Kuvendi miraton projektvendimin për disa ndryshime në përbërjen e Komisioneve të Përhershme Parlamentare. Deputeti Gledjon Rehovica emërohet në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ndërsa deputetët, Gergji Papa, Voltana Ademi, Liljana Elmazi dhe Gerti Bogdani janë emëruar dhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Deputeti i PS-së, Bashkim Fino deklaroi se çdo deputet duhet të marrë pjesë vetëm në një komision. “Disa kolegë marrin pjesë në 1 apo 2 komisione. Tani që ky Parlament është në shumicë të theksuar, nuk ka pse të jenë në dy komisione”, tha Fino.
Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta sqaroi “vërejtjet tuaja do t’i kemi parasysh në Konferencën e Kryetarëve do të ftoja dhe Kryetarët e Grupeve Parlamentare se sa i përket anëtarësimit të deputetëve në komisione të ndryshme, që përpara se të bëjnë propozime, të kenë parasysh këto shqetësime të z. Fino”.