI E KUJEONI ATO QE KINI BERE NE DREJTIM TE OPOZITES SE DJESHME! Po nuk kini faj ,se” babaj” juaj ka rrjedhur e eshte me keq nga djali…….

    1. romina says:

      Po per cfare komisioni po flisni , per ato qe hikin perhere e qe i kane te gjitha te drejtat e zootit? per ate komision, po kshu si po e pengojne punen ato un them mos ti zevendesojne po ti burgosin.

      1. leone says:

        Po shyqyr qe po levizet dicka, se kto te opozites mir qe u treguan plera 8 vjet po dhe tani po vazhdojne fuqishem, personalisht them mos i pysni fare e vazhdon se dhe populli ju mbeshtet.

        1. riina says:

          Po hiqini mor mbytini ato ca flet ca jane kto kerkesi kapiu zhduki se mo po jane pjese e komisionit, te gjitha te drejtat i kane e prap nuk kane bere asgje kshuqe ca duan kto per te qene pjese e asaj??

          1. Pilo Lala says:

            Reforma territoriale behet nga Edi ti presi shpenzimet e teperta nga Kryetar Komune qe kane 100 veta gjithsej.
            Do shkurtohet numri deputeteve ne 100 ne zgjedhjet e tjera, dhe mbas 7 vjetesh do ngelen vetem 80 Deputete.
            Matematika e Opozites eshte e thjeshte, do qe te kete nja 30-40 deputete te dredhin zinxhirin ne opozite.
            Preji burimin ketyre shushunjave qe kane pire gjakun e popullit.

        2. arjoni says:

          Qe duhen bere kjo reforma territoriale, duhet bere, dhe me cdo kusht, sepse jemi nder vendet me siperfaqe me te vogel, dhe kemi copetimin territorial me te madh qe con ne kosto financiare te larta per buxhetin e shtetit, kur ato para mund te shkonin shume mire per investime te rendesishme.

        3. lorena says:

          Reformat e vendit duhen cuar perpara, do apo s’do opozita. Nese ajo realisht do te bashkepunoje, te mos vere kushte, por te jape vertet sugjerime ne te mire te vendit, se fundja mazhoranca i ka te gjitha numrat dhe s’ka nevoje fare per votat e opozites.

    2. adri says:

      Shume vone ky vendim i marre nga Partia Socialiste.
      E ka lene ate lulin e rruges se Kukesit te livadhise shume.
      Une nuk e di se cfare konsesusi, kur Ps ja ka 85 deputete te dhene nga Vota e popullit Ky eshte konsensusi.

  2. kushtrimi ks says:

    Rama i beri ftese Bashes per bisede, e ky nuk pranoi. Cdojn keta te PD-se?!! As nuk lidhen as nuk zgjidhen.

  3. mali says:

    a bravo, e kini vonuar shume.
    se po te ishin ata ne vendin tuaj do e kishin bere me kohe perpara.

  4. petrit zela says:

    Un habitem me maxhorancen e sotme.Populli I dha nje milijon vota maxhorances ndersa,keta presin qe opozita te bashkepunoi me ta..
    Mos u lodhni kot,se ata nuk jane opozite konstruktive,por jane te prirur vetem per te destabilizuar,dhe per te penguar zhvillimin e
    e vendit..Vazhdoni me shpejtesi rrufeje reformat,ne menyren me solide,
    qe te mos kene me mundesi te korruptuarit e lindur,per tu aktivizuar
    perseri ne te ardhmen…Maxhoranca e sotme e se majtes,fitoren absolute te 23-qershorit te 2013-tes,dote mbetet disi spektakulare,ku populli i dha nje pushtet te jashtzakonshem aleances se majt,per te shembur te vjetrat,dhe per te ndertuar dhe krijuar,mendime dhe vepra
    te reja..Shembeni themelet e drejtesise vjeter,qe clironte vetem ligje
    qe mbronin mafjen e pronave,te krimit te organizuar,korrupsionin
    universal,dhe per te mohuar te drejtat universale te njeriut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje