INTERVISTA/ Nishani: Ushtria merret me trafik droge? Nuk kam pasur dijeni, po mbledh informacione

18 Prill 2014, 08:20Politika TEMA

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka mohuar të ketë pasur informacion mbi përdorimin e infrastrukturës ushtarke për trafik droge deri në momentin e denoncimit në parlament nga ish-Ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Kështu deklaroi kreu i shtetit në një intervistë për emisionin “Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, ndërsa theksoi se është në fazën e mbledhjes së informacioneve mbi këtë çështje nga disa institucione të shtetit. Ai është shprehur gjithashtu mbi sistemin e dretësisë në vend dhe ka përsëriturqëndrimin e tij kritik, mbi letrat publike në drejtim të tij nga Ministri i Brendshëm, që në bindjen e tij janë në shkelje të kodit të etikës.

Cilat kanë qenë momentet më të rëndësishme në këto 2 vjet, si President i vendit?

Për fatin shumë të mirë fillimi i detyrës përkoi me 100 vjetorin e pavarësisë së vendit dhe ishte moment, i cili krahas reflektimeve , angazhimeve, ishte moment që të jepte satisfaksion të madh.

Po momenti më i vështirë?

Nuk besoj që ka pasur ndonjë moment të vështirë, por kompleksi me të cilin përballët kreu i shtetit kanë vështirësitë e tyre. Por duke shmangur retorikën e panevojshme që të vjen në mënyrë të pamerituar besoj se punët shkojnë normalisht.

Ka pasur ndonjë gjë që nuk keni bërë?

Nuk mund të konstatoj ndonjë çështje që ta konsideroj ende si mision të pamundur kur dhe ushtrimi i funksionit të detyrës është ende përpara.

Ushtrimi i detyrës suaj në raport me institucionet e tjera nuk është se ka qenë gjithmonë det i qetë.

Nuk i kam bërë pjesë të ngarkesës dhe detyrave që kam, këto qëndrime.Në rastet kur këto raste duhet të sqaroheshin, jam munduar t’i sqaroj për opinionin.

Ju personalisht çfarë keni bërë ndryshe nga paraardhësit tuaj?

Kjo mbetet të vlerësohet nga opinioni, nga media. Është ende herët për një President që nuk ka konsumuar gjysmën e mandatit në detyrë që të pretendojë se ka bërë diçka ndryshe.Duke ruajtur vlerësimin për secilin prej tyre, për rrethanat e kohës dhe kontekstin e çështjeve që kanë pasur për tu zgjidhur, gjithmonë do ta konsideroj si angazhim me atë që konsideron Kushtetuta e vendit dhe ajo që pret populli im.

Qetësia dhe maturia juaj është shumë e veçantë..

E kam konsideruar maturinë dhe qetësinë si një domosdoshmëri për të qenë i suksesshëm në përgjegjësinë e pushtetit që ushtron. Këto janë të lidhur dhe me karakterin e individit.

Për çfarë ndiheni krenar në gjithë deklaratat tuaja?

Mund të rendit disa, por qëndrimi i Shqipërisë në aspektin kombëtar në samitin e Ohrit ku u tentua të përjashtohej Kosova, ishte një qëndrim që reflektoi menjëherë pasi pas pak kohësh në samitin e Bratislavës Kosova jo vetëm u ftua, por dhe u përfaqësua në mënyrë dinjitoze nga Presidentja Jahjaga. Mbrojtja e çështjes kombëtare është detyrë kryesore.

Akuzat e mazhorancës për selinë e PD?

Ka një kohë të gjatë që autorët e akuzave kanë të gjithë mekanizmat e kontrollit dhe ka kaluar një kohë e gjatë dhe nëse nuk qëndrojnë ato akuza, të paktën duhet të kërkojnë ndjesë. Duhet futur si kulturë, unë kam pasur raste të kërkimit ndjesë me bashkëpunëtorët e mi.

Është rast i rrallë që të koincidojë që një President të punojë më dy Kryeministra, Berishën dhe Ramën. Si ka qenë dhe është të punosh me ta?

Besoj që institucioni i Presidentit nuk është më i përshtatshmi për të bërë një vlerësim të tillë. Por në aspektin insititucional nuk mund të ketë dallime të mëdha. Secili prej tyre ka profilin dhe karakteristikat e veçanta, por në raportet shtetërore, që janë dhe ato që duhet të prevalojnë, unë kam gjetur tek të dy të njëjtën përgjegjshmëri dhe korrektesë.

Rama nuk mendon të njëtën gjë për ju? Ju akuzojnë se mbëshesni politikisht zotin.Berisha dhe PD.

Unë po shpreh atë që kam vlerësuar dhe konstatoj.Unë nuk ngatërroj asnjëherë qëndrimin politik me atë institucional.Kjo ka qenë alibi për të justifikuar qëndrimet politike të padrejta ndaj Presidentit, qoftë dhe vendimet që nga heqja e fotos së Presidentit, rrëzimi i dektreteve. Pra, për të justifikuar këto, është përpjekur të përcillet fryma e mazhorancës se Presidenti është politik. Pra është alibi.

Në këto 24 vjet thirrjet nga populli kanë qenë që Nano dhe Berisha duhet të largohen se sjellin konflikt në Shqipëri. Sot nuk i kemi aktivë dhe janë zëvendësuar me një brez politikanësh të rinj, Rama, ju, Basha etj. Si ka mundësi që dhe pse është ndërruar një brez politikanësh, kemi të njëjtën politikë konfliktuale?

Unë nuk jam nga ata që besoj tek përgjegjësitë individuale. Sistemi ynë është sistem vlerash. Kultura është kulturë shoqërore, por nuk e shoh gjysmën e gotës bosh. Parja e gotës gjysëm plot të ndihmon të ecësh përpara. Po të shikojmë 23 vitet e fundit, shoqëria shqiptare ka evoluar shumë dhe gjithë aktorët e tjerë kanë evoluar. Ne kërkojmë prefeksionin gjithmonë, ne u referohemi standardeve europiane dhe këtë duhet të bëjmë për t’i arritur. Por edhe politikanët që ju përmendët, që kanë karrierë më të gjatë, ka ende vend që me prononcime të ndryshme të japin kontribut. Eksperienca e tyre mbetet gjithmonë jo vetëm pjesës e fondit të madh të kontributit politik, por ka momente delikate kur është e nevojshme eksperienca, ashtu siç është e domosdoshme dinamika e brezit të ri. Jam i kënaqur që ka mjaft fytyra të reja të angazhuara.

Në analizën e pak ditëve më parë që i drejtohej Ministrit të Brendshëm dukeshit shumë i nxehur, sikur nuk ishit ju.

Kur shkruaj unë, jam shumë herë më i qetë se kur flas. Shkrimet që publikoj, i shkruaj vetë dhe marr gjithë përgjegjësinë. Çdo president ka këshilltarë dhe unë kam këshilltarë që shkruajnë fjalime, por çështje të tilla që kanë reflektime personale, janë të tilla. Në thelb ishte reagim pas disa agresimeve –të njëpasnjëshme, jo thjesht të izoluara ndaj Presidentit. Nuk jam kundër që të komunikohet mes Qeverisë dhe Presidencës, por po aq e domsdoshme është kodi i mënyrës së komunikimit. Kryetari i shtetit është përfaqësues i një simboli që jemi të detyruar ta respektojmë në kontekstin kushtetues. Shteti nuk është çështje që individualizohet, personalizohet. Sot flasim për figura të rëndësishme që kanë marrë përsipër përmes sakrificave të ndërtojnë portretin e shtetit shqiptar, ne nuk jemi në nivelin e atyre, por kemi detyrë që këtë shtet që kemi ta mbrojmë me dinjitet dhe të bëjmë maksimumin për ta përmirësuar. Kodi është pjesë e seriozitetit të shtetit, tregues i nivelit të kulturës politike, të civilizimit të shoqërisë dhe individit,tregues i përgjegjshmërisë.

Cili ishte gabimi i zotit Tahiri?

Unë i kam shprehur qartë të gjitha arsyet. Nuk është Presidenti gjykatësi apo prokurori i gjyqtarëve, nuk mund të vendosë kush duhet të dënohet dhe kush jo. Nuk mundet që një Ministër të gjykojë se cili është vendimi i drejtë dhe i padrejtë. Ne kemi zgjedhur sistemin ku vendimet e gjykatave mund të gjykohen dhe vlerësohen vetëm nga një gjykatë superiore. Në rast të kundërt mund të kalonim në një kaos. Së treti, shteti funksionon mbi bazën e disa shinave, në të kundërt do kalonim në një kaos ku më i zoti është ai që bërtet më shumë, akuzon më shumë, del më shumë para kamerave. Kjo ka qenë arsyeja dhe qëllimi im që më është dashur t’i drejtohem opinionit që vazhdontë të injektohej nga një propagandë false, spekulative.

A je keni thënë këtë Berishës kur ishit në PD, kur i tha Presidentit Topi horr bulevardi?

Unë nuk justifikoj asnjë qëndrim që del nga parimet që thashë. Nëse do kishim pas debat për këtë çështje, patjetër që do ia kisha thënë. Me zotin Berisha, kam qenë vartës i tij si Minsitër i Brendshëm dhe i Drejtësisë, kam pasur marrëdhënie shumë korrekte. Unë nuk jam kurrë për standarde të dyfishta. Jam për standarde, për kodin dhe nivelin e kësaj që fola.

Ky gjyqësori ynë del kaq i pavarur sa zyrtari më i lartë, i dënuari i fundit është Fatos Nano si Kryeministër dhe ai mori dëmshpërblim për pafajësi 70 mln lekë të vjetra. Gjyqtarët funksionojnë si korporatë, sfida më e madhe është drejtësia.

Askush nuk duhet të pretendojë dhe as të kërkojë që drejtësia të jetë e pavarur nga ligji, por politika, pushtetet e tjera dhe grupet e interesit. Kemi dy gjëra të ndryshme. Duhet të jetë krejtësisht e varur dhe monitoruar nga ligji dhe rregulli dhe e pavarur nga elementët e tjerë. Në momentin që shoh se kërkohet varësia nga politika, nuk bie dakord dhe nuk dua ta pranoj. Nga mesi i 2013 deri më sot, përfshirë dhe rastin e fundit në Pogradec, janë 4-5 gjyqtarë që janë shkarkuar dhe në ndjekje penale. Nuk mbroj faktin se nuk janë dënuar, por jam me modelin e një shteti që duhet të garantojë mekanizimin brenda. Nësë kalojmë në anën tjetër që për hir të një propagande fallco të lëmë mekanizmat të funksionojnë në mënyrë të çorientuar dhe vetëm goditëse, viktima më e madhe do jetë qytetari i thjeshtë.Prandaj bota ka vendosur këto mekanizma striktë. Kam konstatuar gjatë kohës që isha Ministër i Drejtësisë në procesin që mendoja se duhet t’i jepim një puls kodit të legjislacionit, konstatova se në tërësinë e ligjeve që prodhojmë të kemi parasysh faktin sesi duhet t’i presim rrugën abuzimit. Puna më ka bërë të kontaktoj mjaft gjyqtarë, jetojnë në Tiranë dhe shërbejnë në rrethe afër Tiranës dhe shkojnë në punë edne me mjete publike. Kemi gjyqtarë që se kanë të vështirë të blejnë një makinë, po s’e kanë prioritet të tyre. Ka nga ata që kanë standarde të pajustifikuara. Ne duhet të mësohemi që mekanizmat që shteti ka përcaktuar për kotrollin dhe verifikimin të funksionojnë, të mos ua lënë aktorëve që se kanë për detyrë. Shoqëria ka të gjithë aktorët dhe mekanizmat që duhet të funksionojnë. Unë jam kundër përdorimit për qëllime politike në mënyrë spekulative. U akuza Presidenti i Republikës për një pronë që s’kishte fare lidhje.

Jeni në dijeni mbi akuzat për përdorje të infrastrukturës ushtrake në trafik droge?

Deri para deklaratës që është bërë në parlament, nuk kam qenë në dijeni. Kam kërkuar dhe po mbledh informacione nga disa institucione të shtetit shqiptar. Nuk e di çfarë informacionesh ka PD. Deri ditën që u bënë deklaratat në parlament, nuk kam pasur informacion.

Nëse kjo është e vërtëtë, do ishte një nga skandalet më të mëdha, po nëse nuk është e vërtetë, çfarë do ndodhë?

Unë nuk bëj as prokurorin as gjykatësin, kjo çështje është serioze. Por përfitoj nga rasti për të nënvizuar një gjë që është shumë e rëndësishme. FA janë ndër ata aktorë të shtetit, të cilët kanë arritur standarde të jashtëzakonshme, janë kontributorë të rëndësishëm të një imazhi pozitiz të Shqipërisë dhe shqiptarëve. FA ishin kontributorët kryesorë edhe në arritjen e anëtarësimit në NATO. Në vijimësi duhet të ecim me hapat e vlerësimit të punës dhe arritjes së bërë. Nëse ka përgjegjësi dhe shkelje, ato janë individuale, s’duhet të njollosim standardet e FA. Është shumë e rëdësishme të konstatoj edhe nga politika që kanë të njëjtin vlerësim. Sa i takon çështjeve që mund të përbëjnë shkelje të ligjit, shteti ka mekanizma me të cilët duhet të funksionojë verifimi i tyre.

Do i qëndroni deklaratës suaj se nuk do të jeni më aktiv në politikë pas largimit nga Presidenca?

Nuk kam deklaruar kurrë që nuk do merrem me politikë, për faktin se nuk kam me çfarë merrem tjetër, së dyti nuk jam pranë moshës së pensionit. Të merresh me politikë, nuk do të thotë detyrimisht të jesh pjesë e një partie, ka dhe mënyra të tjera për të qenë aktiv në politikë.

11 komente në “INTERVISTA/ Nishani: Ushtria merret me trafik droge? Nuk kam pasur dijeni, po mbledh informacione”

  1. fshatari says:

    Komandanti i Pergj i F.te Armatosura te Rep Shqiperise ulok-kapter Bujar Nishani me ne fund u be i gjalle…sepse u fsheh pas akuzave te tutorit te tij Sali per drogen e ushtrise

  2. kerpaci says:

    Ky eshte nje UFO qe vdertitet rreth planetit te tij Berishian. Duket qe s’e ka bere akoma klizmen per sot.

  3. kitiduda says:

    O Zot ,c’na ka rene per pjese !!!Na meshiro o Zot ,per ate qe kemi “mbi koke ” !!!

  4. sh q i p says:

    komandant me spaleta te grisura… po he mo jari se ne ngrive gjakun. po shyqyr qe ta degjuam zerin. thame se s’do dilje me. si ka mundesi qe shoket e partise nuk e paskan informuar oficerin qe mbante bustin ne shkollen e bashkuar. po si mor bujar , ti qe takohesh koke me koke per te diskutuar mbi sigurine ç’kombetare me vishorat e dhallerat. po kryetari i sh.q.u.p.it si nuk te informoj mor aman. epo ti dije gjerat noka e imami e mos ti dije bujar panishani kjo sikur nuk shkon. po mire, ja e more vesh edhe ti, pastaj? apo lloqe kavaje . ore po jeni ne vete, a jemi shtet apo çfare jemi. po si ore mund te humbe tere kete kohe te çmuar nje parlament i tere? sa here sheh veten keq doktori te gjithe pedet ngrihen e shpifin sajesat me bajate qe mund te fantazoje mendja e njeriut. keta flasin per avione qe ulen e ngrihen sikur te jene ufo, e qe syri apo celulari i ndonje fshatari qe kullot delet i paska pare. eshte per te qeshur , po me shume eshte per te vene kujen me keta njerez qe s’njohin limite e pergjesi. po si mund te rrine akoma ne grupin parlamentar te p.d. disa figura te respektuara. qe ne fakt i kam vene re me sa siklet e te skuqur nga turpi rrine ne ate salle. po si mund te behesh pale me noken qe eshte gjysem analfabet. po si mund te mbrosh imamin qe e ka denimin ne balle. apo jozefinen qe ka 23 vjet dhe nuk ka thene akoma nje fraze ne shqipen zyrtare. po turpi me i madh eshte maxhoranca qe terheq e nuk keput. iku nje vit. reformat nuk do presin bashen sa te organizoje partine e familjes. lerini ne batakun e tyre dhe filloni nga puna. shqiperia nuk eshte p.d. ata kane dale hapur qe s’jane shqiperi. e vetmja gje ku njesohen jane parate e vjedhura shtetit e shqiptareve.

    1. lapsi says:

      Shumë mirë shqipi, ia ke thënë gjërat shqip fare.

  5. shpatar says:

    Turp qe nuk e mban dheu.Presidenti me orkestren e Berishes nuk kane me pik atdhedashurie .Flasin sikur Shqiperia eshte nje burdello qe cdo kush mund te beje si te doje .Ta plackiti ,ta vrasi ta cderoje dhe ta poshteroje me deklarata te tilla .
    Eshte i vetmi raste unikal ne bote qe, opozita nga mllefi i humbjes, shfryne si derr kunder dhe asja qe nuk duhet te ndodhi .Putana kurre nuk e shet dashnorin por keta te opozites shesin cdo gje qe te qetsojne shpirtrat e mbushur me mllef .
    Nuk mund ta kuptoje Mazhorancen!!!! Edhe nje parti me reaksjonare ne pushtet nuk do ti lejonte keta qe te birbilosin ne kete fare dite.Bashke me nje President qe, nuk di se cbene duke i ardhur nga pas pjeses me te degraduar te politikes shqiptare ,krijojne situata te brendshme e te jashte ne opinjon se ne Shqiperi Droga lulezon ne syte e te gjithve nga duarte e shtetit shqiptare .Turp dhe kjo ne cfardo sensi duhet shpaguar qe bota dhe shqiptaret ta kujtojne me perbuzje e neveri .

  6. Bujari says:

    Ju ndoqa mbreme te Roland Qafoku z. President i Republkes dhe me erdhi shume keq per qendrimin tuaj aq mjerane, sidomos lidhur me akuzat qe po i behen FA per perdorim ne trafikun e droges. Ju, more i nderuar President, jeni edhe Komandante i Pergjithshem i FA, madje keni qene edhe oficer ne strukturat e FA, prandaj dhe u ndjeva keq me ato qe thate se “po mbledh informacione nga institucionet…”. Po cfare informacioni kerkon more burre? Si mund te hesht Komandanti i Pergjithshem kur per FA behen akuza kaq dashakeqese, kaq te neveritshme dhe po kaq qesharake! Ju jeni ish-oficere gjitharmwsh,apo jo. Po si ka mundesi qe te pranoni apo te heshtni per akuza te tilla: “ulet çdo dite nje avion ne Divjake…”, “ulen cdo dite avione ne rrugen Tepelene -Gjirokastwr”, “ulet nje avion i bardhe ne bazen e Gjadrit” etj…Pse more z. President, qe keni qene edhe ushtarak, çu bene keta avione, zogj apo lakuriq nate…Qofsh mire me shendet o Presidenti yne, se per tjeter gje nuk je!

    1. Rrofshi me kumandarin tuaj says:

      O Bujar
      dhe ju rigonasit e kerpicat e tjere!

      Sa te verber jeni mor burra, qe nuk dini c’kerkoni!

      Une nuk votoj kurre me per PD-ne, por te jeni te sigurt se President
      me te mire, me te drejte dhe objektiv se Bujar Nishani, s’keni per te
      pasur ndonjehere…

      Sa per akuzen, nuk eshte per Forcat e Armatosura, por per infrastukturen e tyre: akuzuesit thone se jane perdorur resurset:mjetet, pikat e nisjes.

      Ju thoni Pse hesht Komndanti kur akuzohen Forcat e Armatosura, dhe harroni se FA bejne kokerren e qejfit kur sulmohet Komandanti, zoti Nishani!

      Ju vetem nje kumnadar kini: shokun Enver!
      Rrofshi bashke me te!

  7. ida says:

    Ju lutem mos i bini qafe shikoni perrreth tij vetem libra shkencore te shkruara te gjithe prej tij hahahahaaaaaaaaaaaaa

  8. Emigrant SHBA says:

    Ju flisni per vlera dhe keto i persitni shume here ne fjalimet tuaja idiote por ju nuk kini asnje vlere as si njeri por jo me si kryetar shteti
    Sa per ate qe thoni se po i analizoj informacionet qe kane dale ju pervec se ini idiot jeni dhe i poshter si njeri Ju e dini shume mire se ato informacione nuk qendrojne dhe nuk ke se si te thuash se je ne kuadrin e grumbullimit te informacioneve Ato jane idiotesite e atij malokut Se nje vend i Natos nuk mund te kryeje veprime te tilla Por ju duhet te kishit dale me nje deklerate si komandant i pergjithshem ne rast se je kundra ketyre shpifjeve Por ju kete se beni dot se kini frike malokun E kam thene shpesh vafsh ne djall bashke me kariken tende

  9. tafa says:

    Dalin e flasin analiste gazetar e te gjithe lakejte dhe askush nuk e ve gishtin tek presidenti komandanti i forcave te armatosura Kush me shume se ai eshte pergjegjes se ai se cfar ndodh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje