Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Alexander Arvizu e cilëson si shqetësues shtrirjen e informalitetit në sektorin ekonomik në Shqipëri. Arvizu tregoi se në tre vitet e qëndrimit në Shqipëri i ka tërhequr vëmendjen gjeneroziteti i shqiptarëve por edhe fakti se nuk dinë të dallojnë se “kur resht së qëni zemra bujare dhe të nisë formalja, zhvillimi i biznesit në mënyrë formale”.
“Kjo është e gabuar nuk jemi në kohën e Ali Pashës kur tregtohej në mënyrë të tillë. Ju dëshironi të futeni në BE. Të gjithë duhet të mendoni sipas mënyrës moderne”, tha Arvizu duke shtuar se konkursi i posterave kishte këtë qëlllim “që njerëzit të ndihen entuziastë të zemëruar ndoshta të pakënaqur.
“Gjërat mund të ndryshojnë kur të gjithë ju mund të ndryshoni”, tha diplomati amerikan, duke folur në ceremoninë e dhënies së çmimeve për gjimnazistët që kanë skicuar posterat anti-korrupsion.
Në fjalën e tij diplomati amerikan ka vënë theksin në uljen e informalitetit. Në këtë kuadër, diplomati amerikan bëri një apel për aplikimin e kuponëve tatimorë, që sipas tij janë një mënyrë për të ulur nivelin e informalitetit në ekonomi. Por jo vetëm kaq, Ambasadori i SHBA gjithashtu u ndal në çështjen e mospagesës së energjisë elektrike, që e konsideroi një fenomen shqetësues.
“Është dicka tjetër të thuash që kafen po e qeras sot, por është diçka tjetër të thuash që po konsumoni shumë energji elektrike dhe nuk do ta paguash nëse voton për partinë që unë drejtoj. Është diçka tjetër kur është dita e pagës dhe t’ju thotë biznesmeni që do ju paguajmë disa ditë më pas. Të gjithë ju keni celularë dhe nëse nuk paguani mbyllet. Kjo është e thjeshtë. Ndërpritet shërbimi i njëjti parim duhet të zbatohet për energjinë elektrike dhe pagesën e ujit pse është kaq e vështirë. Nuk duhet të jetë e tillë nëse ndryshimi i mentalitetit nis nga ju”, theksoi ai.
Në vijim diplomati amerikan shtoi “më vjen keq ta them por pas 3 vjetësh të mia këtu, hallka më e dobët në sistemin gjyqësor janë gjykatësit e koprruptuar”. “Më shqetëson më shumë shtrirja e informalitetit në sektorin ekonomik në Shqipëri. Nuk është thjesht që i paguan një rryshfet një zyrtari, por është mungesa e llogaridhënies. Ka disa shprehje: asete pasuri të ardhura, kupon tatimor. Janë struktura formale që nëse përdoren reduktojnë informalitetin”, theksoi ai.
Perceptimet e të rinjve për korrupsionin përcjellë nëpërmjet pikturave, për Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla janë një shtysë e fortë për ta luftuar këtë plagë të shoqërisë në çdo hallkë të saj. Në këtë kuadër, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve në luftën ndaj korrupsionit, duke denoncuar rastet abuzive.
“Të gjithë ne duhet të bashkohemi për të përballuar këtë sfidë të vështirë të shoqërisë shqiptare, luftën ndaj korrupsionit. Falenderoj të gjithë ata që u angazhuan në këtë fushatë sensibiluzese, dhe të rinjtë që morën pjesë duke shprehur talentin e tyre. Ne të gjithë duhet të fokusohemi në luftën ndaj korrupsionit. Falenderoj ambasadën amerikane në Tiranë për mbështetjen e ofruar Shqipërisë në përpjekjet për të luftuar korrupsionin. Ambasadori Arvizu dhe partnerët amerikanë u angazhuan në këtë fushatë. Gjatë kësaj periudhe u përgatitën postera që u shpërndanë në qytetet të ndryshme për t’i drejtuar ata se ku mund të bëjnë denoncimet e ndryshme që kanë të bëjnë me korrupsionin. Qytetarëve iu kërkua të denoncojnë korrupsionin. Përpjekjet tona për ndërtimin e urave të komunikimit me qytetarët do të jenë efektive”, tha Llalla.
Duke pranuar se korrupsioni është i pranishëm në vendin tonë, kryeprokurori Llalla tha se vendi ynë do të ndjekë praktikat më të mira evropiane në luftën ndaj këtij fenomeni.
“Është fakt që korrupsioni është i pranishëm në Shqipëri, dhe dihet se nuk është problem vetëm i shoqërisë shqiptare, por ne duhet të marrin përvojat më të mira nga vendet evropiane, për të luftuar korrupsionin. Përvoja më e mirë është bashkëpunimi me qytetarët, e veçanërisht me ata që pësojnë nga veprimet korruptive të zyrtarëve. Synojmë forcimin e besimit të qytetarëve tek institucionet publike. Të gjithë ne duhet t’i përgjigjemi kërkesës së këtyre të rinjve për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Vizioni i tyre për luftën ndaj korrupsionit do të jetë në projektin tonë për të ardhmen”, u shpreh kryeprokurori Llalla.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, në përmbyllje të fushatës “Kundërshtoj korrupsionin”, tha se lufta ndaj këtij fenomeni duhet të vijojë në çdo moment. Ndërkaq, Nikolla theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të denoncuar këtë fenomen, ndërsa tha se sensibilizimi duhet të fillojë nga shkollat.
“Për të luftuar korrupsionin duhet të veprojmë tani. Kjo ekspozitë do të jetë e pranishme në të gjitha qytetet e Shqipërisë, në mënyrë që njerëzit të ndërgjegjësohen për të denoncuar korrupsionin, duke filluar nga shkollat për të treguar se nota nuk blihet, diploma nuk shitet, se profesioni i mësuesit, duhet të veprojë përmes kornizës që është etika e profesionit, dhe t’i mësojmë fëmijëve tanë se si duhet të rriten me vlera”, tha Nikolla.
Nuk komenton asnje?Asnjeri nuk e do shtetin?Asnjeri nuk do qe te zhduket informaliteti,asnjeri nuk do te paguaj energjine e gjithshka i takon,apo voton per rrumpallat dhe i kalojne me amnisti.Si ju ka kaluar ky lajm.Jepni mendime dhe pikerisht kete kerkoni qeverise.
deri kur do vazhdojme te degjojme komshinjte dhe keshillat e tyre? a ka zot shtepia jone? a duhet ti lejojme keto njerez qe vene vetem shkopinj ne roten tone te brockullisin akoma?
Po vendet per drejtor arsimi blihen apo fitohen? ka ndonje ide ministrja?
Energjia elektrike ne zonat ku nuk paguhet,duhet te privatizohet shperndarja,kjo e vleshme dhe per ujin.
Ministria e Arsimit dhe Sportit eshte e parakoshme ne kete debat.
Keta “njerezit” qe ne rastin konkret jane Sh.B.A kane treguar gjithmone me nje vazhdimesi te qendrimeve ndaj nesh. Politika jone kur i vjen per shtat i mbeshtet ndersa ne te kundert i akuzon per nderhyrje ne punet brendshme
Zoti Arvizu keni bere mjaft per shqiperin tani i kemi te qarta https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
z.Hamiti pershendetje, ju kam lexuar, por fatkeqsisht per shqiprine e sotshme JU konsideroheni i rrezikshem dhe demode. te mjeret shqiptare.
Thën troç shqip ky i huaji po ju thot :
“boll ngelët majmuna o shqiptarë,bëhuni njerëz se po na mbaron durimi dhe do t,ju kthejm ne pyll,andej nga ju morëm,sepse po na kushton shum mbajtja e kafshve shtpijake si puna juaj, . Apo edhe s doni me honger shum ju”!!
Po,a ndigjo derri!?
A kupto muri?
Po aqsa ëmblet vreri
Gdhendet shqiptar druri!
…jan vargje te nobelistit pa Nobel Aristidh Aqif Qivaç Mandridhi…
Haaaa haaaaa
Ky njeri dhe te tjeret para tij dhe te tjeret pas tij : Kan qene, jane, dhe do te… nuk dihet se deri kur KRYEMINISTRA REAL TE SHQIPERISE.
Prandaj dhe keta kane meriten me te madhe per ” ARRITJET ” dhe MOSARRITJET e vendit te ” SHQIPONJAVE “
Zoti Dhalla!
Ska spiunllik pa pagese!
Mjafton qe nje agjent i SHISH qe ka lene punen dhe po shkon ne shtepi, te beje “raprezalje” kur te hyje ke dyqani bukes, te bleje e mos ijapin fature….te hyje ne kafen e lagjes, te pije nje uje e nje kafe, e mos i japin fature, te bleje 1 Kg molle ke tregu informal, te paguje aq sa i kerkon shitesi, …dhe mos beje namimìn….
Cfare kerkonin ju? Tua beje kete Arvizu?
Na çate trapin me ble, bla, blaaaa
Mos eshte ky aksioner ne shoqerin qe do me na shit sahatet,se u bâ mode tek ambasadoret amerikane me ‘lobuar’per xhepin e tyre!…
Po te kishte amerika aq marak luften kunder korruptionit ne Shqiperi ,nuk do kishte pranuar paret e te korruptuareve tone n’amerike ku dikkush ka blé ranch,dikkush hôtels e dikkush apartament mû ne New-York! Mos te na kallezoje perralle Ambasadori,po te na zbuloje lidjet e tyre me te korruptuaret tone edhe kontot e tyre neper bote.rapportet e cia-se nuk Jane kot apo duhet te presim nje WikiLeaks tjeter? Na testin pa tym kishe po ju ndihmojme me nje a d’y postera edhe mbyllin syte per millionat qe cdo shqiptar po sheh se si po vidhen…turp per keta edhe pretendimet e tyre per ndihme…23 vete ndihme edhe asgje,ka nje problème ketu apo jo?
ky majmuni i Hawai mire e ka per korrupsionin…por ku p… te nones e njofti ky Ali Pashen
ti vish anesh ti ali pashes ore arvizu,
ka pasur koqe ali pasha jo si ti