FOTOT/ Separatistët pro- rusë nuk dorëzohen (madje kërkojnë deportimin e hebrenjve)

18 Prill 2014, 10:52Politika TEMA
FOTOT/ Separatistët pro- rusë nuk dorëzohen (madje

Separatistët pro- rusë në lindje të Ukrainës thonë se nuk kanë ndërmend që të largohen nga godinat qeveritare, pavarësisht një marrëveshje të arritur, ku Rusia garanton çarmatosjen e tyre.

Një zëdhënës i separatistëve në Donetsk i tha BBC se qeveria në Kiev është e paligjshme, kështu që ata nuk do largohen pa dhënë dorëheqje qeveria.

Por një tjetër zhvillim shqetësues vjen nga ky rajon i Ukrainës.

Raportohet se hebrenjve iu është kërkuar përmes disa trakteve që të regjistrohen, përkundrejt pagesës prej 50 dollarësh.

Po ashtu, atyre iu është kërkuar që të listojnë pronat që kanë.

Traktet iu dhanë hebrenjve që po dilnin nga një sinagogë.

Ky zhvillim, që të kujton persekutimin e hebrenjve gjatë nazizmit, është dënuar edhe nga Sekretari i Shtetit, John Kerry.

“Është e patolerueshme dhe groteske,” tha Kerry.

Presidenti amerikan, Barack Obama e mirëpriti marrëveshjen e arritur në Gjenevë për uljen e tensioneve në Ukrainë, por tha sërish se ata janë gati për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, nëse situata nuk përmirësohet.

Megjithatë, analistët druhen se marrëveshja mes Perëndimit dhe Rusisë nuk do të funksionojë, pasi situata në terren është shumë e rëndë.

8 komente në “FOTOT/ Separatistët pro- rusë nuk dorëzohen (madje kërkojnë deportimin e hebrenjve)”

  1. Kozmo says:

    He more Mero Baze ,qe nuk pranove te kaloje komentine djeshem
    qe bera ,duke thene me bindje ,qe eshte loje e Putinit ,Separatistet
    nuk do te ndalen ,tani faktet flasin vete.

    1. Jam me ju…. Ukraina do te ndahet.
      Mema Rusi nuk ka per ta lene ne dore te imperialisteve amerikane!!

      http://peshkupaujedosje.wordpress.com/

    2. zapad says:

      Cfare mashtrimi i felliqur. Si kane guxim ti trajtojne njerzit si dele-bageti?
      Sinqerisht si rate kaq poshte, qe me nje cope leter, me nje steme te pretendoni se keto i kerkojne Ruset???

      Ore kafshe, a e dini se ne Kiev sot ne pushtet eshte nje parti qe quhet “Svoboda”. Kjo parti para disa vjetesh quhej “Partia Nacional-Socialiste e Ukraines”. Po per partine tjeter “Sektori i Drejte” do flisni.

      Po mire o Z. Baze ti qe pretendon se je gazetar 24-karetesh, si nuk e dhe njehre o burre ate telefonaten e Ashtonit me ministrin e jashtem te Estonise??? Po jepe mor burr, mos e komento, vetem jepe sic eshte dhe le ta gjykojne njerzit vete pastaj se kush i vra protestusit ?

  2. Agim Anastasi says:

    Muri i Berlinit padyshim ishte nje mure ekonomik ,midis privates dhe asaj shoqerore. Iformaliteti ne ekonomi veshtire te pranohet me si forme metodologjike. Ndarja po vjen me shpejtesi ne menyre te pashmangeshme,e me sa duket muri do te ndaj Ukrainen. Ata qe kerkojne iformalitetin po kerkojne pronat e hebrejve,per te eleminuar formen e paster private. Gabimi eshte teper i rende dhe kthim pas. Seperatistet nuk mundet ti zgjidhin problemet ekonomike me ndeshkimin e hebrejve ,apo me arbitraritetin ne ekonomi. Lufta ndaj iformalitetit ne ekonomi eshte lufte ndaj kapitalizmit kazhino. Kriza ekonomike do te bej ndryshimin doemos . Koha do te tregoi se ku do te reshtohet Shqiperia,ne anen e lindjes apo ne perendim,ne drejtimin ekonomik si deri tani piramidale apo drejt Rilindjes.

  3. Uji i ftohte says:

    Taktike ruse,sekretari amerikan e sheh ne sy,Lavrovi jo,dmth marreveshja eshte genjeshter,mashtrim,…

  4. Tom says:

    Nje korrigjim per pergatitesin e lajmit. Nuk eshte gjermania naziste filluese e antsemitizmit. Pogromet kunder çifuteve filluan pikerisht ne Ukranine kur ajo ishte nen rregjimin carist. Kjo nuk eshte shfaqje e re ne Ukraine dhe nuk ka konotacion te paster ideologjik e ekonomik, por me se shumti racor.
    Çeshtja eshte qe Rusine dhe Ukrainen i lidh nje histori e perbashket. Kombi rus u njoh si i tille ne shekullin e shtate pikerisht ne Kievin e sotem, dhe u thirr Kievian Rus. Me pas deri ne shperberje te Bashkimit Sovjetik keto ishin toka te te njejtit shtet, carist apo sovjetik. Gjithmone ka patur nje levizje separatiste ukrainase, per tu ndare nga cari apo nga Rusia, por Bashkimi Sovjetik ruajti ekuilibrat. Kur u shperbe Bashkimi Sovjetik, u kenaqen ukrainasit por me pak ruset. Gjithesesi jane konsideruar gjithnje si popuj vellezer. Krimi, korrupsioni, renia e shtetit, padrejtesiste, vjedhje e uzinave, fabrikave, magazinave, solli dhe nje ndarje te thelle dhe varferi te madhe ne Ukraine. Ukraina do te ishte nje nga vendet me te pasura te Evropes. Pikerisht prishja e ballancave ekonomike, politike dhe deshira e fuqive te medha per hegjemoni polarizoi qendrimet e paleve. Ruset nuk mund te bejne leshime. Ata jane me afer se kushdo tjeter, interesave te rusve ne Ukraine. Situata eshte komplekse dhe do te perfundoje me oblaste autonome brenda Ukraines por me te drejte te shkeputen. Siç ndodhi me Krimene. Influenca ruse ketej e mbrapa do te jete shume me e madhe se deri tani ne Ukraine, sidomos ne ato teritore ku ruset kane perqindje te konsiderueshme edhe deri ne 10-15%. Per me teper mbi 20% akoma me teper prezence.

  5. kushtrimi ks says:

    Ky fenomen eshte mjaft i njohur ne kosove perkatesisht ne veri te mitrovices.
    e njejta strategji po perdoret ne ukraine.

  6. 4999 qelbesira+skypion prezervativin says:

    Jo cdo zog qe gluturon haet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje