Akuzat e PS ndaj FA/ Hila: Bazat e ushtrisë janë nën kontroll

17 Prill 2014, 17:08Politika TEMA

“Të gjitha bazat e ushtrisë shqiptare, përfshi dhe bazën ajrore të Gjadrit, janë nën kontroll”, deklaroi  zv/ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, duke iu përgjigjur  akuzave të opozitës ‘për përfshirje të infrastrukturës së ushtrisë në trafikun e lëndëve narkotike.

Pas një vizite në bazën e Gjadrit, zv/ministri i Mbrojtjes pohoi se “ne i kemi nën kontroll të gjitha bazat e ushtrisë shqiptare, edhe vetë vendin për të cilin pretendohet që është bërë transporti me një avion, pra Bazën e Gjadrit”.

“Kjo edhe teknikisht është e pamundur, tha Hila. Ju e shikoni që pista është e mbushur me mbeturina dhe që prej kohësh është e papërdorur. Hapësira ajrore vëzhgohet nga aleatët tanë, Italia dhe Greqia, si dhe nga aletatët e NATO-s. Informacioni ju shkon aleatëve dhe përpunohet prej tyre. Kështu që duhet të kesh goxha fantazi që të mendosh që bëhet transport i drogës dhe Ministria e Mbrojtjes paska korruptuar Brukselin, Italinë dhe Greqinë. Janë fantazi që nuk kanë vend për një opozitë, e cila duhet të ishte më serioze në këtë drejtim”, tha zv/ministri Hila.

4 komente në “Akuzat e PS ndaj FA/ Hila: Bazat e ushtrisë janë nën kontroll”

  1. Vlonjati 12 says:

    O Z. Dritan , pse mereni me budallenje ? Mire e tha Rama ne Parlament, nuk eshte e ngeshme qeveria te merret me te marr mendsh. Hedh i marri nje gur ne pus e duhet te mblidhen 100 te mencur per ta nxjerr. Imami i ben kete loje se do te shpetoj b… e tij.

    1. romina says:

      Lerini te flasin po vazhdoni kshu ju e rregulloni kete vend po se cfare flasin te marret nuk i degjon njeri jo.

  2. lili says:

    Mire thot Vlonjati , po ci jepni muhamet atij te mbaruari , e kan ne terezi hajdutet , i kan siguruar nga tre – kater breza femijesh ……e njerzit= te papunet -pensionistet etje. po nr fetat e bukes.

  3. england says:

    Me duket se titulli i shkrimit nuk eshte i sakte!Sikur jane ata te PD-se qe kane bere akuza ndj FA-se,dhe jo e kunderta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje