Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masa emergjente për t’i ardhur në ndihmë një grupi turistësh francezë, të cilët janë bllokuar nga dëbora në zonën e Thethit.
Grupi i turistëve francezë përbëhet nga rreth 11 persona, që po udhëtojnë me 4 automjete.
Rreth orës 20:00, në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile, nga specialisti i emergjencave civile të Prefekturës së Qarkut Shkodër është raportuar se një grup turistësh francezë, të cilët ishin nisur me automjetet e tyre nga Thethi për në Shkodër, janë bllokuar në aksin rrugor Theth– Bogë, në vendin e quajtur Qafë Thore.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar forcat e policisë të Shkodrës, kryetari i Komunës Shalë dhe komuniteti i zonës.
Gjithashtu, për hapjen e aksit rrugor po punohet në dy drejtime, Theth – Bogë dhe Bogë – Theth, nga dy borëpastruese të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe dy borëpastruese të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Shkodër.
Drejtuesit e pushtetit vendor dhe komuniteti i zonës po ndihmojnë në transportin me fadroma të turistëve francezë për t`i kthyer ata në Theth si dhe për sistemimin e tyre në ambiente normale për kalimin e natës.
Po te dergoni helikoptere, therisni Salen dhe langojte e tij qe ta kontrollojne se mos po shperndani droge.
Ay e ka fajin. Shoke te Temes: ju po jepni kontribut ne luften kunder imperializmit dhe borgjezise. Po!